Vasian Lami (lindur më 20 maj 1957 në Tiranë) është aktor në Teatrin Kombëtar[1] me aktivitet teatral dhe në kinema, regjisor[2] dhe dublues filmash shqiptar[3]. Diplomohet në vitin 1982 për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë me nota të shkëlqyera. Që nga ky vit punon në Teatrin Kombëtar duke realizuar gjatë kësaj periudhe një galeri rolesh jo vetem në teatër, por edhe në film. Ka mbledhur në arkivin e tij artistik mbi pesëdhjetë role. Ka luajtur në filma dhe pjesë teatrale, përkrah korifejve të kinemasë shqiptare, Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Tinka Kurtit, Pjetër Gjokës apo Ndrekë Lucës. Personazhi i tij i parë në teatër është roli i Jakobinit tek drama "Shpërthime pranverore" e Bashkim Hoxhës, por ka pasur aktivitet të dendur deri tani, duke interpretuar në pjesë të Sofokliut,[4] Shekspirit,[5] Sam Shepardit,[6] Vaclav Havelit[7] apo Viktor Hygosë.[8] Në kinematografi debutoi tek "Qortimet e Vjeshtes". Është i martuar dhe ka një vajzë,[3][nevojitet citimi] dhe së fundmi, bashkë me aktorë të tjerë të njohur, luajti në filmin e 2015-ës "De l'autre côté de la mer" (Në anën tjetër të detit) të regjisorit zviceran Pierre Maillard.[9]

Filmografia

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Struktura". Teatri Kombëtar. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2017. Marrë më 16 maj 2017.
  2. ^ "The last Coffee" (në anglisht). Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2016.
  3. ^ a b "Kopje e arkivuar". Big Albania. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)[lidhje e vdekur përfundimisht]
  4. ^ "Electra - Sophocles" [Elektra - Sofokliu]. Teatri Kombëtar i Greqisë së Veriut (në anglishte britanike). Marrë më 2025-02-06.
  5. ^ http://shakespearesblog.webstarsltd.com/henry-vi-part-2-by-randall-martin/[lidhje e vdekur përfundimisht]
  6. ^ ""Mallkimi i fukarenjve", premierë në skenën e Teatrit Kombëtar". Panorama Plus. 2025-02-06. Marrë më 2025-02-06.
  7. ^ "Vaclav Havel, këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar". Gazeta Shqip. Marrë më 2025-02-06.
  8. ^ Kadaifçiu, Oltion (15 maj 2017). "Borxhiat duan dhe pak më shumë gjak". jo jo, prit, se ... Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 maj 2017.
  9. ^ Tsui, Clarence (2015-11-06). "'Across the Sea' ('De l'autre cote de la mer'): Tirana Review". The Hollywood Reporter (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-06.