Kosovo 2.0 (shkurt K2.0) është një revistë në internet e fokusuar në rininë kosovare. E themeluar më 9 korrik 2010 nga Joan de Boer dhe Besa Luci (kjo e fundit kryeredaktore),[1] Kosovo 2.0 tashmë ka lansuar katër numra të revistës, me tema mbi imazhin, korrupsionin, religjionin, dhe seksin. Në tetor të vitit 2010 Kosovo 2.0 fitoi çmimin "Një nga top 10 webfaqet e ish-Jugosllavisë" nga revista VIDI. E gjithë përmbajtja e saj publikohet në gjuhën shqipe, angleze, dhe serbe, duke e bërë një ndër të vetmet mediume me staf të dedikuar për këto gjuhë.[2] Ajo ofron edhe në shtyp një revistë periodike në gjuhën angleze, e fokusuar në tema të ndryshme të gjera si ndryshimi i klimës, korrupsioni, feja dhe të tjera.[3]

Logo e Kosovo 2.0

Në 2024, K2.0 lansoi HIVE (anglisht për "zgjua"), një model abonimi të anëtarësisë për përkrahjen e punës së vet gazetareske, duke i ofruar lexuesve të vet një renditje të benefiteve.[4][5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Çka bëjmë ne?". Kosovo 2.0. Marrë më 2025-02-07.
  2. ^ "Kosovo Sees 'Alarming Decline' in Media Freedom Ranking". Prishtina Insight (në anglishte amerikane). 2024-05-03. Marrë më 2025-02-07.
  3. ^ "Shtyp". Kosovo 2.0. Marrë më 2025-02-07.
  4. ^ Journalift (2024-03-13). "K2.0 Becomes the First Independent Media From Kosovo To Launch A Membership Model". Journalift (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-07.
  5. ^ "Na mbështetni". Kosovo 2.0. Marrë më 2025-02-07.

Lidhje të jashtme

Redakto