Wikipedia

enciklopedia e lirë në rrjet që gjithkush mund ta redaktojë

Wikipedia (sqt. Uikipedia; ose Vikipedia) është një enciklopedi online falas e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet i vullnetarëve, të quajtur si Wikipedianë, përmes bashkëpunimit të hapur dhe sistemit të redaktimit MediaWiki, që bazohet mbi modelin wiki. Wikipedia është vepra informative më e madhe dhe më e lexuar në histori,[3][4] dhe renditet vazhdimisht si një ndër dhjetë faqet më të vizituara në internet; që prej dhjetor 2024, u rendit i pesti nga Semrush dhe i shtati nga Similarweb.[5] and seventh by Similarweb.[6] Ai u themelua më 15 janar 2001 për gjuhën angleze nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger, dhe që prej 2003-tës strehohet nga Fondacioni Wikimedia, një organizatë jofitimprurëse amerikane e financuar nga lexuesit, dhe kompania e saj mëmë.[7]

Wikipedia
Një sferë jo e plotë e përbërë prej copëvetë mëdha të bardha të enigmës. Çdo pjesë e enigmës përmban një glif nga një sistem i ndryshëm shkrimi, me çdo glif të shkruar në të zezë.
Shenja e fjalëve të Wikipedisë që shfaq emrin Wikipedia, të shkruar me shkronja të mëdha. W-ja dhe A-ja kanë të njëjtën lartësi dhe të dyja janë më të mëdha se shkronjat e tjera të cilat janë gjithashtu të gjitha e njëjta lartësi. Shenja gjithashtu shfaq sloganin e Wikipedisë në anglisht: "Enciklopedia e Lirë".
Screenshot
Ballina e Wikipedisë në kompjuter
Webfaqjawww.wikipedia.org
KomercialJo
Tipi i faqesEnciklopedi në internet
RegjistrimSipas dëshirës
Gjuha(t) e gjendshme257 botime aktiv (276 total)[1]
Content licenseCC Attribution / Share-Alike 4.0
Shumica e tekstit është e licensuar edhe nën GFDL; licensimi i mediave dallon
Written in[2]
PronariFondacioni Wikimedia (prej 2003)
Krijuar ngaJimmy Wales, Larry Sanger
Lëshuar më15 janar 2001; 24 vite më parë (2001-01-15)
Gjendja e tanishmeAktive

Ajo nisi vetëm në gjuhën angleze, e pastaj u rrit në më shumë se 300 gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe. Wikipedia anglisht është më e madhja e të gjitha edicioneve, me afro 7 milionë artikuj. Gjithsej Wikipedia përmban mbi 64 milionë artikuj në të gjitha gjuhët, dhe tërheq mbi 1.5 miliardë vizita unike, si dhe 13 milionë redaktime në muaj (rreth 5 redaktime në sekondë) që prej muajit prill 2024.[W 1]

Gjithçka në Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse.

Wikipedia është lavdëruar për demokratizimin e dijes, gjerësinë e mbulimit të vet, strukturën si dhe kulturën e saj unike. Ajo është bllokuar prej disa qeverive kombëtare, duke filluar nga artikujt specifikë deri tek faqja e tërë.[8] Edhe pse redaktorët vullnetarë të Wikipedisë kanë shkruar hollësisht rreth një game të gjerë të temave, enciklopedia është kritikuar për paragjykime sistematike, siç është mosbarazia gjinore kundër grave dhe mosbarazia gjeografike kundër Jugut Global (Eurocentrizmi). Përderisa është kritikuar besueshmëria e Wikipedisë gjatë viteve 2000, ajo është përmirësuar ndër kohë dhe ka marrë lavdata me kalimin e kohës duke u bërë një faqe e rëndësishme për kontrollimin e fakteve. Artikujt rreth lajmeve të fundit qasen shpesh si burime për informatat e aktualizuara shpejt rreth asaj ngjarjeje.

Wikipedia shqip

Redakto
 
Wikipedia-Logo Shqip


Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 101.504 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 75-të në rangun Meta.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Lista e Wikipedia-ve
  2. ^ "Developer hub". MediaWiki (në anglisht). Marrë më shtator 9, 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ "Wikipedia is 20, and its reputation has never been higher". The Economist (në anglisht). 9 janar 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 25 shkurt 2021.
  4. ^ Anderson, Chris (8 maj 2006). "Jimmy Wales – The 2006 Time 100". Time (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2022. Marrë më 11 nëntor 2017.
  5. ^ "Most Visited Websites in Worldwide 2024" (në anglisht). Semrush. dhjetor 2024. Marrë më 15 janar 2025.
  6. ^ "Most viewed website" (në anglisht). Similarweb. Marrë më 15 janar 2025.
  7. ^ Seitz-Gruwell, Lisa (23 tetor 2023). "7 reasons you should donate to Wikipedia" (në anglishte amerikane). Wikimedia Foundation. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2023. Marrë më 27 dhjetor 2023.
  8. ^ Treisman, Rachel (1 prill 2022). "Russia threatens to fine Wikipedia if it doesn't remove some details about the war". NPR (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2022. Marrë më 22 janar 2023.

Lidhje të jashtme

Redakto


Projekte të Wikimedia Foundation
Wikibooks • Wikimedia Commons • Wiktionary • Wikinews • Wikipedia • Wikiquote • Wikisource • Wikispecies • Meta-Wiki


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "W", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="W"/>