Normalisti ka qenë një revistë e përmuajshme pedagogjiko-letrare e drejtuar nga nxënësit e shkollës Normale të Elbasanit[1]. Numri i parë doli në janar 1929, vijoi me disa ndërprerje deri më 1937. Në këtë revistë kanë dhënë kontributin e tyre personalitete si: Aleksandër Xhuvani, Abedin Çaushi, Qamil Guranjaku me pseudonimin "Qukapiku" etj.

Revista Normalisti (1936)

Përmbajtja

Redakto

Artikujt e kësaj reviste ishin mbi kulturën arsimore, hustorinë, letërsinë, ku përfshihen edhe përkthime nga autorë të huaj. Kishte katër rubrika kryesore: të pedagogjisë, të letërsisë, të folklorit e të provave të mësimit. Revista bëri përpjekje për të krijuar mendimin pedagogjik shqiptar: kërkonte që nëpër fshatrat mësuesi të lidhej me popullin dhe të punonte për të luftuar analfabetizmin. Ajo përhapi metodat e ndryshme të të mësuarit. Normalisti në artikuj të ndryshëm kërkonte përdorimin e gjuhës së pastër shqipe; pastrimin e «bibliotekës» nga vepra të padobishme e pasurimin e saj me ribotimin e veprave të klasikëve tanë; përkujtimin «e të harmarve të mëdhenj», të rilindësve, si të Naimit, De Radës etj. Botoi edhe mjaft këngë popullore epike.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Revista në format pdf në koleksionet digjitale të bibliotekës publike Elbasan

Referime

Redakto
  1. ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. 130. ISBN 978-9928-115-15-7.