Marrëveshja e Dejtonit
Marrëveshja e Përgjithshme Kornizë për Paqen në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohur edhe si Marrëveshja e Dejtonit (kroatisht: Daytonski sporazum, boshnjakisht dhe serbisht: Dejtonski mirovni sporazum / Дејтонски мировни споразум), është marrëveshja e paqes e arritur në Bazen e Forcave Ajrore Wright-Patterson pranë Dejtonit, Ohio, Shtetet e Bashkuara, më 21 nëntor 1995 dhe u nënshkrua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor 1995. Këto marrëveshje i dhanë fund Luftës 3 vjet e gjysmë të Bosnjës, e cila ishte pjesë e luftërave shumë më të mëdha jugosllave.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/1/13/DaytonAgreement.jpg/220px-DaytonAgreement.jpg)
Palët ndërluftuese ranë dakord për paqen dhe për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje dhe Hercegovina të përbërë nga dy pjesë, Republika Srpska e populluar kryesisht nga serbët dhe Federata e Bosnjë-Hercegovinës e populluar kryesisht nga kroatët-boshnjakët.
Marrëveshja është kritikuar për krijimin e strukturave politike joefektive dhe të pafuqishme dhe për qrrënjosjen e spastrimit etnik të luftës së mëparshme.