Arusha e Madhe
Ursa Major ( /ˈɜrsə ˈmeɪdʒər/; ndryshe njihet si Arusha e Madhe) është një yjësi në qiellin e veriut. Emri latin do të thotë "Arusha e Madhe" që lidhet dhe është në kontrast të drejtpërdrejt me yjësinë që ka afër, Arusha e Vogël, Ursa Minor. Në antikitet kjo yjësi ishte njëra nga 48 yjësitë origjinale të listuara nga Ptolemeu, kurse tani është e treta prej yjësive më të gjera në mesin e 88 yjësive moderne.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/1/13/Ursa_Major_IAU.svg/400px-Ursa_Major_IAU.svg.png)
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/b/b9/Big_dipper.triddle.jpg/400px-Big_dipper.triddle.jpg)