Helidon Gjergji (lindur në Tiranë) është një artist pamor bashkëkohor, i cili punon në mediume të ndryshme. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, ai u shpërngul në Itali, ku ka studiuar për pikturë dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit.

Në vitin 1997 ai u transferua në Çikago, ku bëri një master në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Northwesternit. Aktualisht jeton në mes të Nju Jorkut e Tiranës.

Ndër të tjera ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias (si të arteve pamore ashtu edhe të arkitekturës), në Bienalen e Manifestës, në Bienalen e Tiranës dhe në një numër të madh ekspozitash në muzeume e institucione të njohur ndërkombëtarisht.