Blackface (sqt. BLLEK-fejs; shq. fytyra e zezë) është një fenomen ku performuesit përdorin grimin për ta paraqitur një karikaturë të njerëzve të zi në skenë teatri apo në shfaqje argëtuese. Performuesit kanë përdorur tapën e djegur, ngjyrën e këpucëve apo grimin teatral për ta ngjyrosur fytyrën. Dijetarët me një pikëpamje të gjerë të temës ia përcaktojnë zanafillat e blackface-it tek kultura evropiane dhe kolonializmi perëndimor,[1] duke e vendosur origjinën tek shfaqjet misterioze të Evropës mesjetare, ku qymyri u përdor për ta nxirë lëkurën e artistëve të bardhë që luanin si demonë, djaj, dhe shpirtra të mallkuar. Të tjerët vendosin pikënisjen e praktikës tek teatri RIlindas i Anglisë, në veprat si Othello e William Shakespeare-it.

Ky riprodhim i një posteri të një shfaqjeje minstreli të William H. West nga viti 1900, shfaq transformimin e një personi të prejardhjes evropiane në një karikaturë të një personi me prejardhje afrikane.

Megjithatë, disa njohës të temës e shohin blackface-in si praktikë specifike me respekte ndaj kulturës amerikane që nisi në shfaqjen minstrel; një lloj performance me fille në Shtetet e Bashkuara herët gjatë shekullit XX me veçoritë e veta unike nga llojet e tjera ndërkombëtare. Ata konsiderojnë këtë praktikë si duke ardhur jo nga kultura evropiane por nga konteksti i konfliktit klasor në Shtetet e Bashkuara,[2] me klasën e varfër punëtore duke shpikur blackface si një formë e shprehjes së acarit ndaj disavantazhit ekonomik, politik, dhe shoqëror nga Amerika e bardhë e klasës së mesme dhe së epërme.

Referime

Redakto
  1. ^ "Blackface: The Birth of An American Stereotype". National Museum of African American History and Culture (në anglisht). Marrë më 2024-09-23.
  2. ^ Rehin, George F. (dhjetor 1975). "Harlequin Jim Crow: Continuity and Convergence in Blackface Clowning". The Journal of Popular Culture (në anglisht). 9 (3): 682–701. doi:10.1111/j.0022-3840.1975.0903_682.x.