Ungjilli i Mateut
Mbarë tradita kishtare që arrin deri në shek.I na siguron se autori i ketij Ungjilli është Mateu, njëri nga të Dymbëdhjetët. Ky Ungjill u shkrua së pari në gjuhën aramaike për te krishterët e kthyer prej hebrenjve. Më vonë,a prej vetë autorit,apo prej ndonjë nxënësi,nën drejtim të vetë autorit,u shkrua greqisht. Tek ne arriti vetëm në gjuhën greke.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/sq/thumb/a/a0/Mateu_Ungjilltar.jpg/200px-Mateu_Ungjilltar.jpg)
Ka pasur ndikim të madh në vjetërsinë e krishterë pse i kushton shumë kujdes fjalëve dhe mësimit të Jezusit. Ndër katër Ungjijtë, ky është më i ploti dhe më mirë i sistemuar.
Ungjilli i Mateut është i përqëndruar në Personin e Jezu Krishtit: Ai është Krishti-Mesia. Është profeti i Mbretërisë qiellore (4,17-23); është Biri i Atit qiellor (11,25-27); Biri i Davidit (20,30;21,16;22,41). Mbi Të vërtetohet profecia e Isaisë mbi Shërbëtorin Pësimtar të Jahveut (16,24) për themelimin e Besëlidhjes së Re (26,26-27). Jezusi ka hyrë në lavdinë e vet dhe rishtas do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.
Duhet të jetë shkruar rreth vitit 70.
- Plani:
I. Lindja dhe fëmijëria e Jezusit (1,1-2,23) II. Shpallja e Mbretërisë qiellore (3,1-7,29) III. Predikimi i Mbretërisë qiellore (8,1-11,1) IV. Misteri i Mbretërisë qiellore (11,2-13,52) V. Kisha-fryti i parë i Mbretërisë qiellore (13,53-18,35) VI. Ardhja e Mbreterisë qiellore nuk do të vonojë (19,1-25-46) VII. Mundimet dhe ngjallja e Jezusit (26,1-28,20)
Referimet
RedaktoRef: Marrë nga Shkrimi Shenjt,përktheu dhe shtjelloi:Dom Simon Filipaj,Botuar nga K.I.Sh.,Tiranë,2011
Lidhje të jashtme
Redakto- Ungjilli i Mateut në shqip;
- Shkrimet - Ungjilli sipas Mateut Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine