Sadri Ramabaja
Dr Sadri Ramabaja lindi në Magurë të Dardanës (Kamenicë) më 4 tetor 1961.
Për një periudhë të gjatë ka qenë aktiv në strukturat atdhetare të kohës (1980-1999), ndërkaq pas çlirimit të Kosovës në jetën publike politike. Si pjesëtar i organizatave atdhetare idealiste (fillimisht Grupit „Para Agimit“ e pas shkrirjes së tij në LPRK-së, i kësaj të fundit) ishte arrestuar tri herë nga pushteti serb dhe së fundmi ishte dënuar e mbajtur në burg tre vjet. Për t’iu shmangur arrestimit të katërt, në vitin 1987 arratiset në Zvicër. Atje do ta vazhdojë aktivitetin e tij në lëmin e organizimit dhe propagandës në kuadër të LPRK-së (deri në pranverën e vitit 1991), duke qenë për një kohë edhe pjesë e redaksisë së „Zërit të Kosovës“, e më pas në krye të Qendrës së UNIKOMB-it për Evropë dhe gjatë luftës pjesë e Shtabit Mobilizues të UÇK-së për Zvicër.
Është antar i Lëvizjes Vetëvendosje.
I ka të mbaruar studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës (1993).
Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në Katedrën për Studime Juridiko-Ndërkombëtare e mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Shteti dhe e ardhmja e tij në kuadër të proceseve integruese evropiane".
Ndoqi kurse specializimi në Institutin për Studime Eurpiane të Universitetit të Bazelit, Zvicër. Ndërkaq studimet e doktoraturës i filloi në Universitetin e Paqes, i akredituar në OKB, dhe i përfundoi në Universitetin Europian të Tiranës. Teza e disertacionit e thelluar më pas është objekt i librit me titull "Federata Shqiptare - Kohezioni i shttit-komb në BE" (2016).
Prej shumë vitesh merret me publicistikë. Vijon të publikojë në të përditshme e revista të ndryshme profesionale shqipe dhe të huaja vështrime, ese e studime mbi çështjen shqiptare dhe korrelacionet e saj në gjeopolitikë, mbi politikat e Unionit Evropian etj. Ka qenë pjesëmarrës në disa konferenca shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, ku është prezantuar dinjitetshëm me kumtesa që janë vlerësuar nga audienca shkencore. Prej vitit 2016 është bashkëpunëtor shkencor i jashtëm i rregullt i revistës amerikane për gjeopolitikë e diplomaci EURASIAREWY, në Çikago.
Është autor i një sër librash e monografish, si: librit me poezi “Feniksit ia gjeta çerdhen” (Tiranë,1983); përmbledhjen me shkrime publicistike “Realizmi politik dhe çështja kombëtare” (Tiranë, 1998); përmbledhjen me ese politike “BE-ja, shpresë apo ringjallje utopish” (Prishtinë, 2003). Është koautor i librit universitar “Gazetaria” (Tiranë, 2000).
Në vitin 2016 ka publikuar librin „Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE“, që ishte teza e tij e disertacionit, me mbrojtjen e së cilës është lauruar me titullin shkencor - Doktor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Pas gadi tri vitesh qëndrimi peng dhe përballjesh me krimin shtetëror, në vitin 2021, tek Onufri boton librin me ese politike „Liria pa heronj – Republika në kthetrat e olhokratëve“.
Libri që për shumëçka konsiderohet si platformë politike "Federata Shqiptare - Kohezioni i shtetit-kob në BE" ishte produkt i tezës së tij të disertacionit, me mbrojtjen e së cilës është lauruar me titullin shkencor “Doktor i shkencave politike dhe marrdhënieve ndërkombëtare”.
Në qershor 2021 shtëpia botuese ONUFRI ia publiko librin e shkruar gjatë kohës sa ishte peng i Shtetit të kapur, me titull sinjifikativ "LIRIA PA HERONJ - Republika në ktehtrat e olhokrtëve" (2021). Ndërkaq në gusht të vitit 2022 Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë me seli në Prishitnë ia boton librin me titull "RIKTHIMI I GJEOPOLITIKËS - Federata Shqiptare përballë "Botës Serbe", që është përmbledhje kumtesash shkencore dhe esesh politike, një pjesë e mirë e të cilave është botuar në revista ndërkombëtare.
Dr Sadri Ramabaja aktualisht është ligjërues në Kolegjin Universitar ILIRIA në Prishtinë dhe drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë.
Është i martuar dhe ka dy djem. Jeton në Prishtinë.
Në recensionin e tij mbi librin "Federata Shqiptare...", politologu gjerman Stphan Lipsius, shkruan:
"Teza e tij e disertacionit mëton të krijojë një lloj pranimi për rrjedhën e projektuar dhe proceset e pritshme dhe të nëpërmjet përmbajtjes së kompozuar krejt natyrshëm, por edhe nërpërmjet lidhjeve metodologjike të të dy çështjeve qenësore: asaj mbi të ardhmen politike dhe shtetërore të ët dy entiteteve de fakto me karakter shqiptar në Ballkan, pra ët Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe vetë perpektivës europiane. Ndërkaq këtë bashkim, duke e parë para së gjithash si proces që do të duhej të ndodhte para aderimit të shtetit të bashkuar shqiptar në Unionin Europian, të ndërlidhur tok me shestimet mbi të ardhmen e shtetit-komb në kontekst të skenarëve të ndryshëm të zhvillimeve të vetë procesit integrues brenda BE-së, autori e ka trajtuar çështjen e parashtruar në përputhje edhe me unitetin e mendimit politik dhe të ardhmen e BE-së." (http://www.albanien-dafg.de/2016/12/3337/)
Ndërkaq renzenti Grid Rroji për librin "Rikthimi i gjeopolitikës" përveç tjerash shkruan: "Dr Sadri Ramabaja renditet si një nga politologët më të mirë të traditës së mendimit politik kombëtar shqiptar e cila ka nxjerrë mendimtarë dhe eseistë si Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Enis Sulstarova, Arbër Zaimi, Ambasador Shaban Murati dhe të tjerë. Kjo shkollë e mendimit politik e sheh kombin si barazuesin e madh shoqëror dhe mëton të krijojë struktura institucionale të llojit social-demokrat të cilat i sheh si të domosdoshme për mbarëvajtjen e shoqërisë shqiptare."