Fusha magnetike e Tokës
Fusha magnetike e Tokës, e njohur edhe si fusha gjeomagnetike, është fushë magnetike që zgjatet nga brendësia e Tokës ku takohet me erën diellore, një lumë ngarkesash pikësore që burojnë nga Dielli. Madhësia e saj në sipërfaqen e Tokës shkon nga 25 në 65 mikrotesla (0.25 në 0.65 gauss). Ajo është fushë e një dipoli magnetik e anuar rreth 10 shkallë me respekt nga boshti i rrotullimit të Tokës, sikur aty të ishte i vendosur një magnet në kënd në qendër të Tokës. Ndryshe nga një magnet, megjithatë, fusha magnetike e Tokës ndryshon me kohë sepse ajo gjenerohet nga një gjeodinamo.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/d/d5/Geodynamo_Between_Reversals.gif/220px-Geodynamo_Between_Reversals.gif)
Poli magnetik Verior dhe Jugor enden gjerësisht, por ngadalë për kompasë të zakonshëm që të mbetën të përdorshëm për lundrim. Megjithatë, në intervale të parregullta mesatarisht disa qindra-mijëra vjet, fusha e Tokës shfuqizohet dhe Veriu e Jugu magnetik relativisht befas ndërrojnë vendet. Këto ndryshime të poleve gjeomagnetike lënë një shenjë në gure që janë vlera për paleomagnetitet në llogaritjen e fushës gjeomagnetike në të kaluarën. Një informacion i tillë nga kjo anë është i dobishëm në studimin e lëvizjeve të kontinenteve dhe fundeve të oqeaneve në procese tektonike.
Rëndësia
RedaktoFusha magnetike e Tokës shërben për shmangjen e shumicës së erës diellore, ngarkesat e së cilës do ta zhveshnin zonën e ozonit që e mbron Tokën nga rrezatimi i dëmshëm ultraviolet.[2] Një mekanizëm i nxjerrjes është për gazin që të jetë i kapur në flluskat e fushës magnetike, të cilat janë të shqyera nga era diellore.[3] Llogaritjet e humbjes së dioksidit të karbonit nga atmosfera e marsit, rezultojnë nga rrënimi i joneve nga era diellore, ndikojnë në shpërndarjen e fushës magnetike të marsit të shkaktuar nga humbja afro-tërësore të atmosferës së tij.[4][5]
Studimi i fushës së kaluar magnetike të Tokës është i njohur si paleomagnetizëm.[6] Polariteti i fushës magnetike të Tokës është i regjistruar në shkëmbinjtë vullkanik dhe fushat e prapësuara janë kështu të njohura si “vija” në qendër të kreshtave të mes-oqeanit ku fundi i detit është përhapur, derisa stabiliteti i poleve gjeomagnetike në mes të të prapësuarave lejon paleomagnetitet për të vijëzuar lëvizjes e kaluara të kontinenteve. Të prapësuara po ashtu sigurojnë bazën e magnetostratigrafinë.[7] Fusha gjithashtu magnetizon koren, dhe anomalitë magnetike mund të përdoren për të hulumtuar dipozitat e mineraleve metalike.[8]
Njerëzit kanë përdorur kompasa për të gjetur drejtimin që nga shekulli 11 dhe për lundrim që nga shekulli 12.[9] Edhe pse poli verior magnetik ndryshon me kohë, kjo gjë është mjaftueshëm e ngadalshme që një kompas i thjeshtë të përdoret për lundrim. Përodimi i magnetoception (lloj shpendi) dhe orgnazimave të tjerë, duke filluar nga bakteria e tokës e deri te pëllumbat, mund ta detektojnë fushën magnetike dhe të përdoren për lundrim.
Ndryshimet në fortësinë e fushës magnetike në terren janë në korrelacion me rreshjet e ndryshme brenda tropikëve.[10]
Referime
Redakto- ^ Glatzmaier, Gary. "The Geodynamo". University of California Santa Cruz. Marrë më 20 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shlermeler, Quirin (3 mars 2005). "Solar wind hammers the ozone layer". News@nature. doi:10.1038/news050228-12.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Solar wind ripping chunks off mars". Cosmos Online. 25 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2012. Marrë më 21 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Luhmann, Johnson & Zhang 1992
- ^ Structure of the Earth Arkivuar 15 mars 2013 tek Wayback Machine. Scign.jpl.nasa.gov. Retrieved on 2012-01-27.
- ^ McElhinny, Michael W.; McFadden, Phillip L. (2000). Paleomagnetism: Continents and Oceans. Academic Press. ISBN 0-12-483355-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Opdyke, Neil D.; Channell, James E. T. (1996). Magnetic Stratigraphy. Academic Press. ISBN 978-0-12-527470-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mussett, Alan E.; Khan, M. Aftab (2000). Looking into the Earth: An introduction to Geological Geophysics. Cambridge University Press. ISBN 0-521-78085-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Temple, Robert (2006). The Genius of China. Andre Deutsch. ISBN 0-671-62028-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Link found between tropical rainfall and Earth's magnetic field". Planet Earth Online. National Environment Research Council. 20 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2012. Marrë më 19 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)