Përcjellësit elektrik
Përcjellësi elektrik ose përçuesi elektrik është një material që lejon rrjedhjen e elektroneve (elektricitetit) nëpër të. Elektronet rrjedhin më lehtë në disa materiale si metalet psh: alumini, hekuri, çeliku etj. Disa materiale të tjera janë përcjellës jo të mirë sepse elektronet nuk rrjedhin me lehtësi nëpër to pasi hasin në pengesa përgjatës strukturës molekulare të këtyre përbërjeve.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/2/2c/Electrical_wires_near_Putim.jpg/220px-Electrical_wires_near_Putim.jpg)
Materiali që nuk e lejon kalimin e elektricitetit quhet jopërcjellës (izolator). Disa prej jopëcjellësve janë: goma, plastika, uji kimikisht i pastër, ajri, heksaflouridi i sulfurit e të tjera. Jopërcjellësit (izolatorët) kanë përdorime të mjaft të rëndësishme në jetën e përditshme dhe industri.
Elektriciteti kalon në qarkun elektrik, kur të gjitha elementet e tij janë të lidhura në mënyrën e duhur. Ne e quajmë këtë elektricitet rrymë elektrike. Rryma rrjedh nga burimi (i cili e prodhon elektricitetin) deri te shpenzuesit nëpërmjet përcjellësve dhe kthehet përsëri në burim.
Përcjellësit
RedaktoMaterialet të cilat më së miri e përcjellin elektricitetin janë: bakri, alumini, ari, argjendi, hekuri e të tjera. Përcjellës rrymës elektrike te metalet janë elektronet valente dhe rrjetat jonike.
Pasi që metalet janë përcjellës të rendit të parë të elekricitetit, në rendin e dytë janë elektrolitët (tretësirat), ku përcjellës të rrymës elektrike janë jonet pozitive dhe negative.
Të tjera materiale përçuese të rrymës janë gjysëmpërçuesit, superpërçuesit dhe plazmat si dhe disa përçues jometalikë si grafiti dhe disa lloje polimerësh.
Në mënyrë që rryma elektrike të rrjedhë nëpër një qark të mbyllur, një pjesëz e ngarkuar nuk duhet të udhëtojë nga prodhuesi i rrymës (gjeneratori) tek ato/ata që e konsumojnë atë (ngarkesat). Në vënd të kësaj, grimca e ngarkuar duhet ti transmetojë një sasi të vogël fqinjit të saj, i cili do t'ia transmetojë atë fqinjit të tij e kështu me rradhë derisa rryma të vijë tek konsumatorët. Në thelb, ajo çfarë po ndodh është një zinxhir i gjatë i tejçimit të impulsit mes mbartësve të lëvizshëm të ngarkesave.
Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |