Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/36
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/sq/thumb/7/73/Kjo_eshte_Presheva_Jone%21.jpg/300px-Kjo_eshte_Presheva_Jone%21.jpg)
Presheva është qytet shqiptar nё Serbi në jug-lindje të Kosovës. Presheva është qendra e Komunës së Preshevës që perbёhet nga 35 vendbanime. Qyteti dhe komuna janë me popullsi shumicë shqiptare. Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Preshevë. Presheva, emrin që ka sot, mendohet se e ka nga fjala latine Presh-Purri dhe Eva-fushë, pra Preshevë d.m.th « Fusha e Purrinjëve ». Një tjetër supozim është ai i prapashtesës Evo në gjuhen serbe që tregon vendndodhjen gjë e cila do të thotë « Vendi i Purrinjëve ».