Buka
ushqim i pjekur nga mielli i drithërave
(Përcjellë nga Bukë)
Buka është ushqimi që prodhohet nga pjekja e brumit të përgatitur me bazë miellin dhe ujin; kripa dhe maja tani përdoren gjërësisht, por edhe përbërës të tjerë si erëzat, sheqeri, frutat (si rrushi i thatë, kungulli, bananja), perimet (si qepa ose kungulli i njomë), ulliri, arrat apo farërat (si suzami, qimnoni etj.) të cilat shpesh përdoren për zbukurim dhe shijezim. Ka një larmi llojesh bukësh dhe parapëlqesat ndryshojnë shpesh nga njëri vend në tjetrin.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/b/b3/Various_grains.jpg/220px-Various_grains.jpg)
Përdorimi
RedaktoHistoria
RedaktoBuka është një nga ushqimet më të vjetër të përgatitur. Dëshmi nga 30.000 vjet më parë në Evropë kanë zbuluar mbetje nisështë mbi shkëmbinj të përdorura për bimët.