Flia
Fli ose Flia është një ushqim tradicional shqiptar. Flija gatuhet më shumë nga zonat veriore të Shqipërisë si Kukësi dhe nga Kosova.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/b/bc/Fli_e_pjekur_me_sa%C3%A7.jpg/200px-Fli_e_pjekur_me_sa%C3%A7.jpg)
Flija pasi të gatuhet preferohet të sherbehet me gjalpe të shkrire por ka edhe njerez që preferojne t'ja hedhi gjalpin gjate gatimit në saç. Saçi është një mjet shumë i rendesishem gjate gatimit të Flisë.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/d/d6/Flija.png/220px-Flija.png)
Flija mendohet të jetë ushqim shumë i vjetër që nga periudha Ilire. Thuhet se është gatuar më 14 Mars për ditën e verës si sakrificë për Perëndinë e Diellit, pasi që edhe shtrimi i petëve te flisë simbolizon formën e rrezeve të Diellit, si edhe emri “fli” ka domethënien flijim apo sakrificë.[nevojitet citimi]
Gatimi
RedaktoPër 4-5 persona duhen :
- Për brumin duhet : 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë.
- Për masën duhet : 200 g gjalpë, 2 filxhanë çaji ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.
Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele.
Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe shërbehet me kos, djathë ose mjaltë.