Latif Shehu, ambasador i Shqipërisë në Hungari, gjatë sistemit komunist.

JETESHKRIM Latif Sali Shehu (Shehaj) u lind me 2 Shkurt 1923 ne nje familje patriotike te fshatit Dames ( Lagjia Malas ) te rrethit (Bashkia)Tepelene. Aktiviteti patriotik i familjes se tij vertetohet nga fakti se shtepia ku ai lindi u dogj dy here nga pushtuesit greke gjate lufterave te pare e te dyte boterore. Gjithashtu kjo shtepi u dogj per here te trete nga pushtuesit nazi-fashist per shkak te aktivitetit kunder okupatorit te Latifit dhe vellezerve te tij, qe ishin nder te paret qe u lidhen e morren pjese aktivisht ne Luften Nacional-Çlirimtare. Femijerine ai e kaloi ne fshatin e tij te lindjes, ndersa shkollimin e kreu ne qytetin e Delvines. Nga vjeshta e vitit 1942 ai bie ne kontakt me levizjen komuniste te ketij qyteti, ku dhe filloi aktivitetin antifashist, fillimisht me grupet ilegale te qytetit dhe, pasi bie ne sy te okupatorit e rrezikohej arrestimi i tij, hidhet ne mal si pjestar i batalionit te sapo krijuar “Çameria“. Ketu evidentohet si luftetar trim dhe organizator i mire, prandaj, pas pak muajsh, caktohet me detyren e zv.komandantit te Komandes se Vendit ne zonen e Tepelenes. Atje, se bashku me militante te tjere te kesaj zone, u ngarkuan te organizonin e udhehiqnin lufte kunder okupatorit ne kete rreth. Ne Tetor te vitit 1943 ai pranohet ne PKSH, me pas PPSH, ku militoi deri sa vdiq, me 26 Gusht 1973. Me krijimin e Brigades XII Sulmuese partizane ne fshatin Suke te Permetit, me 20 Maj 1944, ai caktohet me detyren e zv.komandantit te batalionit V i kesaj brigade, qe ishte krijuar me pare ne zonen e Tepelenes dhe perbehej nga te rinje tepelenas. Ai mori pjese ne te gjitha luftimet e kryera nga kjo brigade, ku fundi i luftes e gjen me graden Major. Mbas Clirimit te vendit ai caktohet komisar i Brigades V te Mbrojtjes se Popullit, ku nga fundi i vitit 1945 – fillimi i vitit 1946 shkeputet nga ushtria dhe kalon me detyra ne pushtet si kryetar i Frontit Demokratik, fillimisht ne Tepelene, pastaj Gjirokaster e Sarande. Me legalizimin e Partise Komuniste riemrohet si sekretar i Pare ne rrethin e Tepelenes, ku gjate kohes njihet dhe martohet me bashkeshorten e tij, Naime Veiz Shehu ( Çavani ), e cila punonte prane Komitetit te Rinise se atij rrethi. Edhe Naimeja vinte nga nje familje patriotike nga fshati Nepravishte i rrethit te Gjirokastres, kishte qene partizane ne Brigaden VII Sulmuese dhe ishte e mbeti anetare e PPSH deri diten e vdekjes. Ne vitin 1949 Latifi transferohet me detyren e sekretarit te Pare ne rrethin e Kukesit, ku punoj per afro tre vjet dhe rikthehet me te njejten detyre ne rrethin e Sarandes, por insistimi i popullit dhe kuadrove te pushtetit ne rrethin e Kukesit, per shkak te mbresave te mira qe ai kishte lene atje, ben qe ai te kthehej edhe nje here ne kete rreth, ku punoj per here te dyte deri ne vitin 1957. Ne kete kohe dergohet ne Shkollen e Larte te Partise ne Moske, ku studjoi per tre vjet dhe mbas kthimit nga ish-Bashkimi Sovjetik emerohet perseri sekretar i Pare i rrethit te Tepelenes; nga ketej kryetar i Komitetit Ekzekutiv te rrethit Sarande; me pas kryetar i Komitetit Ekzekutiv te rrethit Gramsh dhe ne vitin 1967 i ngarkuar me pune ( ambasador ) i Republikes se Shqiperise ne Republiken e Hungarise. Me 3 Qershor 1971, gjate nje udhetimi nga Vjena per ne Budapest, ne nje aksident automobilistik vritet dhe vdes bashkeshortja e tij, Naimeja, vdekja e te ciles i shkaktoi atij nje hidherim te jashtezkonshem me pasoja ne shendet. Mbas kesaj ngjarje dramatike per te dhe familjen, Latifi kthehet ne Atdhe, ku punoj deri sa vdiq ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Per kontributin e dhene gjate karrieres se tij Latifi eshte dekoruar disa here me urdhera e medalje te ndryshme si “Medalja e Çlirimit”, “Medalja e Kujtimit”, “Urdherin e Trimerise” ne vitin 1949 dhe “Medaljen e Trimerise” ne vitin 1952, “Urdherin Ylli Partizan”. Po keshtu ai dhe e shoqja kane patur dhe kane statusin e veteranit te Luftes Nacional-Çlirimtare. Shoket, miqte, bashkeluftetaret dhe bashkepunetoret e tij e pershkruajne Latifin si njeri me karakter te forte, i ndershem, i drejte, i dashur, i respektuar dhe komunikues me te gjitha shtresat e shoqerise, i gjendur per te ndihmuar njerezit ne nevoje, i ekuilibruar dhe i matur ne gjykim, kerkues por dhe zemergjer ne detyre, i sjellshem dhe korrekt ne marredhenje zyrtare e shoqerore. Shume njerez te thjeshte nga Kukese e deri ne Konispol e kujtojne ate me konsiderate e respekt per vendimet e drejta qe ka marre ne favor te tyre kur u ishin cenuar dinjiteti, pasuria apo dhe jeta. Ai deri sa vdiq kishte korrespondence te gjere me shume njerez te thjeshte brenda e jashte vendit, qe nga fshatrat me te thella te Tepelenes, Kukesit, Sarande e Gramshit, por edhe me diplomate e personalitete te huaja qe e kishte lidhur puna. Prof. Dr. Moshon nga Hungaria, qe njeherazi e kuronte, - Latifi qe i ri vunate nga nje semundje e pasherueshme e zemres qe i mori dhe jeten ne moshen 50-vjeçare, - i shkruante: “ Zoti minister ( titull diplomatik me te cilin ai i drejtohej ) ju me bete ta njoh e te dua Shqiperine si vendin tim. Pasioni dhe krenaria me te cilen ju flisni per vendin tuaj me ka bere te reflektoj per karakterin e pamposhtur te kombit tuaj te lashte e fisnik”. Ndersa veterani i Luftes Nacional-Çlirimtare, Kapo Lena nga fshati i thelle Rashtan i Gramshit i shkruante: “ Latif ti me bere te shoh me syte e mije te verber Shqiperine e rilindur “. Artisti i Popullit dhe ish-deputeti Limoz Dizdari kujton dhe thote se karrieren time artistike e fitova ne saj te te drejtes se mohuar qe ma dha vetem Latif Shehu, kur ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv ne Sarande (ne ate kohe Limozi ishte femije dhe nuk i jepej e drejta per te shkuar ne Liceun Artistik per shkak te “biografise se keqe”, megjithese ishte shume i talentuar). Edhe pse Latifi punoi pjesen me te madhe te jetes se tij larg vendlindjes, ai asnjehere nuk u nda prej saj. Sa here qe atij i jepej mundesia apo ishte me pushime do te shkonte ne Tepelenen e tij te dashur, ku do te takohej e bente vizita ne shoke e miq, ku diskutonin me shqetesim dhe pasion te madh se si duhej punuar per prosperitetin e popullit dhe rrethit te Tepelenes; se si mund te ngrihej nje hidrocentral ne lumin Vjose; se si Gryka e Mezhgoranit dhe Uji i Ftohte te shendrroheshin ne pika kombetare turistike; se si te permiresoheshin kushtet e punes dhe jeteses per minatoret e Memaliajit; se si kalaja e Ali Pashes te rikonstruktohej dhe kthehej ne nje muze; se si uji i Bençes te shfrytezohej jo vetem per furnizimin e qytetit me uje te pishem me bollek, por edhe per te furnizuar hidrante qe do te parandalonin e shuanin zjarret e shpeshta ne Pallçie; se si Damesi te shnderrohej ne nje ferme me orientim frutikulture; se si ne Tepelene te ngriheshin ndermarrje te industrise se lehte per te mbyllur ciklin nga prodhim bujqesor e blegtoral ne produkt te perpunuar per shitje e eksport, duke hapur keshtu edhe me shume fronte pune per popullesin ne rritje etj. Edhe ne shtepi ai shpesh me nostalgji kujtonte ne bashkebisedim me familjaret, farefisin apo vizitore te ndryshem episode e ngjarje nga vendlindja ose nga takimet me njerezit e thjeshte ne Luzat apo Progonat, ne Salari apo Dukaj, ne Luftinje apo Turhan, ne Vasjar apo Maricaj, ne Buz apo Arrez etj, vende te cilat i kishte shkelur me kembe si gjate luftes ashtu dhe pas Çlirimit. Ai insistonte qe femijte e tij, megjithese u rriten ne Tirane, te thonin gjithmone se jemi nga Tepelena. Per t’i ushqyer ata me dashurine per Tepelenen ai i conte atje sa here t’i jepej rasti, duke i ngjitur deri ne Malas, ku gjate rruges me durim ju shpjegonte per emerat, historine dhe zakonet e fshatrave nga kalonin. Latifi la kater femije, tre vajza dhe nje djale, te cilet te gjithe kane perfunduar studimet e larta dhe kane punuar me perkushtim ne rrethe te ndryshme te vendit, duke u perpjekur njekohesisht te ruajne emerin e mire qe u la babai i tyre.

	Djali, Besnik, ka punuar vazhdimisht ne ish-Organet e Puneve te Brendshme dhe ne Policine e Shtetit, duke mbajtur graden e larte te Kryekomisarit dhe duke kryer detyra e funksione te rendesishme ne kete institucion si shef departamenti ne Akademine e Policise, drejtor i Policise Kriminale, shef i Kabinetit te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, shef i Kabinetit te Ministrit te Brendshem, etj. Gjate karrieres se tij ai eshte dekoruar dy here nga Presidenti i Republikes me urdhera e medalje per ruajtjen e rendit publik.

Ky jeteshkrim i Latif Shehut u pergatit nga i biri, Besnik Latif Shehu, ne baze te autobiografise se lene nga i ndjeri, doreshkrimeve dhe dokumentave qe ruhen nga familja.

Tirane, me 06 Tetor 2012