Kalciumi
Kalciumi | |
Kalciumi është element kimik me simbolin Ca dhe numrin rendor 20. Bën pjesë në grupin e metaleve alkalino-tokësore. Është metal vezullues i bardhë me shkëlqim të argjendtë. Më së shpeshti në natyrë gjendet në formë të karbonatit të kalciumit (CaCO3). Karbonati i shleit ose të mbetjeve të fosilizuara të kafshëve ujore të hershme. Kur guri gëlqëror i nënshtrohet temperaturës dhe shtypjes së lartë në thellësi të tokës, ai shëndrrohet në mermer.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/9/96/Calcium_unter_Argon_Schutzgasatmosph%C3%A4re.jpg/220px-Calcium_unter_Argon_Schutzgasatmosph%C3%A4re.jpg)
Disa përbërje kalciumi njiheshin që në lashtësi megjithëse kimia e tyre mbeti e panjohur deri në shekullin e XVII-të. Kalciumi i pastër u izolua në vitin 1808 nëpërmjet elektrolizës së oksiditi të tij () nga Humpry Davy. Përbërjet e kalciumi përdoren gjërësisht në shumë industri: në atë ushqimore dhe farmaceutike për shtesat e kalciumit, në industrinë e letrës si zbardhues, si përbërës në çimento dhe izoluesit elektrikë dhe në prodhimin e sapunëve. Nga ana tjetër, metali në formë të pastër ka shumë pak zbatime për shkak të reagueshmërisë së lartë. Gjithësesi në sasi të vogla përdoret në prodhimine çelikut dhe atë të baterive të makinave.
Përhapja në natyrë
RedaktoKalciumi është elementi i pestë më i përhapur në koren e tokës, me pjesëmarrje mase 3.63%. Mineralet kryesore të tij janë: karbonatet, silikatet, sulfatet, floruret dhe fosforet. Karbonati i kalciumit (CaCO3), është përbërës i vargmaleve të shumta. Ai gjendet në formë të gurit gëlqeror , kalcitit , mermerit , aragonitit dhe shkumësit. Në natyrë gjenden edhe mineralet anhidriti (CaSO4), fosforiti (Ca3(PO4)2), gjipsi (CaSO4 • 2H2O), etj.
Histori
RedaktoEmri "Kalcium" rrjedh nga fjala latine(calx-gëlqere). Kalciumi i pastër u zbulua në vitin 1808 nga H.Dejvi. Ai e përfitoi atë me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë ( ).
Vetitë Fizike dhe Kimike
RedaktoKalciumi është metal i butë dhe shumë reaktiv. Gjatë nxehjes në ajër, shëndrrohet në oksid kalciumi:
+
Kalciumi reagon me ujë dhe jep hidroksidin e kalciumit, duke çliruar hidrogjenin si gaz:
+ +
Po ashtu, oksidi i kalciumit (gelqershja e pashuar - jostabile) reagon me ujë dhe fitohet hidroksidi i kalciumit (gëlqerja e shuar - e qëndrueshme):
+
Eshtrat e shtazëve dhe të njeriut përmbajnë kalcium në formë fosfatesh dhe karbonatesh. Mungesa e kalciumit në eshtra manifestohet me sëmundjen e quajtur Rakitis. Jonet Ca2+ ndodhen në gjak dhe ndikojnë në punën normale të zemrës. Ato kanë ndikim edhe në koagulimin e gjakut. Bimët e grumbullojnë kalciumin në trung, fruta dhe gjethe. Kripërat (sulfatet dhe bikarbonatet) e kalciumit dhe magnezit ndodhen edhe në ujë, dhe përbëjnë fortësinë e tij.
Shiko dhe
RedaktoShënime dhe referenca
RedaktoMetalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fl | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H | He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Lv | Mc | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Nh | Ni | No | Np | O | Og | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb | Re | Rf | Rg | Rh | Rn | Ru | S | Sb | Sc | Se | Sg | Si | Sm | Sn | Sr | Ta | Tb | Tc | Te | Th | Ti | Tl | Tm | Ts | U | V | W | Xe | Y | Yb | Zn | Zr