Laert Vasili (greqisht: Λαέρτης Βασιλείου, Laertis Vasiliou; lindur më 7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent shqiptar. Ai lindi në Delvinë, Sarandë. Në vitin 1993, nisi studimet për aktrim në Akademinë e ArteveTiranë, por që në vitin 1994, u largua në Greqi bashkë me familjen. Po në këtë vit, ai u regjistrua në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Vasili doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.[nevojitet citimi]

Laert Vasili
Λαέρτης Βασιλείου
Lindi7 mars 1974 (50 vjeç)
KombësiaShqiptar
Profesioni
  • Aktor
  • Regjisor
  • Producent
  • Dramaturg
Vite aktiviteti1991–aktualisht
Gjatësia174 cm (5 ft 9 in)

Jeta e hershme

Redakto

Vasili është me përkatësi etnike shqiptare nga ana e babait të tij, ndërsa nëna e tij është me përkatësi etnike greke. Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.[nevojitet citimi]

Karriera artistike

Redakto

Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.[nevojitet citimi]

Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasili kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë: “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[1]

Shtypi grek e ka përfshirë Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik, 2005, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës.[2]

Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në TV Klan në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind TasteVizion Plus. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.[nevojitet citimi] Në dhjetor të 2024 ai mori pjesé si banor në reality show Big Brother VIP Albania.[3]

Çmimet

Redakto

Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.

Viti Çmimet
2024 Regjisori i Mirë International Theatre Festival of Prespa
2019 Qytetar Nderi i Delvinës[4] Qyteti i Delvinës
2018 Actor of Europe[5] International Theatre Festival Actor of Europe
2015 Regjisori i Vitit[6] Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi
2013 Special Award[7] 2nd Annual Gay Theatre Awards
2008 Mess Future Prize[8] Mess Sarajevo International Theatre Festival
2005 Regjisori më i mirë[9] Festivali Ballkanik i Komedisë

Filmografia

Redakto
Viti Filmi
1995 Pranvera e ëmbël Arkivuar 19 qershor 2016 tek Wayback Machine
1997 Mirupafshim
1999 Ditari
2000 Edge of Night
2000 Stela e përflakur
2001 Annas Somer
2001 Tomorrow Is Another Day
2001 Alexandreia
2002 Dashuria erdhi nga larg
2003 Playing Parts
2003 Oikos antohis
2005 Hostage
2005 Dielli i Egjeut
2005 Liqeni i psheretimave
2006 Për Anën
2007 Oi istories tou astynomou Beka
2007 Salla e pritjes
2008 Charlie's Son
2010 Tingulli i Heshtjes
2011 Red Sky
2011 Balkan Bazaar
2012 Agon
2015 Paftuar
2015 Menge Kemishe
2015 Three
2018 The Invocation of Enver Simaku
2019 The Miracle of the Sargasso Sea

Teatër

Redakto

Si aktor, Vasili ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas etj.

Kjo listë përfshin emrin e autorit, veprën, dhe personazhin në kllapa.

Regjisor

Redakto

Në 2003-shin, Laert Vasali filloi të merrej me regji teatri duke përkthyer dhe vënë në skenë me aktorë shqiptarë dramën "Emigrantët" të polakut Slavomir Mrozhek në teatrin "Neos Cosmos" në gjuhë shqipe dhe greke.[10] Si regjisor në teatër ka vënë në skenë veprat:

Përkthyes

Redakto

Gjithashtu ka shqipëruar veprat:

Referime

Redakto
  1. ^ "Greece lays charges of blasphemy over gay Jesus play". cbc.ca (në anglisht).
  2. ^ "Laert Vasili, jeta midis dy vendeve". Top Channel. 22 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2021.
  3. ^ Disha, Figerta (2024-12-22). ""Big Brother VIP 4", ja kush janë 16 banorët e parë". 5 Pyetjet. Marrë më 2025-02-05.
  4. ^ "Delvina i jep titullin 'Qytetar Nderi' aktorit Laert Vasili". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-12-30.
  5. ^ "ACTOR OF EUROPE 2018 AWARDS". INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL - ACTOR OF EUROPE (në anglisht). Marrë më 2024-12-30.
  6. ^ "Fituesit kreativë nga 45 vende të botës për vitin 2015, LNPSHA "Pegasi" Albania, sipas përkatësisë". Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2016. Marrë më 31 dhjetor 2024.
  7. ^ "Η τελετή βράβευσης των Αθηναϊκών Gay Theatre Awards | LiFO" [Çmimet e Teatrit Athinian Gay]. www.lifo.gr (në greqisht). 2013-06-14. Marrë më 2024-12-30.
  8. ^ "MESS 2008 - NEWS" (në anglisht). 30 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2012. Marrë më 31 dhjetor 2024.
  9. ^ Hasani, Vepror (31 maj 2005). "Festivali i Komedisë, Çmim nderi për Besa Imamin". Metropol. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 31 dhjetor 2024.
  10. ^ "Aktori shqiptar qe interpreton ne skenat greke". zemrashqiptare.net. 31 maj 2005.