Alqi Bllako
Alqi Bllako është një politikan shqiptar. Ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987. Ai është i martuar me Odetën dhe kanë 3 fëmijë, Adorën, Alexandrin dhe Antonin.[1]
Alqi Bllako | |
---|---|
![]() | |
Deputet | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 10 maj 1987 Kolonjë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS |
Arsimimi | University of New York Tirana |
Punësimi | Politikan |
Biografia
RedaktoAi ka një karrierë të larmishme në sektorin privat, publik dhe mësimdhënie. Ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut, Tiranë, si dhe ka kryer disa studime pasuniversitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Bankë dhe Tregje Finaciare, në bashkëpunim me Institutin Kurt Bosch në Zvicër. Diplomuar në të treja rastet me rezultate te kenaqshme.
Gjatë kësaj periudhe, Alqi Bllako është vlerësuar me Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare”, i konsideruar një kontribut i vyer akademik.
Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademikë në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të ”New York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi.
Referime
Redakto- ^ "Alqi Bllako". Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2021. Marrë më 2 tetor 2021.