Alma Bektashi (lindur më 24 qershor 1974) është një këngëtare lirike dhe e muzikës së lehtë shqiptare.

Alma Bektashi
Lindi24 qershor 1974 (50 vjeçe)
Prishtinë, Kosovë
Zhanret
ProfesioniKëngëtare
Vitet aktive1992-aktualisht

Jeta personale

Redakto

Alma Bektashi lindi më 24 qershor 1974 në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka dy fëmijë dhe jeton midis Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka punuar si pedagoge pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe Tiranë. Ajo gjithashtu mban titullin master për dramaturgji, ku ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Arteve, në Departamentin e Artit Dramatik në Prishtinë. Alma ishte edhe mike e klasës së Eliza Hoxhës dhe kanë ndarë bankën së bashku.[nevojitet citimi]

Karriera artistike

Redakto

Alma ka studiuar në degën e kantos me pedagoge Suzana Frashërin pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.[1]

Ajo ka një karrierë të gjatë, që prej vitit 1992, ku filloi të merrte pjesë në festivale ku dhe është vlerësuar me çmime fituese.  

Alma ka qenë pjesë e jurisë të spektaklit të talenteve The Voice of Albania në vitin 2011, dhe ishte mentore e konkurrentes fituese Rina Bilurdagu.[2][3][4]

Pjesëmarrja në festivale

Redakto
  • Ne vitin 1992, Alma Bektashi merr pjesë në Këngët e Stinës me kengën "Nuk e di".
  • Në dhjetor 1993, Alma Bektashi merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Për ty ndoshta".
  • Në dhjetor 1994, Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Ti nuk më tradhëton". Kjo këngë zë vendin e dytë në festival.
  • Në dhjetor 1995, Alma merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Keshtu e ka jeta".
  • Në dhjetor 1996, merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Zhgënjimi".
  • Në dhjetor 1997, merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Vjen një çast".
  • Në dhjetor 1998, merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Do të mbaj mend si tani".
  • Në nëntor 1999, merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Ti largohu".
  • Në dhjetor 2001, Alma Bektashi merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Iluzion".
  • Në nëntor 2002, merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Më mungon".
  • Në vitin 2002, publikon albumin "Më mungon".[2]
  • Në qershor 2003, Alma Bektashi merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Nuk ka tjeter si ai", ku arriti të marrë çmimin "Videospoti më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë".
  • Në dhjetor 2004, Alma Bektashi merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Do të pres".

Më 4 Korrik 2014, Kosovas Philanthropists publikon videoklipin "Hand To Hand". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Eliza Hoxha.

Në fund të vitit 2011 ajo përzgjidhet nga stafi i "Top-Channel" për te qenë pjesë e jurisë profesionale të një talent-show, siç është"The Voice of Albania".

Pas 16 javëve trajnim, në vitin 2012 një nga vajzat e grupit te saj Rina arrin deri në finale duke marrë kështu çmimin e Parë së bashku me trajnerin e saj, dhe shpallet fituese e "The Voice of Albania".

Aktualisht ajo punon në një nga universitet e Tiranës dhe vazhdon me projektet e saj të reja.

Diskografia

Redakto

Albumet

Redakto
  • 1994: Alma
  • 2003: Më mungon

Referime

Redakto
  1. ^ "Alma Bektashi rrëfen ditët e saj të para në Tiranë". TV Klan. 5 mars 2022 – nëpërmjet YouTube.
  2. ^ a b "Alma Bektashi". TeksteShqip.com.
  3. ^ "Rina fiton The Voice of Albania". LajmeShqip.com. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 shkurt 2012.
  4. ^ "The Voice, fiton Rina". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2012. Marrë më 11 shkurt 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)