Toka jonë (film)
Toka jonë Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Toka jonë |
Vendi i prodhimit | Petroshan Shkodër Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1964 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 73:57 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Hysen Hakani |
Skenari | Peçi Dado |
Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
Kameramani | Dhimitër Anagnosti |
Drejtori artistik | Shyqyri Behri |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e re |
Aktorë kryesorë | |
Marie Logoreci Mario Ashiku Loro Kovaçi Vangjel Heba | |
Aktorët tjerë | |
Roza Anagnosti Gaqo Spiro |
Filmi "Toka Jonë" u prodhua në vitin 1964.
- Regjisor: Hysen Hakani
- Skenari:Peçi Dado
- Producent: Kinostudioja “Shqipëria e Re”
- Muzika: Çesk Zadeja
Përmbajtja e filmit
RedaktoNgjarjet zhvillohen në një fshat të Shqipërisë së Veriut gjatë viteve të para pas Çlirimit. Pas shumë vitesh Loke kthehet te fëmijët e saj me shpresën për të jetuar së bashku me ta tani. Por djali i saj i madh, Leka, duke qenë nën vazhdimin e kulakut Tuç Marku, e përzë sërish nga shtëpia. Tuç ka luajtur një rol të lig në shkatërrimin e familjes së Gjokës. Murrashi, i cili është vëllai më i vogël, ekspozon Tuçin dhe në familje vendoset harmoni e plotë. Pushteti i popullit po bën realitet ëndrrën shekullore të fshatarit: Reformën Agrare. Për të mbrojtur pronat e tij, Tuç instingtes Vata, një njeri i një të shkuare të errët, për të vrarë Murrashin. Krimi zgjon indinjatën e të gjithë fshatit. Fshatarët likuidojnë banditët dhe e kapin të gjallë Tuç Makun.
“Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh.”
Aktorët në role
Redakto- Loro Kovaçi ............Tuçi
- Mario Ashiku............Leka
- Marie Logoreci .........Lokja
- Vangjel Heba ...........Murashi
- Roza Anagnosti .........Filja
- Luigjina Leka ..........Mara
- Gaqo Spiro .............Meti
- Qemal Mehmeti ..........Vata
- Ndoc Sheldija ..........Gjon Bardhi
- Enver Dauti ............Bardhoku
- Tef Pali ...............Pali
- Mihal Stefa ............mullisi
- Besim Levonja ..........roja
- Lazër Vlashi ...........prifti
- Luan Qerimi ............cubi
në episode
Redakto- R. Nenshati ........
- Çesk Vuksani ........
- Qenan Toro ........
- Zef Makashi ........
- Ilia Shyti ........
- Neki Shkaba ........
- Xhevat Serezi ........
- V. Peci ........
- Seit Boshnjaku ........
- R. Fisniku ........
- I. Shomo ........
- Gjon Karma ........