Shoqëria civile
Shoqëria civile është tërësia e organizatave dhe institucioneve shoqërore qytetare vullnetare.[1] Ajo përbën themelin e funksionimit të shoqërisë si anë e kundërt mbështetëse e një shteti, pavarësisht nga sistemi politik i tij, dhe institucioneve tregtare.
Me shoqëri civile nënkuptohet një pjesë e brendshme e një shoqërie që ka lindur në mesin e një sfere shtetërore, ekonomike dhe private, si edhe midis shtetit, tregut dhe familjes. Kjo pjesë njihet si hapësirë publike, e cila sot formohet nëpërmjet nismash, bashkësish, lidhjesh, shoqatash dhe nga një numër i shumtë shoqërish të pavarura nga shteti me trajta dhe nivele organizatash të ndryshme. Lëvizja shoqërore është pjesë e këtyre organizatave.
Shoqëria civile dhe demokracia
RedaktoShoqëria civile nënkupton një koncept shumë të gjerë, i cili në thelb shpreh pjesëmarrjen aktive të individit për të zgjeruar dhe konsoliduar liritë dhe të drejtat e njerëzve, kontributin e tij për një shoqëri të hapur dhe të drejtë, që frymëzon solidaritet, humanizëm, tolerancë dhe mirëkuptim, të cilat janë aq të domosdoshme për vendin tonë në këtë fazë tranzicioni të vështirë dhe të zgjatur.
Shoqëria civile dhe globalizimi
RedaktoShoqeria civile është fushë e ndërmjetme e angazhimit qytetar mes shtetit, familjes dhe ekonomisë. Shoqëria civile ndahet në disa grupe:
- Shoqëria civile si "shoqëri e mirë". Ky model ajo kultivon qëndrime dhe vlera si: besimi, jo dhuna, toleranca, bashkëpunimi, altruzmi, sakrifica etj.
- Shoqëria civile si "sferë publike". Ajo e konsideron shoqerinë si arenë ose sferë publike ku palët diskutojnë midis tyre.
- Shoqëria civile si jetë e shoqërizuar.
Shoqëria civile në Shqipëri
RedaktoShoqëria civile është shumë aktive kohët e fundit në Shqipëri. Shoqëria civile shqiptare synon shkatërrimin e korrupsionit dhe përmirësimin e nivelit të jetesës të popullsisë së Shqipërisë.
Studimi më i plotë në çështjet e shoqërisë civile në Shqipëri është ai i autorit Afrim Krasniqi me titull: Civil Society in Albania, 2004.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Civil society". Brittanica.com (në anglisht). Marrë më 11 shkurt 2025.