Moisi Zaloshnja
Moisi Qazim Dosti i njohur si Moisi Zaloshnja (Zaloshnjë, 28 shkurt 1919 - Tiranë, 25 janar 1996) është shkrimtar shqiptar.[1]
Biografia
RedaktoMoisi Zaloshnja lindi më 28 shkurt 1919 në Zaloshnje të Skraparit, në një familje fisnike me tradita të lashta atdhetare. Mbiemri i familjes së tij ishte Dosti, me origjinë nga spahinjtë e Gramshit të Tomorricës. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, më pas vijoi shkollën qytetëse në Berat dhe Normalen e Elbasanit. Pas diplomimit, punoi si mësues në Kapinovë të Skraparit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Zaloshnja u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në çlirimin e Shqipërisë. Pas luftës, kreu detyra të ndryshme shtetërore dhe u vendos në Tiranë, ku punoi si gazetar dhe redaktor. Prej vitit 1961 e deri në daljen në pension, ai shërbeu për afro 30 vjet si shef redaksie në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” [2].
Si shkrimtar, Moisi Zaloshnja la një krijimtari të pasur letrare, duke botuar mbi 30 libra për fëmijë dhe të rritur. U shqua si mjeshtër i tregimit të shkurtër, por shkroi edhe novela dhe romane. Me përkushtim të veçantë iu dedikua letërsisë për fëmijë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë.
Gjithashtu, ai botoi artikuj në shtypin e kohës, duke trajtuar figura të njohura historike të Skraparit dhe më gjerë. Me veprën e tij, Moisi Zaloshnja mbetet një emër i rëndësishëm në letërsinë shqiptare.
Veprat letrare
Redakto- "Misioni" : poemë - 1952 [3]
- "Lotët e natës" : tregime për fëmijë - 1953 [4]
- "Në zemër të popullit" : poemë - 1953 [5]
- "Rreth zjarrit partizan" : tregime nga lufta Nacional-Çlirimtare - 1954 [6]
- "Mendja bën hata, mendja bën kala" - 1956 [7]
- "Në ndihmë të rretheve me të rejat" - 1956 [8]
- "Kohët ndryshuan" : tregime - 1957 [9]
- "Gjysmagjeli" : përrallë për fëmijë - 1958 [10]
- "Nën hijen e Tomorrit" : tregime - 1961 [11]
- "Dyzet vëllezërit" - 1964 [12]
- "Lëndohet një plagë e vjetër" : tregime - 1965 [13]
- "Sa të jetë Lalë Gjoni..." - 1965 [14]
- "Rreth zjarrit partizan" : tregime - 1966 [15]
- "Lugetët e Kallfanit" : tregime - 1967 [16]
- "Zëra të fuqishëm" : tregime - 1969 [17]
- "Ç'u ndezën malet" : poezi - 1970 [18]
- "Tregime të zgjedhura" - 1973 [19]
- "Deti nën Tomorr" : poemë - 1974 [20]
- "Shpifja" : pjesë teatrale me shumë akte - 1974 [21]
- "Zjarr pa tym" : novela - 1975 [22]
- "Kaleshi leshartë" : poemë-përrallë - 1975 [23]
- "Kur malet kërkonin diellin" : roman - 1976 [24]
- "Përralla të zgjedhura" - 1977 [25]
- "Gurë stralli" : tregime e novela - 1978 [26]
- "Na ishte një yllkë e vogël" : novelë - 1978 [27]
- "Tregim për tokën" : vjersha e poema - 1982 [28]
- "Dyzet vëllezërit dhe syqeni" : përrallë - 1985 [29]
Referime
Redakto- ^ Diko, Asqeri (3 mars 2019). "100 vjetori: Moisi Zaloshnja, shkrimtari që luftoi për lirinë dhe diturinë". Shqiptarja.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ https://arkiva.gazetadita.al/moisi-zaloshnja-me-shpirt-e-zemer-ne-librat-e-tij//
- ^ https://www.bksh.al/details/494360/
- ^ https://www.bksh.al/details/494334/
- ^ https://www.bksh.al/details/494392/
- ^ https://www.bksh.al/details/494518/
- ^ https://www.bksh.al/details/494355/
- ^ https://www.bksh.al/details/494546/
- ^ https://www.bksh.al/details/494321/
- ^ https://www.bksh.al/details/494314/
- ^ https://www.bksh.al/details/494384/
- ^ https://www.bksh.al/details/494545/
- ^ https://www.bksh.al/details/494331/
- ^ https://www.bksh.al/details/494524/
- ^ https://www.bksh.al/details/494471/
- ^ https://www.bksh.al/details/494349/
- ^ https://www.bksh.al/details/494541/
- ^ https://www.bksh.al/details/494288/
- ^ https://www.bksh.al/details/494540/
- ^ https://www.bksh.al/details/494289/
- ^ https://www.bksh.al/details/494531/
- ^ https://www.bksh.al/details/494542/
- ^ https://www.bksh.al/details/494319/
- ^ https://www.bksh.al/details/494323/
- ^ https://www.bksh.al/details/494390/
- ^ https://www.bksh.al/details/494290/
- ^ https://www.bksh.al/details/494365/
- ^ https://www.bksh.al/details/494539/
- ^ https://www.bksh.al/details/494287/