Glukoza është lëndë e ëmbël, e tretshme në ujë, që gjendet kryesisht në frutat e sidomos te rrushi dhe që është shumë e rëndësishme për organizmin. Ndryshe quhet edhe sheqeri i rrushit.

Glukoza është monosakaridi më i rëndësishëm dhe është substancë përbërëse e të gjitha organizmave të gjallë. Në gjendje të lirë gjendet në lëngun e rrushit, 22%, në fruta, në mjaltë, në gjak, 0,1%, në urinë, 0,04%, kurse në formë të lidhur, në dysakaride dhe në polisakaride të ndryshme. Përfitohet nga bashkëveprimi i amidonit (patatet ose misri) me acide ose tharme (fermente).

Glukoza ne procesin e fotosintezes

Glukoza sherben si burim energjie per bimen, pasi krijohet ne gjethe me ane te procesit te fotosintezes ku reaksioni qe ndodh eshte: CO2+H2O->C6H12O6+O2+36ATP. Vejme re qe formula molekulare e glukozes eshte C6H12O6. Glukoza eshte nje Monosakarid Hekzozat qe do te thote ka te pranishme 6 atome Karboni(C).

Struktura unazore

Glukoza eshte gjithashtu nje izomer. Ne strukturen unazore te glukozes, grupi hidroksil -OH ne karbonin 1 mund te jete mbi ose nen planin e unazes. Ne rastin kur ky grup ndodhet nen planin e molekules, unaza njihet si α-glukoze(alfa glukoze) ndersa ne rastin kur grupi ndodhet mbi plan quhet β-glukoze(vita glukoze).