Sistemi I organeve të frymëkembimit

Redakto


Organet e frymëkëmbimit na mundësojnë shkëmbimin e gazeve (Oksigjeni dhe dioksid karboni) ndërmjet mushkërive dhe gjakut. Gjaku sjell oksigjenin nga mushkëritë deri te të gjitha qelizat e organizmit,dhe largon CO2 nga qelizat dhe e sjell deri në mushkëri. I cili me frymënxjerrje largohet jashtë organizmit.Oksigjeni duhet të merret vazhdimisht. Ndërprerja e frymëmarrjes rezulton me vdekjen e organizmit. Te njeriu,frymëmarrja shkon në "dy faza': në fazën e parë kryhet frymëmarrja e mushkërive kurse në fazën e dytë frymëmarrja e qelizave. Organet e frymëkëmbimit te njeriu përbëhen nga: zgavra e hundës, faringu, laringu, trakea bronket, bronkiolat dhe alveolat ku kryhet shkëmbimi i gazeve .Organet themelore janemushkëritë.Përvec organeve themelore,ekzistojnë edhe organet ndihmëse siç janë: pleura-cipa mushkërore,diafragma dhe muskujt ndërbrinjor.

Rrugëtimi i ajrit nga hunda në mushkëri

Redakto


Gjatë frymëmarrjes ajri fillimisht hyn në zgavrat e hundës, vazhdon në fyt, laring, trake.

Trakea degëzohet në dy bronke të cilat hyjnë në të dy krahët e mushkërive. Në mushkëri bronket degëzohen në gypa më të hollë-bronkiole dhe përfundojnë verbtas në qeska ajrore apo alveole. Në zgavrat e hundës ajri nxehet dhe furnizohet me lagështi, kurse mukoza e hundës së bashku me qimet e ndal depërtimin e pluhurit dhe të mikrobeve në organet e frymëmarrjes. Ajri nga hundët kalon në fyt (faring).

Fyti (faringu) - është vend i kryqëzimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe tretjes së ushqimit. Ajri nga zgavra e hundës nëpër fyt kalon në laring, ndërsa ushqimi nga goja futet në kapërcall. Edhe fyti është i mbështjellë me mukozë në të cilën mblidhet pluhuri i cili përmes lëngut jargor gjatë kollitjes hudhet në ambientin e jashtëm.

Laringu - është pjesë fillestare e trakesë, në të vjen ajri nga fyti. Shërben edhe si organ ku prodhohet zëri.

Trakea (gabzheri) - fillon nga pjesa e poshtme e laringut, përbëhet prej 15-20 unazave kërcore elastike. Ndryshe prej organeve të tjera gypore, trakea ështe gjithmonë e hapur, sepse muret e saj janë të përforcuara me unaza kërcore. Sipërfaqja e brendshme e trakesë është e veshur me epitel qepallor. Në pjesen e poshtme trakea degëzohet në dy bronke, të cilat më tutje ndahen në bronkiole, bronkiolet përfundojnë verbtas në alveole. Mushkëritë e njeriut përmbajnë prej 300-400 milionë alveole, me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m2.

Verzat - Verzat janë organe të frymëmarrjes që paraqiten te organizmat ujorë. Ndërtimin e tyre më së miri mund ta shohim te peshku. Peshku frymëmarrjen e kryen në atë mënyrë që në vazhdimësi uji depërton prej zgavrës gojore në zgavrën verzore, duke i lagur muret e të çarave verzore, ku bëhet shkëmbimi i gazeve - merret oksigjeni, ndërsa dioksidi i karbonit nxirret jashtë. E njëjta mënyrë e shkëmbimit të gazeve kryhet edhe te shtazët e tjera te parruazorët, që jetojnë në mjedise ujore dhe kanë organe verzore si p.sh. kandrrat etj.

Mushkëritë - janë të vendosura në kafazin e krahërorit, mbi diafragmë. Përbëhen nga dy krah: i majtë dhe i djathtë. Krahu i djathtë ka tri rezhde, kurse i majti ka dy rezhde. Krahët e mushkërive kanë ndërtim shpuzor, përbëhen nga gypa të shumtë të bronkieve dhe bronkioleve.

Krahët mushkërorë janë të mbështjellur me një cipë të hollë-pleurë. Pleura përbëhet nga dy cipa: njëra cipë mbështetet në mushkëri, kurse cipa tjetër në kafazin e krahërorit. Hapësira ndërmjet këtyre dy cipave është e mbushur me lëng që e pengon fërkimin gjatë frymëmarrjes. Mushkëritë nuk kanë qeliza nervore, andaj kjo është arsyeja që në mushkëri nuk ndiejmë dhimbje.

Frymëmarrja mushkërore

Redakto


Marrja dhe nxjerrja e ajrit përmes mushkërive quhet frymëmarrje mushkërore. Zgjerimi i mushërive bëhet me aktivitetin e muskujve ndërbrinjorë dhe të diafragmës. Me aktivitetin e muskujve ndërbrinjorë, brinjët ngriten lart, kurse diafragma lëshohet poshtë. Kështu rritet vëllimi i kafazit të krahërorit e me këto edhe vëllimi i mushkërive. Kjo ishte frymëmarrja, pastaj pason frymënxjerrja, muskujt ndërbrinjorë relaksohen, brinjët lëshohen, diafragma ngritet lartë, zvogëlohet vëllimi i kafazit të krahërorit dhe mushkërive. Frymëmarrja dhe frymënxjerrja kontrollohen nga një qendër ne tru (palca e zgjatur) e cila nuk vepron drejtpërdrejt në mushkëri,por në muskujt që marrin pjesë në procesin e frymëmarrjes.

Frymëmarrja qelizore

Redakto

Zbërthimi i vazhdueshëm i lëndëve ushqyese në qelizë si dhe këmbimi i gazrave në mes të lëngjeve trupore dhe qelizave quhet frymëmarrje qelizore.

Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Redakto


Si sëmundje më të shpeshta të organeve të frymëmarrjes janë

  • tuberkulozi,
  • difteria,
  • bronhitisi,
  • kallja e mushkërive,
  • angjina,
  • astma,
  • gripi etj.

Referimet:[1][2][3]

  1. ^ Ismet D.Bajraktari
  2. ^ Fetah M.Halii
  3. ^ Agim M.Gashi