Sheri Mita (14 mars 1943 - 2 prill 20212) ishte aktor skene dhe filmi, dramaturg, regjisor, si dhe skenarist i mirënjohur shqiptar.

Sheri Mita

U lind në fshatin Fterra së bashkisë Himarë[1] më 14 mars, 1943[2] dhe vdiq më 2 prill, 2012.[3] Ka mbaruar studimet për dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve. Përveçse aktor, ishte edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur. Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës komedinë Këshilli i ndrikullave. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit dramën Vite të paharruara.(1974). Po në teatrin e Fierit, nën regjinë e Pëllumb Kullës është vënë në skenë edhe drama e mirënjohur Dy krisma në Paris shkruar në bashkautorësi me regjisorin Kulla. Nga viti 1989 deri në vitin 1992 ka qenë regjisor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit "Margarita Tutulani" ku ka vënë në skenë me dhjetëra komedi, drama dhe variete. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhërin "Naim Frashëri i Artë" si dhe është nderuar me Titullin "Qytetar Nderi' i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.

Filmografia

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://gazetavatra.com/sheri-mita-dramaturgu-aktori-dhe-regjisori/
  2. ^ https://gazetavatra.com/sheri-mita-dramaturgu-aktori-dhe-regjisori/
  3. ^ https://shqiptarja.com/lajm/ndahet-nga-jeta-aktori-br-dhe-skenaristi-sheri-mita