Klubi i Basketbollit Junior 06, është një klub profesionist i basketbollit ne Kosovë, i bazuar në Prizren. Klubi ne edicionin 2024/25 për herë të parë garon në Superligën e Kosovës Femrat . Klubi ndeshjet e brendshme në shtëpi i zhvillon ne Qendrën Sportive "Sezai Surroi" Prizren. Klubi poashtu qdo vit garon dhe me gjeneratat e reja (djem dhe vajza) për zhvillimin e tyre në të ardhme.[1]

KB Junior 06
{{{name}}} logo
18 Shkurt 2006
StadiumiSezai Surroi
VendodhjaPrizren, Kosovë
Skuadra colorsKuq e bardh
PresidentiRamush Rushiti
TrajneriArbër Rushiti

Historia

Redakto

Klubi u themelua më 18 Shkurt 2006, me seli në Prizren, nën udhëheqjen e kryetarit Ramush Rushiti. Ekipi që nga themelimi, në edicionin 2023/24 shpallet kampion në Ligën e Parë të kategorisë së femrave dhe për herë të parë në histori të klubit hyn në Superligën e Femrave.

Titujt e klubit

Redakto

Djemt : 2010/11 Kampion i Kosovës (Kadetë), 2010/11 Nënkampion i Kupës (Kadetë), 2011/12 Kampion i Kosovës (Pionerë), 2011/12 Kampion i Kupës (Pionerë), 2012/13 Kampion i Kosovës (Juniorë), 2012/13 Kampion i Kosovës (Kadetë), 2012/13 Kampion i Kosovës (Pionerë)

Vajzat: 2011/12 Kampion i Kosovës (Kadete), 2019 Kampion i Kosovës MiniBasket , 2019/20 Nënkampion (Pionere), 2021/22 Kampion i Kosovës (Kadete), 2021/22 Nënkampion (Kadete), 2021/22 Kampion i Kosovës (Pionere), 2022/23 Kampion i Kosovës (Pionere), 2022/23 Kampion i Kupës (Pionere), 2023/24 Kampion i Kosovës (Pionere), 2023/24 Kampion i Kupës (Pionere), 2023/24 Kampion i Kosovës Liga e Parë, 2023/24 Kampion i Kupës së Kosovës Liga e Parë.

Skuadra

Redakto
KBF "Junior 06 Moni Bau" Superliga Femrat 2024/25
Pozicioni Lojtarja Nr.Fanelës Ditëlindja Gjatësia
PF   Vesa Krasniqi 7 03.03.2005 178cm
PG   Yllza Uka 11 13.11.2006 168cm
SG   Merisa Bilalli 8 22.01.2006 180cm
SG   Dona Bytyci 1 26.03.200 166cm
SG   Arnisa Vecgishti 18 21.01.2005 178cm
PG   Abigail Ogle 22 06.07.2000 173cm
SF   Tanyia Gordon 12 09.01.2001 178cm
SG   Albulena Dakaj 9 12.03.2009 169cm
PF   Kanita Eminovic 23 25.06.2010 173cm
PG   Bora Mullabazi 5 19.05.2010 165cm
Stafi
Pozita Emri Mbiemri
President Ramush Rushiti  
Drejtor Sportiv Erlind Rushiti  
Sekretar Sejad Huskic  
Kryetrajner Arbër Rushiti  
Ndihmës Trajner Qazim Rushiti  
Ndihmës Trajner Krenar Dakaj  
Administrator Arlind Rushiti  
Administrator Narti Arapi  
Trajner Kondicional Ujkan Karanezi  
Fizioterapeut Admirim Krasniqi  
Partner i Jashtëm Xhelil Gashi  
Fotograf Osman Haxhillari  

Akademia

Redakto

Klubi është i suksesshëm, vecanërisht në programin e zhvillimit të lojtarëve të rinjë, gjë që ka prodhuar shumë talent dhe talente ndër vite, ku ndër ta janë : Ercan Osmani (1998), Edmond Kryeziu (1998), Besmir Memaj (2001), Hamdi Emra (1998), Andi Shehu (1997), Qëndrim Ajazaj (1995), Arbër Rushiti (2002), Altin Gashi (2001), Gresa Gashi (1994), Dea Çejku (1995), Ulpiana Emra (1996), Jakut Burri (1996), Vlera Vraniqi (1996), Sara Vraniqi (2002), Erjona Krasniqi (2002), Merisa Bilalli (2006), Yllza Uka (2006), Nazmije Cukici (2007), Yllka Morina (2007), Albulena Dakaj (2009), Klea Gashi (2008) .

Klubi gjithashtu furnizon rregullisht ekipet e kombëtares Kosovare me gjeneratat e reja (djem dhe vajza) vendorë.

Burime

Redakto
  1. ^ "Junior 06 inkuadrohet në Superligën e Femrave". AsistiOnline. 2024-04-06. Marrë më 2024-11-13.

Lidhjet e jashtme

Redakto