Fusha skalare
Në matematikë ose fizikë, fusha skalare është një funksion skalar vlera e së cilit i korrespondon një pike në hapësirë. Skalari mund të jetë ose një numër pa njësi (pa dimension) ose një madhësi fizike skalare (me njësi).
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/a/a8/Scalar_field.png/220px-Scalar_field.png)
Në kontekstin fizik, fushat skalare kërkohet të jenë të pavarura nga zgjedhja e sistemit të referimit. Kjo do të thotë se çdo dy vëzhgues që përdorin të njëjtat njësi do të bien dakord për vlerën e fushës skalare në të njëjtën pikë absolute në hapësirë (ose hapësirë-kohë) pavarësisht koordinatave të tyre lidhur me origjinën.
Shembuj të përdorur në fizikë përfshijnë shpërndarjen e temperaturës nëpër hapësirë, shpërndarjen e shtypjes në një lëng dhe fushat kuantike me spin zero të tilla si ajo e Higgsit. Këto fusha janë subjekt i teorisë së fushës skalare.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |