Sistemi ekskretues është një sistem biologjik pasiv që largon materialet e tepërta, të panevojshme nga lëngjet e trupit të një organizmi, në mënyrë që të ndihmojë në ruajtjen e homeostazës së brendshme kimike dhe të parandalojë dëmtimin e trupit. Funksioni i dyfishtë i sistemeve ekskretuese është eliminimi i produkteve të mbeturinave të metabolizmit dhe kullimi i trupit të përbërësve të përdorur dhe të zbërthyer në gjendje të lëngët dhe të gaztë. Tek njerëzit dhe amniotët e tjerë (gjitarët, zogjtë dhe zvarranikët) shumica e këtyre substancave largohen nga trupi si urinë dhe në një farë mase me nxjerrje, gjitarët gjithashtu i nxjerrin ato përmes djersitjes. Gjatë zbërthimit të ushqimit në qeliza, pos dyoksidit të karbonit, lirohet edhe një numër i madh produktesh, të cilat janë të papërdorshme dhe të dëmshme për organizmin. Produktet e tjera të metabolizmit zakonisht nxirren nga organizmi përmes organeve urinare dhe pjesërisht edhe përmes gjëndrave djersore të lëkurës dhe të mëlqisë. Organet urinare (ekskretore) të kurrizorëve janë të lidhura ngushtë me organet seksuale dhe bashkërisht krijojnë sistemin e organeve urogjenitale.