Nebi Caka
Nebi Caka ka lindur më 1 mars 1946 në Prishtinë, doktor i shkencave teknike, studiues i diplomuar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, shqiptar nga Kosova.[1]
Biografia
RedaktoShkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Është diplomuar, më 1971, në Fakultetin e Elektroteknikës në Banjallukë (Universiteti i Sarajevës), në drejtimin Elektronikë dhe Telekomunikacion dhe, më 1979, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Studimet pasuniversitare të magjistraturës shkencore nga lëmi i Shkencave Filologjike i ka mbaruar, më 1985, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, kurse ato nga lëmi i Shkencave Teknike, drejtimi Elektronikë Profesionale dhe Radiokomunikime në Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb, më 1988. Më 3 shtator 2001 ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës, me titull “Zbatimi i procesimit optik të të dhënave për imazhimin dhe matjen e dukurive dinamike biomjekësore”, në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, dhe ka fituar shkallën shkencore Doktor i shkencave teknike.
Më 06 janar 2007 fiton titullin Profesor i asocuar për lëndët “Mikroelektronikë” dhe “Optoelektronikë”, titull i dhënë nga komisioni i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë.[2] Nga viti 2011 është profesor ordinar pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.[3]
Aktivitetet shkencore
RedaktoNebi Caka është një antarë i angazhuar i rrjetes shkencore në lëmit e studimit të tij. Kështu ai është aktiv në disa nga rrjetat në internet si: Forumit të studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca.org; Institutit Alb-Shkenca; Njësisë Operative për Mësim Elektronik për Kosovë (eLearning Task Force for Kosova – eLTFK); Shoqatës së Inxhinierëve dhe Teknikëve të Elektroteknikës të Kosovës; Anëtar i Komisionit për çështje të shqipes standarde, pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; Komisionit për transkriptimin e fjalëve dhe të emrave të huaj në gjuhën shqipe, pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; Anëtar i Grupit për hartimin e platformës së Enciklopedisë shqiptare, pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Tituj të veprave
Redakto- Artikulli kryesorë Veprimtaria e Nebi Cakës
Si rrjedh e aktivitetit profesional të Nebi Cakës me ashkëpuntorë janë publikuar disa punime shkencore ndër të cila janë dhe këto:
- Influence of MOSFET parameters on its parasitic capacitances and their impact in digjital circuits”, WSEAS Transactions on Circuits and Systems, 2007 [pranuar për botim] - në bashkpunim me: Milaim Zabelin, Myzafere Limanin, Qamil Kabashin
- Impact of MOSFET parameters on its parasitic capacitances, WSEAS Conference EHAC ‘07, Corfu Island, Greece, February 16-19, 2007 [pranuar për botim] - në bashkpunim me:Milaim Zabelin, Myzafere Limanin, Qamil Kabashin
- The use of the fluorescence intensity for a computer controlled lithotriptor, Kërkime 14, ASHAK, 2006 [në botim] - në bashkpunim me Jahja Kokajn
- Laser lithotripsy using fluorescent spectroscopy ANASh – Approaching Science, ISBN 0101062006, Viti I, Nr. 1, qershor 2006, f. 51-53. - në bashkpunim me Jahja Kokajn
- Shërbimet me vlerë të lartë të shtuar, Instituti “Riinvest”, 2006 - në bashkpunim me : Blerim Rexhën, Xhavit Hadergjonajn
- Analiza dhe diskutimi i hipotezës së Plankut, Acta Chimica Kosovica, 14(1) 97/104 (2005), Prishtinë 2005 - në bashkpunim me :M. Shena, G. Jashari
- Llogaritja e tensionit të pragutnë transistorët NMOS me kanal (të gjatë) të induktuar dhe ndikimi i tensionit polarizues ndërmjet soursit dhe nënshtresës (trupit), Kërkime 13, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2005 - në bashkpunim me : Myzafere Limanin, Milaim Zabelin
- Modelet dhe metodologjitë e mësimit elektronik, Seminar për mësimin elektronik, eLTF Kosova, Austrian Cooperation, WUS Austria, Prishtinë, 21 prill 2005.
- Terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe dhe standardizimi i saj në fjalorë, Konferenca Leksikografia shqipe – Trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 3 dhjetor 2004.
- Zhvillimi i burimeve njerëzore në Kosovë në lëmin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) Konferenca e katërt ndërkombëtare e IEME-së, Prishtinë, 7-8 maj 2004.
- Kahet e zhvillimit të sistemeve transmetuese në sistemin e telekomunikacionit të Kosovë”, Konferenca Shkencore Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi (Përmbledhje punimesh), ISBN 9951-8514-0-1, Shoqata e inxhinierëve të Kosovës, f. 261-268, Prishtinë, 2002 - në bashkpunim me Shkelzen Cakajan
- Microscopy of phenomena akin to laser lithotripsy, 19th Congress of the International Commission for Optics (ICO), Optics for the Quality of Life, Firenze, Italy, 25-30 August 2002 - në bashkpunim me : J. Kokaj, M. Mathew
- Zbatimi i procesimit optik të të dhënave për imazhimin dhe matjen e dukurive dinamike biomjekësore (Disertacion i doktoratës), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Elektroteknikës, Prishtinë, 2001.
- Gjendja në Sektorin e Telekomunikacionit në Kosovë dhe kahet e zhvillimit të tij”, Konferenca ndërkombëtare Rindërtimi i Kosovës pas luftës (Strategjia dhe Politikat), Prishtinë, 2000; Përmbledhje punimesh, shkurt 2001, ff. 147-159.
- The situation of Telecommunication Sector in Kosova and Courses of its Development, International conference “Post-War Reconstruction of Kosova (Strategy and Policies)”, Prishtina, 2000; Collection of Papers, February 2001, pp. 119–133.
- Leksiku poetik i Lasgush Poradecit, Seminari 19 ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, UP, Prishtinë, f. 543-551, 2001
- Disa aspekte të përgjithshme të hartimit të një fjalori të informatikës në gjuhën shqipe, Këshillimi “Çështje të terminologjisë së informatikës në gjuhën shqipe” – ASHAK, Prishtinë, 14 dhjetor 2000
- A smart Ho-YAG laser lithotriptor using optical correlation”, Optical Pattern Recognition IX, SPIE (The International Society for Optical Engineering), Vol. 3386, ISBN 0-8194-2835-3, Paper nr. 3386-35, p. 301-310, 1998 - në bashkpunim me : J. Kokaj, M. Marafie, Y. Makdisi, K. Bhatia, K. J. Mathew, R. Hasani
- Një metodë e re në litotripsinë laserike, Kërkime 5, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, fq. 87-96, Prishtinë, 1997 - në bashkëpunim me : J. Kokaj, R. Hasani
- Procjena kvalitete helikoidalnih magnetoskopa [The evaluation of helical video-tape recorder performance] (Magistarski rad), Sveučilište u Zagrebu, Elektrotehnički Fakultet, Zagreb, 1988.
- Analizë statistike dhe stilistike e gjuhës së Lasgush Poradecit (Punim magjistrature), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1985 [4]
Titujt shkencorë
Redakto- Studiues i diplomuar në degët: Elektronikë dhe Telekomunikacion. - 1971 Fakulteti i Elektroteknikës Banjallukë.
- Studiues i diplomuar në degët: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. - 1979 Fakultetin Filozofik Prishtinë.
- Magjistër i Shkencave Filologjike. - 1985 Fakultetin Filozofik Prishtinë.
- Magjistër i Shkencave Teknike (drejtimi Elektronikë Profesionale dhe Radiokomunikime ). - 1988 Fakulteti i Elektroteknikës Zagreb.
- Doktor i Shkencave Teknike. - 3 shtator 2001 Fakulteti i Elektroteknikës Prishtinë.
- Profesor i rregullt për lëndët Mikroelektronikë dhe Optoelektronikë. - 6 janar 2011, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Prishtinë.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 76, ISBN 9789951518208
- ^ RAPORT i Unversitetit të Prishtinës në gazeten Koha ditore, 16 nëntor 2006 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine- në internet prill 2007
- ^ "Nebi Caka - Academia.edu". independent.academia.edu (në anglisht). Marrë më 2024-11-03.
- ^ "Nebi Caka". scholar.google.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-03.