YouTube
YouTube është një platformë në internet që merret me shpërndarjen e videove, e themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim më 14 shkurt 2005. Në nëntor 2005 ata fituan kapital nga Sequoia Capital kështu që në muajin dhjetor përfundimisht u lëshua për përdorim.
Webfaqja | youtube |
---|---|
Tipi i faqes | Platformë online e videos |
Gjuha(t) e gjendshme | anglisht, dhe afro 80 gjuhë të tjera |
përdoruesit | 2.514 miliardë përdorues aktiv në muaj (January 2023) |
Written in | Python (themeli/API), C (përmes CPython), C++, Java (përmes platformës Guice), Go, JavaScript (UI) |
Pronari | Alphabet Inc. |
Krijuar nga | Chad Hurley Steve Chen Jawed Karim |
Lëshuar më | 14 shkurt 2005 |
Gjendja e tanishme | Aktive |
Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si anëtarë të parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO (shefë ekzekutivë).
Më 13 nëntor 2006, YouTube iu është shitur kompanisë Google LLC për 1.65 miliardë dollarë amerikanë.
Nga të dhënat e vitit 2022, YouTube ka mbi 800 milionë video në mesin e 37 milionë kanaleve në platformë. Pjesa më e madhe e videove ngarkohet në YouTube nga përdorues të ndryshëm individë dhe pjesa tjetër nga kompanitë multimediale si CBS, BBC, VEVO etj, të cilat i ofrojnë materialet e tyre në këtë platformë.
Historia
RedaktoThemelimi dhe rritja fillore (2005–2006)
RedaktoYouTube u themelua nga Steve Chen, Chad Hurley, dhe Jawed Karim. Të tre ishin punëtorë të hershëm të PayPal-it, që i la të pasuruar pasi kompania u ble nga eBay. Hurley studioi dizajnin në Universitetin e Indianës së Pensilvanisë, dhe Chen e Karim studiuan shkencën kompjuterike së bashku në Universitetin e Illinoit Urbana-Champaign.[1]
Sipas rrëfimit të përsëritur shpesh në media, Hurley dhe Cheni e zhvilluan idenë për YouTube gjatë muajve të hershëm të 2005-tës, pasi patën probleme me ndarjen e videove të xhiruara të një ahengu në banesën e Chenit në San Francisko. Karimi nuk mori pjesë në atë aheng dhe mohoi që ka ndodhur ngjarja, mirëpo Cheni komentoi që ideja e themelimit të YouTube-it pas një ahengu darke "me shumë gjasa u përforcua nga idetë e marketingut rreth krijimit të një rrëfimi të ëmbël".[2]
Karimi tha që frymëzimi për YouTube-in erdhi nga polemika e Super Bowl 38-shit, kur Justin Timberlake ia shpalosi shkurtimisht gjoksin këngëtares Janet Jackson në shfaqjen meskohore. Karimi nuk mund të gjente video klipe të atij incidenti si dhe cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004 në internet, që çoi në idenë e një faqe për ndarjen e videove.[3][4] Hurley dhe Cheni thanë që ideja origjinale për YouTube-in ishte një variant video të një shërbimi të takimeve në internet, dhe u ndikua nga faqja Hot or Not.[2][5] Ata krijuan postime në Craigslist duke i kërkuar grave tërheqëse që të postojnë nga një video për vetveten në YouTube për një shpërblim 100 dollarësh.[6] Vështirësia e gjetjes së videove për takim ia ndërroi planet treshes, duke pranuar eventualisht që të marrin çdo lloj videoje.[7]
YouTube filloi si një startup teknologjik i financuar nga sipërmarrjet me kapital. Mes nëntorit 2005 dhe prillit 2006, kompania mbledhi të holla nga investuesit e ndryshëm, dy më të mëdhenjtë duke qenë Sequoia Capital dhe Artis Capital Management.[8][9] Selia e hershme e YouTube-it ishte mbi një piceri dhe një restorant japonez në San Mateo, Kaliforni.[10] Në shkurt 2005, kompania aktivizoi adresën www.youtube.com
.[11] Videoja e saj e parë u postua më 23 prill 2005. E titulluar "Me at the zoo" (Unë te kopshti zoologjik), ajo shfaq bashkëthemeluesin Jawed Karim në Kopshtin Zoologjik të San Diegos dhe akoma mund të shihet në këtë faqe.[12][13] Po atë ditë, kompania lansoi një beta publike dhe kur erdhi nëntori, një reklame e kompansë së këpucëve Nike-t me Ronaldinhon u bë videoja e parë që arriti gjithsej një milionë shikime.[14][15] Lansimi zyrtar i faqes ishte më 15 dhjetor 2005, deri kur po fitonte 8 milionë shikime në ditë.[16][17] Pati një kufi prej 100 megabajtave për videot, që dilte jo më shumë se 30 sekonda.[18]
YouTube s'ishte faqja e parë për ndarjen e videove; Vimeo u lansua në nëntor 2004, mirëpo ajo faqe qëndroi një projekt anësor i zhvilluesve të platformës komedike CollegeHumor.[19] Javën e lansimit të YouTube-it, emisioni nga NBCUniversal Saturday Night Live postoi aty një skeç me titullin "Lazy Sunday" (E Diela Dembele) nga treshja The Lonely Island. Përveç se ndihmoi në shikueshmërinë afatgjate në televizion dhe internet, statusi i "Lazy Sunday"-t si video virale e hershme e përforcoi rolin e YouTube-it si faqe e rëndësishme.[20] Postimet jozyrtare të skeçit në YouTube sollën më shumë se pesë milionë shikime gjithsej deri në shkurt 2006, para se u hoqën nga NBCUniversal dy muaj më vonë sipas shqetësimeve të të drejtës së autorit.[21] Edhe pse u fshinë eventualisht, këto postime kopje ndihmuan të zgjerojnë shtrirjen e YouTube-it dhe rezultoi në postimin e më shumë përmbajtjeve të palës së tretë.[22][23] Faqja u rrit shumë shpejt; në korrik 2006, kompania kumtoi se më shumë se 65,000 video të reja po postoheshin çdo ditë dhe se po merrte 100 milionë shikime çdo ditë.[24]
Zgjedhja e emrit youtube.com
e shporri në probleme për një faqe të emërtuar ngjashëm, utube.com
(që shqiptohej njëjtë). Pronari i asaj faqeje, Universal Tube & Rollform Equipment, paditi YouTube-in në nëntor 2006, pasi po ngarkohej shumë prej njerëzve që kërkonin YouTube-in. Si pasojë, Universal Tube e ndërroi uebfaqen e vet në utubeonline.com
.[25][26]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "YouTube founders now superstars". The Sydney Morning Herald (në anglisht). tetor 11, 2006. Arkivuar nga origjinali më prill 13, 2021. Marrë më mars 18, 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Cloud, John (dhjetor 25, 2006). "The YouTube Gurus". Time. Arkivuar nga origjinali më maj 16, 2017. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Hopkins, Jim (tetor 11, 2006). "Surprise! There's a third YouTube co-founder". USA Today. Arkivuar nga origjinali më tetor 4, 2012. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ McAlone, Nathan (tetor 2, 2015). "Here's how Janet Jackson's infamous 'nipplegate' inspired the creation of YouTube". Business Insider. Arkivuar nga origjinali më prill 18, 2024. Marrë më prill 13, 2024.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Earliest surviving version of the YouTube website Wayback Machine, April 28, 2005. Retrieved June 19, 2013.
- ^ "r p 2006: YouTube: From Concept to Hypergrowth – Jawed Karim". prill 22, 2013. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 21, 2021 – nëpërmjet YouTube.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Dredge, Stuart (mars 16, 2016). "YouTube was meant to be a video-dating website". The Guardian. Arkivuar nga origjinali më janar 28, 2021. Marrë më mars 15, 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Helft, Miguel; Richtel, Matt (tetor 10, 2006). "Venture Firm Shares a YouTube Jackpot". The New York Times. Stampa:Catalog lookup link. Arkivuar nga origjinali më mars 11, 2021. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "YouTube founders now superstars". The Sydney Morning Herald (në anglisht). tetor 11, 2006. Arkivuar nga origjinali më prill 13, 2021. Marrë më mars 18, 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Kehaulani Goo, Sara (tetor 7, 2006). "Ready for Its Close-Up". The Washington Post. Arkivuar nga origjinali më prill 2, 2019. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Whois Record for
www.youtube.com
". DomainTools. Arkivuar nga origjinali më prill 2, 2019. Marrë më prill 1, 2009.{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Alleyne, Richard (korrik 31, 2008). "YouTube: Overnight success has sparked a backlash". The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më janar 10, 2022. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ jawed (prill 23, 2005). "Me at the zoo". YouTube. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 21, 2021. Marrë më gusht 3, 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Hurley Declaration" (PDF). fq. 2. Marrë më tetor 13, 2024.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Cross Bar". Wayback Machine. tetor 21, 2005. Arkivuar nga origjinali më nëntor 26, 2005. Marrë më janar 31, 2025.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "YouTube: a history". The Daily Telegraph. prill 17, 2010. Arkivuar nga origjinali më janar 10, 2022. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Dickey, Megan Rose (shkurt 15, 2013). "The 22 Key Turning Points in the History of YouTube". Business Insider. Arkivuar nga origjinali më maj 12, 2017. Marrë më mars 25, 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Graham, Jefferson (nëntor 21, 2005). "Video websites pop up, invite postings". USA Today. Arkivuar nga origjinali më prill 12, 2022. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Pullen, John Patrick (shkurt 23, 2011). "How Vimeo became hipster YouTube". Fortune. Arkivuar nga origjinali më nëntor 8, 2020. Marrë më maj 8, 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Novak, Matt (shkurt 14, 2020). "Here's What People Thought of YouTube When It First Launched in the Mid-2000s". Gizmodo. Arkivuar nga origjinali më janar 26, 2021. Marrë më shkurt 14, 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Biggs, John (shkurt 20, 2006). "A Video Clip Goes Viral, and a TV Network Wants to Control It". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më mars 8, 2021. Marrë më shkurt 14, 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Wallenstein, Andrew; Spangler, Todd (dhjetor 18, 2015). "'Lazy Sunday' Turns 10: 'SNL' Stars Recall How TV Invaded the Internet". Variety. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 14, 2020. Marrë më prill 27, 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Higgens, Bill (tetor 5, 2017). "Hollywood Flashback: 'SNL's' 'Lazy Sunday' Put YouTube on the Map in 2005". The Hollywood Reporter. Arkivuar nga origjinali më nëntor 17, 2020. Marrë më prill 27, 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "YouTube serves up 100 million videos a day online". USA Today. korrik 16, 2006. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 31, 2018. Marrë më mars 26, 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Zappone, Christian (tetor 12, 2006). "Help! YouTube is killing my business!". CNN. Arkivuar nga origjinali më janar 9, 2021. Marrë më nëntor 29, 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Blakely, Rhys (nëntor 2, 2006). "Utube sues YouTube". The Times. London. Arkivuar nga origjinali më prill 3, 2007. Marrë më nëntor 29, 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull nga tema e Internetit është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar. |