Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë i vendosur në Pazarin Lakshmi, Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, është një Tempull i rëndësishëm hindu në Dhaka.[1] Ai gjendet në Rrugicën K. G. Gupta 17, në Pazarin Lakshmi.
Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë | |
---|---|
রাজাবাবুর লক্ষ্মীনারায়ণ মন্দির | |
![]() Pamje e jashtme e tempullit | |
Emra alternativ | Tempulli Sri Lakshminarajan Xhiu Vigraha |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Tempull hindu |
Vendndodhja | Rrugica K.G. Gupta 17, Pazari Lakshmi, Dhaka, Bangladesh |
Përfundimi | Shekulli XVIII |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Historia
RedaktoEmri i vërtetë i Raxha Babusë ishte Kirtiprasad. Babai i tij, Bhikhan Lal Pandej, një brahmin nga Panxhabi, erdhi në Dhaka në shekullin e XVIII. Bhikhan Lali i ndihmoi anglezët në luftën mes Kompanisë së Indisë Lindore dhe navab Siraxhudaulas, kështu që anglezët i dhanë atij mjaft zotërime tokash.[2]
Bhikhan Lali pa idhullin e hyjneshës Lakshmi në një ëndërr dhe prandaj e vendosi atë në shtëpinë e tij. Pas kësaj, sipërmarrja e Vikhanlalit u bë jashtëzakonisht e lulëzuar. Përpara vdekjes së tij, ai e delegoi të gjithë pasurinë në emër të hyjneshës dhe caktoi trashëgimtarët e tij për ti shërbyer hyjneshës. Djali i tij, Raxha Babu trashëgoi shtëpinë dhe tempullin e Vikhanlalit. Raxha Babuja ishte një dishepull i Husain Bakshit, babai i rënësit të famshëm të tablas, Ata Husain i Murshidabadit dhe mbreti i muzikës në Dhaka.[3] Tempulli u bë i njohur si Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë.
Rëndësia
RedaktoBashkë me idhullin e hyjneshës, aty është vendosur Shalagramshila. Dikur Bhikhan Lali mori pesë çakra narajana ose shalagrama nga një murg. Ai i vendosi ato në Akhran e Narsinghxhit, në Pazarin Lakshmi në Dhaka, Portin e Narajanganxhit, Idrakpur dhe Ghatin Pançami.[4] Hindutë e vendit e festonin holin në mjedisin e tempullit.[2] Nga emri i këtij tempulli, zona u bë e njohur si Pazari Lakshmi.
Arkitektura
RedaktoTempulli Lakshmi Narajan dhe shtëpia e Raxha Babusë janë thelbësisht ndërtesa dy-katëshe. Dhomat në katin përdhes janë të zakonshme, në katin e sipërm ka salla kërcimi, barduari, antarala, dhoma për të mbajtur idhullin e Lakshmi Narajanit etj. Statuja është vendosur mbi një fron me punime argjendi dhe druri. Tashmë, Korporata Bashkiake e Dhakës Jugore e ka identifikuar ndërtesën si të rrezikshme dhe ka vendosur një tabelë të kuqe në të.
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
Referime
Redakto- ^ "ঢাকার মন্দির". dhaka.gov.bd (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2017. Marrë më 1 shtator 2018.
- ^ a b Abul Kalam Mohamad Zakaria (2017). Navab Siraxh-ud-Daulah (në bengalisht). Prothoma Publications.
- ^ Muntassir Mamun (2003). Dhaka Samagra (në bengalisht). Vëll. 1. Ananya.
- ^ Jatindra Mohan Roy; Kedarnath Mazumder (2003). Dhakar Itihas (në bengalisht). Vëll. 1. Dey’s Publishings.
Bibliografia
Redakto- Muntassir Mamun (2003). Dhaka Samagra (në bengalisht). Vëll. 1. Ananya.
- Jatindra Mohan Roy; Kedarnath Mazumder (2003). Dhakar Itihas (në bengalisht). Vëll. I. Dey’s Publishings.
- Abul Kalam Mohamad Zakaria (2017). Navab Siraxh-ud-Daulah (në bengalisht). Prothoma Publications.