Radio Elita
Radio Elita është radio stacion në gjuhën shqipe nga Ulqini, Mali i Zi. Radioja është themeluar më 2002. Ky program transmetohet në frekuencën 93,9 MHz dhe mbulon të gjithë territorrin e Komunës së Ulqinit. Gjatë 24 orëve transmetim, Radio Elita përmban programe informative, kulturore, politike, rekreative dhe fëminore.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/sq/thumb/d/d6/Radio_Elita.jpg/150px-Radio_Elita.jpg)