Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë më 9 shkurt 2025 për të zgjedhur 120 anëtarët e Kuvendit.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, 2025
Kosova
← 2021 9 shkurt 2025

120 ulëse në Kuvend
61 ulëse nevojiten për shumicën ulëse nevojiten për shumicën
Partia Lideri % Ulëse ±
Listat shqiptare (100 ulëse)
LVV Albin Kurti 54
PDK Bedri Hamza 18
LDK Lumir Abdixhiku 16
AAK-NISMA Ramush Haradinaj 8
Koalicioni për Familjen Eman Rrahmani 4
Listat e pakicës (20 ulëse)
Lista Serbe Zlatan Elek 10
KDTP Fikrim Damka 2
Koalicioni Vakat Bahrim Šabani 1
IRDK Elbert Krasniqi 1
RI Gazmend Salijević 1
NDS Emilija Redžepi 1
SDU Duda Balje 1
JGP Adem Hodža 1
PAI Bekim Arifi 1
LPRK Erxhan Galushi 1
Këtu listohen partitë që marrin ulëse. Shikojini të gjitha rezultatet poshtë.

Konteksti

Redakto

zgjedhjet e 2021-tës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) fitoi 58 ulëse.[1] Ata krijuan një koalicion me parti të vogla për të formuar një Qeveri.[2]

Sistemi zgjedhor

Redakto

120 pjesëtarët e Kuvendit përzgjedhen nga një sistem përfaqësor me listë të hapur për një mandat katërvjeçar, me 20 ulëse të rezervuara për pakica etnike.[3][4] Ulëset përcaktohen përmes metodës Sainte-Laguë me një prag prej 5%.[5]

Data e zgjedhjeve

Redakto

Sipas kushtetutës, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen jo më vonë se 30 ditë dhe jo më herët se 45 ditë para skadimit të mandatit të parlamentit dalës.[6] Më 31 korrik 2024, Presidentja Vjosa Osmani ftoi formalisht udhëheqësit e subjekteve politike për një mbledhje konsultuese rreth vendosjes së datës.[7][8] Në ftesën e saj, Osmani nënvizoi që, konform kushtetuës dhe kodit elektoral, zgjedhjet duhet të mbahen mes 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025.[7][9] Opozitarët, si Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Memli Krasniqi i Partisë Demokratike së Kosovës (PDK), lobuan që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, ndërsa Mimoza Kusari-Lila e Alternativës propozoi shtyrjen e zgjedhjeve deri në 9 ose 16 shkurt, duke cekur shqetësime logjistike në lidhje me periudhën pas festave.[10] Kryeministri, njëherësh udhëheqës i Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti nuk mori pjesë në mbledhjen konsultuese për shkak të një angazhimi paraprak.[11] Si përfundim, më 16 gusht, Osmani kumtoi që zgjedhjet do të mbaheshin më 9 shkurt 2025.[12][13][14]

Referime

Redakto
  1. ^ esaam (29 prill 2021). "Kosovo: Post- Election Analysis of February 2021 Parliamentary Elections". NDI (në anglisht). Marrë më 8 shkurt 2025.
  2. ^ "Kurti elected prime minister for the second time". Prishtina Insight (në anglishte amerikane). 22 mars 2021. Marrë më 8 shkurt 2025.
  3. ^ Kushtetuta 2020, f. 20, Neni 64.
  4. ^ "Country Profile: Kosovo". IFES Election Guide (në anglisht).
  5. ^ Ligji nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Neni 111.2
  6. ^ Kushtetuta 2020, f. 21, Neni 66.
  7. ^ a b "Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve". Koha. 26 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  8. ^ "Në Kosovë fillojnë konsultimet për datën e zgjedhjeve". Radio Evropa e Lirë. 31 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  9. ^ Berisha, Arjana; Halili, Mediana (31 korrik 2024). "Osmani përmend datat e mundshme për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë". Kallxo. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  10. ^ "Opozita pajtohet që 26 janari të jetë data e zgjedhjeve". Koha. 31 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  11. ^ Halili, Mediana (5 gusht 2024). "Vetëvendosje për datën e zgjedhjeve: Konsultimet do të vazhdojnë". Kallxo. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  12. ^ "Presidentja Osmani shpallë datën 9 shkurt 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare për Kuvendin e Kosovës". Presidenca. 16 gusht 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  13. ^ "Zgjedhjet e rregullta parlamentare, më 9 shkurt". Radio Evropa e Lirë. 16 gusht 2024. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.
  14. ^ Sulaj, Agim (16 gusht 2024). "Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025". Prishtina: Anadolu Agency (AA). Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.

Burimet

Redakto