Emblema e Tiranës
Stema e Bashkisë së Tiranës është emblema e qytetit të Tiranës.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/c/ca/Stema_e_Bashkis%C3%AB_Tiran%C3%AB.svg/130px-Stema_e_Bashkis%C3%AB_Tiran%C3%AB.svg.png)
Historia
RedaktoStema e Bashkisë është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 215, me 14 nëntor 2000. Ka në bazë të saj stemën e Skurajve, e cila është familja që sundonte Tiranën në Mesjetë, në shekujt XIV-XV. Një nga gjurmët e gjetura nga kjo familje, në zonën rrëzë Malit të Dajtit, është Stema e Skurajve, e gjetur në një bllok guri, që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar. Për qytetin e Tiranës, të lindur në vitin 1614, për të gjithë banorët e tij të dyqind vjetëve të fundit, si simbol dhe si pikë referimi ka shërbyer Kulla e Sahatit, që është monumenti më domethënës i shekujve të tij të fundit. Në stemën e qytetit përfshihet edhe një kurorë me tre kulla, e vendosur përsipër shqytit, që do të jetë një simbol i përbashkët për të gjitha stemat e qyteteve.[1]
Referime
Redakto- ^ "www.tirana.gov.al" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2011. Marrë më 19 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)