Provinca e Sondrios
Provinca e Sondrios është një provincë italiane e Lombardisë në Itali, me kryeqytet Sondrio.
Provinca e Sondrios
Provincia di Sondrio | |
---|---|
![]() Male në Provincën e Sondrios | |
![]() | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.013) 181 522 |
{{{postal_code_type}}} | 23100, 23010-23038 |
Faqja zyrtare | www.provincia.so.it |
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/f/f4/Sondrio_mappa.png/265px-Sondrio_mappa.png)
Ajo kufizohet në perëndim dhe në veri nga Zvicra, në perëndim ajo kufizohet edhe nga Provinca e Komos dhe Provinca e Lekos, në lindje nga Provinca e Breshias dhe me rajonin Trentino-Tiroli Jugor (Provinca Autonome e Trentos dhe Provinca Autonome e Bolzanos) dhe në jug nga Provinca e Bergamos.
Gjeografia
RedaktoProvinca e Sondrios përbëhet nga një terren kryesisht malor me lugina që shtrihen kryesisht veri-jug; më kryesoret janë Valtellina dhe Chiavenna. Është mali i Lombardisë, një zonë e gjerë, e cila përfshin komunat e maleve të larta të tilla si Livigno, e cila është pothuajse e 2000m mbi nivelin e detit.