Burhanedin Xhemaili (lindi më 28.02.1962 në fsh. Rramanli, Komuna e Kumanovës) është shkrimtar, poet. Shkollën e mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa Fakultetin Filologjik Dega “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Shkup. Ka punuar profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë. Ndërsa tani punon Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka kryer detyrën e Kryeredaktorit të Revistës për Letërsi‚ Shkencë dhe Kulturë Doruntina. Dy mandate ishte Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë‚ dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni.

Botimet

Redakto
  • Drita e vonuar, poezi, 1993;
  • Frikë nga liria, tregime, 1994;
  • Portrete të djegura, dramë, 1999;
  • Tingujt e jetës, tregime, 2001;
  • Kambanat e lirisë, poezi, 2003;
  • Magjia moderne, tregime dhe novela, 2005;
  • Rruga e ndjenjave, roman, 2006;
  • Në fund të tunelit, tregime, 2011;
  • Ëndrra e zgjuar brenda syve, poezi, 2013;
  • Nga ëndrra në ëndrra / Din vis in vis, poezi në rumanisht, 2013;
  • Portrete të djegura, dramë, 2015;
  • Në kërkim, tregime, 2017;
  • Përjetime letrare, kritika letrare, 2022

Lidhje të jashtme

Redakto