Cigona

instrument muzikorë popullor aerofonik

Cigona ose cigonia është një instrument muzikor popullor frymor me pipëz të dyfishtë, kryesisht e pranishme në rrethet e Malësisë së Tiranës. Ajo i përket familjes së instrumenteve cyrle. Ajo përdoret si pjesë e një orkestre për të shoqëruar vallet dhe dasmat. Ajo përbëhet prej një tyte të drurit të formësuar si hinkë, dhe një pjese frymore që ngjitet në grykën e ngushtë të saj. Si shumë vegla popullore muzikore, njerëzit që e luajnë si dhe ata që i riprodhojnë janë të paktë.[1][2]

Referime

Redakto
  1. ^ Hoxha, Ferit (2021-09-09). "Festa e Selitës, një "Sofër Bujare" në krahinën e Bendës". InfoPressAlbania. Marrë më 2025-02-02.
  2. ^ Sela, Ermal (2020-04-25). "Veglat muzikore të traditës – Cigonia e Tironës". Orientalizmi Shqiptar. Marrë më 2025-02-02.

Lidhje të jashtme

Redakto