Grupi Koha SH.P.K.[1] (stilizuar edhe si Grupi KOHA) është një kompani mediale me seli në Prishtinë, Kosovë. Kompania është e kyçur në industrinë televizive, shtypit, dhe botimit të librave. Ajo u themelua në vitin 2000 nga publicisti Veton Surroi. Pas themelimit të Partisë Reformiste ORA nga Surroi në 2004, pronësia i kaloi motrës së tij Flaka Surroi.[2][3][4]

Grupi KOHA SH.P.K.
Njohur më parë siGrupi Koha B.I.
LlojiShoqëria me përgjegjësi të kufizuar
IndustriaMedia masive
Themeluar në12 maj 2000; 24 vite më parë (2000-05-12)
Prishtinë, RF Jugosllavi
ThemeluesiVeton Surroi
Zyrat qendroreBulevardi Xhorxh Bush, p.n., Prishtinë, Kosovë
Brands
Shërbimet
  • Prodhimi televiziv
  • Botimi i librave dhe gazetave
OwnerFlaka Surroi

Markat

Redakto
  • Koha Print - Shtypshkronja që ofron shërbime të shtypit për gazetën dhe libra të tjerë. Themeluar 1996.
  • Koha Ditore - Gazetë ditore dhe më e mirënjohura në Kosovë. Themeluar 31 mars 1997.
  • Botimet Koha (Koha Publishing) - Shtëpi botuese, që ka botuar më shumë se 800,000 tituj. Themeluar 1998.[4]
  • Kohavision (KTV) - Televizioni i dytë privat pas Luftës së Kosovës. Themeluar 2000.
  • Koha.net - Portali i Kohës Ditore dhe Kohavisionit në internet. Themeluar 2002.
  • Arta News (dikur TV Arta) - Televizioni i parë 24-orësh i kushtuar lajmeve. Themeluar 2009.
  • BlinkTV - Kompani komerciale e produksionit televiziv. Themeluar 2022.

Të shuara

Redakto
  • Koha Javore - Paraardhësi i Kohës Ditore; një revistë e përjavshme me format të ngjajshëm si Time Magazine. Themeluar më 1 shtator 1990, shuar më 31 mars 1997.[5]
  • Koha Digest - Verzioni i shkurtuar i revistës Koha Javore në anglisht.
  • KD Times - Gazeta e parë në anglisht, e botuar nga janari deri në mars 1999 kur filluan bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë.
  • Radio Koha (Ditore) - Transmetues radiofonik në internet i themeluar në vitin 1996. Në janar 1999 filloi transmetimin përmes Shërbimit Botëror të BBC-së. Shuar 24 mars 1999.[5]
  • Albanian Radio and Television Agency (ARTA) - portal në internet në anglisht që raportonte mbi Luftën e Kosovës për një publik të jashtëm. Paraardhësi i Arta News dhe Koha.net. Themeluar dhe shuar 1999.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Grupi Koha SH.P.K." Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 2023-08-01. Marrë më 2023-08-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)
  2. ^ "Grupi Koha B.I." Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 2023-08-01. Marrë më 2023-08-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)
  3. ^ Berisha, Isuf (2015-11-30). "Media integrity report: Media ownership and financing in Kosovo". MediaObservatory (në anglisht). Marrë më 2023-08-01.
  4. ^ a b "Grupi Koha Sh.p.k". Media Ownership Monitor. Marrë më 5 prill 2024.
  5. ^ a b c KOHA Ditore: 10 vjetët e parë - Monografi [KOHA Ditore: The first 10 years - Monography] (PDF). Pristina: Botimet Koha. 31 mars 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2007.