42°34′12″N 20°54′11″E / 42.57°N 20.903°E / 42.57; 20.903

Komoran
Bushat
Fshat

Komoran është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bushat.

Ekonomia

Redakto

Komorani është një vendbanim që ka çdo të nevojitet, qendra tregtare, lokale, restaurante, qerdhe, shkollë e shumë të tjera. Ata kane edhe një ndërtese (komunë) dhe te gjithë banoret deshirojnë qe te bëhen komunë, ata kane te gjitha gjerat për tu bërë komunë në vete, ku në të ardhmen e afërt kjo dëshirë edhe do të realizohet.

Ekonomia e Komoranit është qdoherë e në rritje,sepse ka një pozitë të përshtatshme si qendër.Dhe interesimi për të investuar në këtë qytezë qdo herë e më shumë po rritet.

Nëse shkon nëpër qendra tregtare ata të presin shumë mirë, aty kanë ardhur edhe kinezë për te shitur mallrat e tyre, dhe ju ka pëlqyer shumë, kanë pasur edhe lokalin e tyre. Aty ka shumë vizitorë, edhe policia ka një rol shumë të rëndesishem aty.Ku së fundi është hapur edhe një nënstacion policor në qendër të Komoranit.

Kanë edhe spitalin që u shërben banorëve të Komoranit gjithashtu edhe rrethinave 24\7.

Kultura

Redakto

Nga Kultura Komorani ka qene gjithmone i pasur.Edhe shkolla e tyre ka pasur shume aktivitete dhe shumë e shumë herë është zgjedhur më e mira. Banorët nga kjo anë janë të dashur dhe shumë mikpritës.

Lidhje të jashtme

Redakto