Sanxhaku i Pazarit të Ri
Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe e përgjithshme, 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Malit të Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë (boshnjak e shqiptarë I. A.). Në pikëpamje gjeografike, Sanxhaku është hapësirë kryesisht malore, rrafshnalta me shtrirje të gjerë (Peshterit-Senicës, fushës së Koshutanit etj.) të pasur me pyje e kullosa, si dhe male, të cilat kanë shtrirje veri-perëndim, jug-lindje. Gjithë këtë trevë e karakterizojnë thellimet a grykat e lumenjve Lim, Uvac, Ibër, Rashkë etj., me kanione (lugina të ngushta), gjë që e pasurojnë dhe e bëjnë mjaft atraktiv Sanxhakun. Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet midis Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, paraqet një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Prandaj, pozita gjeografike është objektiv i pashmangshëm i analizës së të gjitha trajtimeve komplekse të hapësirës gjeografike dhe ngjarjeve politike. Sanxhaku ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, i ndarë politikisht midis dy shteteve të pavarura, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Nga pikëpamja e pozitës fiziko-gjeografike, Sanxhaku në thelb është një rrafshnaltë e gjerë kodrinore-malore, që shtrihet në juglindje të sistemit malor të Dinarikeve, përkatësisht në veri të Bjeshkëve të Nemuna. Duke qenë se i përket viseve më - shkëmbore të Gadishullit Ilirik, është rrafshnalta më e lartë e sistemit të Dinariteve. Në tërësi është një “kala malore”,8 por edhe një udhëkryq që lidhë rrugët drejt lumit Morava, Detit Adriatik dhe, nëpër Fushën e Kosovës, drejt Vardarit, të cilat janë të njohura që nga periudha romake. Pasuritë natyrore, konfiguracioni i terrenit, flora dhe fauna e pasur, kushtet klimatike etj., kanë krijuar kushte të favorshme për jetën e njeriut në hapësirën e sotme me vendbanimet e saj qysh në kohërat e lashta.[1]
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/1/16/Sanjak_of_Novibazar.png/220px-Sanjak_of_Novibazar.png)
Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë se lugina e lumit Rashka që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga ilirët, madje me dendësi shumë më të madhe sesa në trevat e tjera dhe më tepër sesa është menduar deri vonë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Emrat, si: Ras (Arsa I. A.), Rashka, Ibar (shqip Ibër, nga fjala i bardhë, penušav),9Peshter, Bishevë, Vapa (vendbanim, lumë, liqen I. A), Lim (lumë) etj., janë me prejardhje nga gjuha shqipe: Ibar, (i bardhë - beo, penušav, bistar), Ras (rrasë-ploča), Peshter (peshë, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (žega-umorina), Lim (lumi-reka).[2] Darda, (dardha), Hajdučki laz nga Livadhi i hajdukit, Ljug, nga lugu , Gurbut, nga Guri i but, Krshpulin - shkambi i pulës, Kron, nga kroni... [3]
Për shkak të rrethanave politike është bërë shpërndarja e sanxhakut, mirëpo banorët vendas të sanxhakut këtë ndarje ende nuk e kanë pranuar.
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Beteja e Pazarit të Ri
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37,775 banorë.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
RedaktoKy artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |