Basania FC është një klub futbolli shqiptar me qendër në Bushat . Aktualisht ata garojnë në Kategorinë e Dytë, Grupi A.

Basania FC
Të dhëna bazë
Emri i plotë Basania Bushat Football Club
Themelimi 12 qershor 2020; 4 vite më parë (2020-06-12)
Stadiumi Stadiumi Basania
Kapaciteti 500
Kryetari Ermir Shimaj
Trajneri Haris Lika
Liga Kategoria e Dytë
2023–24 Kategoria e Tretë, Grupi A, Vendi I (ngjitur)
Veshjet

Historiku

Redakto

Basania FC u krijua në vitin 2020 si klub futbolli për të rinj nga Ermir Shimaj, një biznesmen vendas dhe ish-futbollist, për të përfaqësuar fshatin Bushat, pjesë e bashkisë së Vaut të Dejës . [1] Emri i klubit lidhet me qytetin ilir të Basanias, i cili mendohet të jetë pranë Bushatit. [2] Për sezonin 2022–2023 u ngrit skuadra e të rriturve e cila garoi në Kategorinë e Tretë . Sezonin pasardhës, ekipi siguroi vendin e parë në Grupin A, duke u ngjitur në Kategorinë e Dytë . [3]

Lojtarët

Redakto

Skuadra e sezonit 2024-25

Redakto

 

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Pt Fatjon Marku
  Mb Olsi Shema
  Mb Ardit Hoxhaj
  Mb Arber Daija
  Mb Egzon Shimaj
  Mb Olsi Radohina
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Mf Arseld Hoxhaj
  Gabriel Zefi
  Mf Brilant Hasaj
  Sm Flori Leka
  Sm Nicollas Antionio Ferreira
  Sm Ergys Puka

Lista e trajnerëve

Redakto
Emri Periudha
Fatjon Hasanaj 19 gusht 2023 - 16 korrik 2024
Haris Lika 16 korrik 2024 - 3 dhjetor 2024
Erjon Mani 3 dhjetor 2024 -

Fitoret dhe titujt

Redakto

Tituj lige

Redakto
Kampion (1): 2023–24

Referime

Redakto
  1. ^ "'Basania FC', një klub model që funksionon krejt ndryshe prej shumë të tjerëve". Shkodra Sport. 7 mars 2024.
  2. ^ "Discovery of 'Lost City' in Albania Thrills Archaeologists" (në anglisht). Balkan Insite. 18 qershor 2018.
  3. ^ "Kategoria e Tretë ul siparin e edicionit 2023–2024. Basania dhe Memaliaj shpallen fituese të grupeve A & B". FSHF. 21 prill 2024.