Lumi Chang Jiang
Lumi Jance (Yangtze River ose Chang Jiang ose Tibetan : Bri-chu) ndodhet në Azi dhe është lumi më i gjatë në Kinë, ka gjatësi prej 6300 km dhe në botë radhitet në vendin e tretë për nga gjatësia. Rrjedhja e sipërme e lumit Jance ndodhet në mes të maleve të larta dhe ka burime të pasura ujore. Lumi Jance është njëkohësisht edhe damari i transportit ujor nga perendimi në Lindje të Kinës. Kanali i lumit është i gjerë dhe nga banorët quhet si kanali i artë. Zonat e rrjedhjeve të mesme dhe të poshtme të lumit Jance janë me kohë të ngrohtë, me rreshje të pasur, me toka pjellore dhe janë zona të zhvilluara industriale dhe bujqësore.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/5/51/Yangtze_River_Map.png/350px-Yangtze_River_Map.png)
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/4/4c/Threegorges.png/350px-Threegorges.png)
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Commons-logo.svg/30px-Commons-logo.svg.png)
Wikimedia Commons ka media në lidhje me Chang Jiang.