Naser Zymberi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Naser Zymberi (lindur më 15 shtator 1958) është aktor shqiptar i teatrit.
Jeta dhe karriera
RedaktoLindi më 15 shtator 1958 në fshatin Budrikë e Epërme, Viti në Jugosllavi (tani Kosovë). Shkollën fillore e kreu në fshatin Budrikë e Radivojcë, të mesmen në Gjilan, fakultetin në Prishtinë. Punën si aktor teatri e ka filluar në vitet 1976 / 77 në Prishtinë me rolin Senektus në dramën “Kaligula” të Albert Camy në Teatrin Akademik “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Ka luajtur shumë nga rolet kryesore në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Për punën e tij si aktor edhe është shpërblyer.Sot jeton e punon në Gjilan, në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Në këtë teatër edhe vazhdoi punën e filluar në Prishtinë si aktor me rolin e Robertit në komedinë “Çertifikata e kurorëzimit” e autorit Efraim Kishon,për të vazhduar më vonë me rolin e Rexhep Lakrit në komedinë “Ëndërr apo zgjëndërr” të autorit Josif Papagjoni, Plaku Montag në “Romeo e Zhulieta”të Uilliam Shekspir,Dinit në komedinë “Mos e prek” të dramaturgut të ri Zymber Kelmendi, Palit në “Darka Publike” të Teki Dervishi, Babai në “Trokitje” të Fadil Hysaj etj. .
Veprat
RedaktoNë teatër
Redakto- Roberti-Çertifikata e kurorëzimit Efraim Kishon, regjisor Muharrem Shahiqi
- Kurti-Rropullari Beqir Musliu, Muharrem Shahiqi
- Pacienti-Kush nuk vdes nuk është njeri
- Mirani-Kufijt që s’preken Hysen Kqiku
- Lahutari-Froni Naser Zymberi
- Senektus-Kaligula Albert Kamy, Xhemil Vraniqi
- Aziz Spici-Një natë në hotel Muharrem Shahiqi
- Vullkani-Ngadhnjimi Naser Zymberi
- Fqiu-Drenusha Nebil Duraku, Fetah Mehmeti
- Këshilltari-Princi i hijeve Mehmet Kraja, Ruzhdi Mehmeti
- Shërbëtori-Miza në vesh , Atedhe Gashi
- Prifti grek-As par as njohur Faik Konica, Milto Kutali
- Vëllai i madh-Ura e sakrificës Rexhep Qosja
- Rexhep Lakri-Ëndërr apo zgjëndërr Josif Papagjoni, Muharrem Sylejmani
- Babai-Bunari afër shtëpisë Jeton Neziraj,
- Montagu-Romeo dhe Zhulieta Shekspir
- Hula-Vegullia , Fadil Hysaj
- Nako-Mysafiri i mallkuar , Muharrem Sylejmani
- Pali-Darka Publike , Teki Dervishi, Agim Selimi
- Mësuesi-Gomari diverzant, Jeton Neziraj, Jeton Ahmeti
- Dini-Mos e prek UÇK, Zymber Kelmendi,Elmaze Nura
- Polici-Ligatina, Musa Ramadani,
- Babai-Trokitje, Fadil Hysaj
- Ariu-Shtëpia prej bore
- Babai-Picërraku
- Drejtori-Teatri në pazar
- Xhabiri- Rekuiem
- Piter Dobçinski-UN Inspektori, Fatos Berisha
- Drejtori -Mbledhje në parlament
- Drejtori -Jetë me qira
- Polici - Një natë në hotel
- Detektivi Trutën- Vrapo pas gruas tende
- Loja e marteses - Edward Albee, Shkelzen Berisha
- Zoti Spajs - Parfumeria Haqif Mulliqi, Fatmir Hyseni
- Relief- Gezim Bucolli
- Genjeshter pas genjeshtre
- Josif Shurdhani ( monodrame) Beqir Musliu
Në film
Redakto- Gjyshi dhe nipi (metrazh i shkurter) , regjisor: Burim Baftiu
- Unkosova (metrazh i shkurter) regjisor: Burim Baftiu
- Ku jeni (metrazh i shkurter) regjisor: Burim Baftiu
- Vllavi jem (metrazh i shkurter) regjisor: Burim Baftiu
- Kolonelit s'ka kush t'i shkruaj ( metrazh i shkurter) regjisor: Burim Baftiu
- Na ishte një herë një vajzë ( metrazh i shkurter) regjisor: Burim Baftiu
- Greed ( metrazh i shkurter) regjisore: Salma Dhb
- Kati i katerte ( metrazh i shkurter) regjisor: Ben Apolloni
- Hatixhja dhe Shabani ( metrazh i gjate) regjisor: Visar Morina