Fushëgropa e Kosovës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fushëgropa e Kosovës është në formë të lugut tektonik e lëshuar në mes dy sistemeve malore, atij lindor dhe qendror, ka formë të zgjatur (84 km) e të ngushtë (gjerësi mesatare 16 km), dhe shtrihet prej Mitrovicës në veri e deri te Kaqaniku në jug me një sipërfaqe rreth 1300 km katrorë. Është e krijuar me lëvizje tektonike, e mbushur me materiale liqenore dhe përmban shtresa qymyri (linjiti) në pjesën qendrore të saj. Me derdhjen e ujërave të liqenit, kah veriu dhe jugu, lumenjtë kanë krijuar rrafshe aluviale të cekëta dhe terrace lumore. Fundi i fushës gjendet në lartësinë 550–600 m, zbret prej dy anëve të fushës në drejtim të luginës të Sitnicës, Nerodimes dhe Lepencit. Si rezultat i rrjedhës së ujit në dy drejtime, afër Ferizajit gjendet dukuria e bifurkacionit, fenomen i rrallë në botë.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/d/d6/View_from_Kalaja_e_Novob%C3%ABrd%C3%ABs.jpg/220px-View_from_Kalaja_e_Novob%C3%ABrd%C3%ABs.jpg)
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/b/b8/Nerodime_bifurcation.jpg/220px-Nerodime_bifurcation.jpg)
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |