Gazmend Zajmi (lind me 20 qershor të vitit 1936 në Krumë të Hasit, nderroi jete me 10 mars 1995 në Zagreb) është nje studiues dhe figurë publike.

Biografia

Redakto

Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore, dhe shkollën e bëri në Prizren. Studio drejtësi dhe sheknca politike në Universitetin e Beogradit, ku kreu magjistraturën në vitin 1973. Pas studimeve punoi si gjyqtar në Prizren dhe dha mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Në kohën e kryengritjes së vitit 1981 ishte rektor i universitetit dhe për 10 vjet u dëbua prej tij nga autoritetet serbe. Zajmi ishte anëtari komitetit të përhershëm të koferencës së rektorëve evropianë, i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (në Salcburg dhe Vjenë) dhe punoi i profesor i teorisë politike dhe së drejtës kushtuese në Universitetin e Prishtinës.[1]

Gazmend Zajmi ishte pedagog i lëndës Sistemi politik në Fakultetin Juridik dhe i lëndës E drejta kushtetuese në Shkallën III të po këtij fakulteti. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike, kryetar i Shoqatës Krahinore të Politikologëve, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Shkencave Politike të Jugosllavisë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë Federative Juridike, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Ishte në detyrën e këshilltarit shkencor në Institutin për Kërkime Juridike të Fakultetit Juridik të Prishtinës.[2]

Si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, hartoi deklaratë kushtetuese pas suprimimit të Kushtetutës së Krahinës së Socialiste Autonome e Kosovës. Hartimin e këtij akti formal-juridik e kishte shtyer, për ta kryer pas fjalimit të Sllobodan Millosheviqit, të mbajtur prill të vitit 1987 në Fushë Kosovë (ku ky i kishte vizituar serbët e Kosovës në shenjë të përkrahjes dhe për t’i ndëgjuar ankesat që i kishin ndaj shqiptarëve), dhe me të ua kishte shprehur autoriteteve dhe akademikëve e Kosovës brengat e tij mbi gjendjen që do të mbretëronte në Kosovë pas suprimimit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.[3]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Elsie, Robert (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Tiranë. fq. 320, 321. ISBN 978-99943-51-70-1.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ https://www.kultplus.com/libri/gazmend-zajmi-nder-figurat-me-te-ndritshme-intelekuale-shqiptare/
  3. ^ https://www.botasot.info/opinione/574642/80-vjetori-i-lindjes-se-akademikut-z-gazmend-zajmit/