Zbulimi portugez i rrugës detare të Indisë

Udhëtimi i I-rë detar nga Evropa në Indi, realizuar nga portugezi Vasco da Gama

Zbulimi portugez i rrugës detare për në Indi ishte udhëtimi i parë i rregjistruar drejtpërdrejtë nga Evropa për në Nënkontinentin Indian, duke kaluar Kepin e Stuhive.[2] Ekspedita që e kreu e para, më pas e njohur si Armada e Parë Portugeze e Indisë, komandohej nga eksporatorit portugez Vasco da Gama, dhe u pajis me urdhër të mbretit Manueli I i Portugalisë në vitet 14951499. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Epokës së Zbulimeve dhe Perandorisë Portugeze, duke nisur tregtinë detare portugeze në Bregdetin e Malabarit dhe pjesëve të tjera të Oqeanit Indian, praninë ushtrarake dhe ngulimin e portugezëve në Goa dhe Bombei.[3][4]

Armada e Parë Portugeze e Indisë
Vasco da Gama gjatë mbërritjes së tij në Indi në maj 1498, duke bartur flamurin e përdorur gjatë udhëtimit të parë detar në këtë pjesë të botës: stemën e Portugalisë dhe Kryqin e Urdhërit të Krishtit, sponsorët e lëvizjes së zgjerimit të iniciuar nga Henrik Navigatori
LlojiFlotë detare
Radhae I-ra
Pjesë eArmadat Portugeze të Indisë
ObjektiviTejkalimi i Kepit të Stuhive dhe zbulimi i rrugës detare për në Indi, duke i ardhur rrotull Afrikës
Data e nisjes8 korrik 1497
Vendi i nisjesLisbonë
Data e kthimit12 korrik 1499 (rikthimi i da Gamës më 31 gusht 1499)
Vendi i kthimitLisbonë
RrjedhojatZbulimi i rrugës detare të Indisë, duke nisur Portugalisht: Carreira da Índia[1] * Formimi i Armadave Portugeze të Indisë për të nisur itineraret tregtare me Inditë Lindore
Numri i njerëzve170 veta
KomandantVasco da Gama
Anije4
FinacimiKurora Portugeze
E paraprirë ngaEkspedita e Bartolomeo Diazit
Armada pasueseArmada e Dytë Portugeze e Indisë

Ajo hap të ashtuquajturën Carreira da Índia ("Rruga për në Indi"), tani e njohur si "Rruga e Kepit", duke nisur praninë detare dhe tregtare portugeze në Oqeanin Indian (Goa, Koçi, Inditë Lindore, etj.).[1][5]

Konteksti

Redakto
 
Preste João (Prifti Gjon) nga Diogo Homem, 1558, në Biblioteca Britanica

Erëzat (kanella, xhenxhefili, karafilat indonezianë (Syzygium aromaticum), piperi dhe kurkuma) ishin konsideruar gjithmonë si ari i Indive Lindore: prodhime të vështira për tu kultivuar në Evropë, të transportuara përgjatë rrugëve shumë të gjata të karvaneve dhe tregtarë me përvojë që vinin nga Lindja, ato ishin monopol shekullor i tregtarëve italianë (veçanërisht Venecia dhe Gjenova).[6][7]

Një tregtar i Lisbonës e përshkroi rrugën tokësore të erëzave si vijon: vetëm tregjet e Venecias dhe Gjenovës pastaj i shpërndanin këto erëza në të gjithë Evropën, me kosto të madhe dhe pa garanci mbërritjeje.[8] Në vitin 1453, me pushitimin e Kostandinopojës nga osmanët, tregtia veneciane dhe gjenoveze u pakësua mjaftë. Avantazhi i portugezëve në vendosjen e një Rruge të re të Erëzave u përfytyrua si një burim joshës të ardhurash për Kurorën Portugeze. Por nuk u kufizua të konsideronte vetëm një rrugë detare oqeanike përgjatë brigjeve afrikane.

Përparësia e portugezëve për të krijuar një rrugë detare, virtualisht të lirë nga sulmet – megjithatë, e mbuluar me rreziqe në det – e tregoi veten shpërblyese dhe parashikonte të ardhura të mëdha për Kurorën Portugeze në të ardhmen. Portugalia i lidhi drejtpërdrejtë rajonet që prodhonin erëza me tregjet e saj evropianë.

 
Hartë e mbretërisë së supozuar të Preste João (Priftit Gjon), e paraqitur si në rajonin e Etiopisë

Rreth vitit 1481, João Afonso of Aveiro u përpoq të zhvillonte një eksplorim të mbretërisë së Beninit duke mbledhur informacione rreth princit pothuajse legjendar Ogané, mbretëria e të cilit gjendej larg, në lindje të Beninit. Ai mendohej se ishte i krishter dhe që gëzonte respekt dhe pushtet të madh. Thuhej se mbretëria e Beninit, ku Ogané kishte selinë e tij ishte njëzet hëna larg, e cila, sipas rrëfimeve të João de Barros, korrespondonte me dyqind e pesëdhjetë lega.

I ngazëllyer nga lajmi, mbreti Zhoao i II nisi në vitin 1487, Frei António de Lisboa dhe Pedro de Montarroio për të gjetur në Lindje informacione të reja që mund të gjenin vendndodhjen e Priftit Gjon, që dukej se përputhej me përshkrimin që rridhte nga princi Ogané.[9] Por misioni ngeci në Jeruzalem, ku dy portugezët, duke mos njohur arabishten, kishin frikë të vijonin, duke u kthyer kështu në Portugali.

 
Itineraret e rëndësishme tregtare të mëndafshit dhe erëzave, të bllokuara nga Perandoria Osmane që në 1453 pushtoi Perandorinë Bizantine, duke i shtyrë kështu evropianët të kërkonin një rrugë detare nga Atlantiku, nëpër brigjet e Afrikës

Mbreti Zhoao nuk u dorëzua dhe, me kujdes të madh dhe fshehtësi, përgatiti eksploratorë të rinjë dhe më të zotë: Afonso de Paiva, nga "Castelo Branco", dhe Pêro da Covilhã. Ata e vijuan udhëtimin e tyre duke kaluar nëpërmjet Valencias, Barcelonas, Napolit, Rodosit, Aleksandrisë, Kajros dhe Adenit, ku rrugët e tyre u ndanë: Afonso de Paiva u drejtua për në Etiopi, ndërsa Pêro da Covilhã për në Indi. Asnjë nga të dy nuk u kthye, por informacionet e nevojshme për mbretin mbërritën në Lisbonë nga ndërmjetësit. Ky informacion u përdor për të fituar mbështetje për ndërmarrjen e aventurave të pritshme epike detare, në këtë pikë, e vetmja e praktikueshme, që paraqitej.

Përgatitjet e udhëtimit

Redakto
 
Vasco da Gama – pikturë postume e António Manuel da Fonseca, 1838, Museu Marítimo Nacional

Portugezët kërkonin erëza, por ato ishin shumë të shtrenjta për shkak të vështirësisë së tregtisë. Për shembull, ishte e rrezikshme dhe kohë-konsumuese të udhëtoje nga toka nga Evropa për në Indi. Ishte João i II i Portugalisë (mbretëruar në periudhën 1481-1495) që nisi të nxiste identifikimin dhe vënien në punë të një rruge detare që të lidhte drejtpërdrejtë Evropën me Azinë, më saktësisht Indinë, duke kapërcyer Kepin e Shpresës së Mirë.[10] Si pasojë, mbreti Zhoão II i Portugalisë krijoi një plan për eksplorimin me anije të bregdetit afrikan për të parë nëse India ishte e arritshme nëpërmjet lundrimit përtej Kepit dhe nëpërmjet Oqeanit Indian.

Motivimi ishte i dyfishtë: nga një anë, të garantohej një furnizim erëzash me kosto më të përballueshme, nga ana tjetër ti sigurohej Mbretërisë së Portugalisë një monopol i ri tregtinë e erëzave. Lëvizja do të ishte kurorëzimi i denjë i dekadave të Eksplorimeve Detare Portugeze dhe investimeve navale që Kurora Portugeze, që nga kohët e Henrik Navigatorit (1394-1460), kishte promovuar duke hedhur bazat e Perandorisë Portugeze.

Më 10 tetor 1486 João i II caktoi Bartolomeu Dias, për të drejtuar një ekspeditë që do të lundronte përreth skajit jugor të Afrikës me shpresën për të gjetur një rrugë tregtare për në Indi. Lundërtari Bartolomeu Dias, e kaloi Kepin e Shpresës së Mirë dhe pikën më jugore të Afrikës në vitin 1488, por ai e shpalli të pamundur udhëtimin për në Indi duke lundruar përreth Afrikës.[10] Megjithatë, ai ndihmoi në ndërtimin e anijeve São Gabriel dhe São Rafael që u përdorën nga Vasco da Gama për të lundruar përtej Kepit të Shpresës së Mirë dhe për të arritur në Indi. Portugezët atëherë qenë të aftë të bënin një fitim të madh duke i përdorur anijet e tyre për të marrë erëza.[11]

Plani i udhëtimit parashikonte sigurimin e itinerarit. Për këtë arësye, ishte e nevojshme të vendoseshin stacione tregtare (Portugalisht: feitorias) të fortifikuara përgjatë rrugës. Misioni i besuar admiralit të ekspeditës, i furnizuar sipas nevojës me dhurata dhe kredenciale diplomatike përveç mjeteve të thjeshta lundruese, ishte të vendoste kontakte tregtare me sovranët e huaj që do të haste.

 
Pretendimi i Mare clausum Iberik, gjatë Epokës së Zbulimeve

Gjithësesi, ky zhvillim nuk shihej mirë nga klasat e larta. Gjatë Portugalisht: Cortes de Montemor-o-Novo të viti 1495, u shfaq një kundërshtim i fortë, i dukshëm, i fisnikërisë ndaj projektit ambicioz mbi udhëtimin që João II kishte përgatitur hollësisht. Kjo pikëpamje ishte e kënaqur me tregtinë me Guinenë dhe Afrikën Veriore duke iu frikësuar sfidave të krijuara nga ruajtja e territoreve të mundshme të përtejdetit, si dhe nga kostoja e përfshirë në nisjen dhe ruajtjen e rrugëve detare. Ky pozicion mishërohej në personazhin e Portugalisht: Velho do Restelo (Plakut të Restelos) që shfaqet te "Lusiadët" (Portugalisht: Os Lusíadas) e poetit epik portugez Luís Vaz de Camões, duke kundërshtuar nisjen e armadave. Os Lusíadas shpesh është konsideruar si vepra më e rëndësishme e letërsisë portugeze. Ajo celebron zbulimin e rrugës detare për në Indi nga eksploruesi portugez Vasco da Gama.

Por nuk qe gjatë mbretërimit të Joãos së II që ky projekt u realizua, që tashmë po përballej me një kundërshtim të fortë nga oborri. Sipas planit origjinal, Zhoão II kishte caktuar babain e Vasco-s, Stephen da Gamën, për të drejtuar armadën; por në kohën e vënies në jetë të planit, të dy, si Stefano, ashtu dhe mbreti Zhoao kishin vdekur.[12]

Plani u vu në jetë vetëm në kohën e pasuesit të tij, Manuelit të I, i cili qëlloi që nuk ndante mendimin e përgjithshëm se rrugët detare ishin mjete të mira – nëse jo më të mirat – për të mbizotëruar tregtinë me Lindjen. Megjithatë Manueli I, ndërsa mbante planin origjinal të paraardhësit të tij, vendosi të bëhej përcjellës i ëndrrës së paraardhësit duke dërguar për të pajisur flotën dhe zgjodhi Vasco da Gaman si udhëheqësin e kësaj ekspedite dhe kapitenin e armadës.

Plani i udhëtimit u parapriu problemeve të sigurisë së udhëtimit. Për këtë, ishte e nevojshme të vendoseshin stacione tregtare përgjatë rrugës dhe të ndërtoheshin fortesa. Misioni iu ngarkua kapitenit të armadës, që furnizohej me shumë dhurata dhe pajisjes për të eksploruar detet dhe kredencialet diplomatike si dhe këmbënguljen për të krijuar lidhje me monarkë të panjohur që me gjasa do të haseshin përgjatë rrugës.

Kjo ekspeditë globale u nis, më në fund, më 8 korrik 1497 dhe u përmbyll dy vjet më vonë me kthimin e anijeve në lumin Tag me lajmin e suksesit të tyre, duke i garantuar Portugalisë një pozicion të shquar detar.

Emri i anijes Kapiteni Zyrtarë Shënime
1. São Gabriel (nau) D. Vasco da Gama Pero d'Alanquer (pilot), Gonçalo Álvares (mjeshtri i bordit), Diogo Dias (shkrues) Anija admirale
2. São Rafael (nau) D. Paolo da Gama João da Coimbra (pilot), João de Sá (shkrues) Zëvendës-admirale
3. São Miguel (karavelë) Nicolau Coelho Pero Escolar (pilot), Álvaro de Braga (shkrues) E njohur në histori me nofkën Berrio
4. E pasigurtë (anije e furnizimeve) Gonzalo Nunes E destinuar të çmontohej në brigjet afrikane[13]

Kjo listë zyrtarësh bazohet kryesisht te Historia e Fernão Lopes de Castanheda,[14] Décadas e João de Barros[15] dhe Chronica e Damião de Góis.[16]

Zyrtarët ishin të gjithë navigatorë ekspertë dhe vetë Bartolomeo Diaz, veterani i lundrimit të detit të hapur në Oqeanin Atlantik, e shoqëroi ekspeditën për etapën e parë deri në Kepin e Gjelbër. Midis marinarëve (Portugalisht: marinheiros) ndodheshin dy interpretues, Fernão Martins dhe Martim Afonso de Sousa si dhe dy fretër, João Figueira dhe Pêro da Covilhã. Në tërësi, ekuipazhet ishin të përbërë nga 170 veta.

Vasco da Gama dhe kapitenët e tij dispononin harta portolane të brigjeve afrikane të njohura deri atëherë, kuadrantë, astrolabë të madhësive të ndryshme, tabela astronomike me përllogaritje – si efemeridet e Abraham Zacuto-s – busulla dhe plumbçe. Gjatë ekspeditës, gjerësia gjeografike përcaktohej nga vëzhgimi i diellit, siç pohohet nga João de Barros. Një nga katër anijet ishte caktuar për furnizimin e ushqimeve të mjaftueshme për tre vjet: biskota, fasule, mish të thatë, verë, miell, vajë ulliri, uthull dhe artikuj farmaceutikë. Për më tepër ishin parashikuar furnizime të vazhdueshme përgjatë brigjeve afrikane. Çdo anije kishte një kapiten (Portugalisht: capitão) dhe një pilot (Portugalisht: piloto), përveç anijes së furnizimit që kishte vetëm kapitenin. Dy anije kishin një skrib apo shkrues. Anija flamurtare e da Gamës, São Gabriel, bartëte admiralin (Portugalisht: capitão-mor).

 
"Vasco da Gama niset për në Indi në 1497", pikturë e Alfredo Roque Gameiro

Raportet e ditarit të bordit të anijeve paraqesin shumë përvoja unike. Gjithashtu u zbulua një florë dhe faunë e pasur. Në afërsi të Gjirit të Shën Helenës u vendosën kontakte me tribu që hanin luanë deti, balena, mish gazele dhe rrënjë bimore; ecnin të mbuluar me gëzofë dhe me armë të thjeshta të përbëra prej shtiza druri zambuxho dhe brirë kafshësh. Panë tribu që i binin fyejve rustikë në mënyrë të koordinuar, gjë që ishte një shfaqje befasuese për evropianët. Skorbuti (mungesa e viteminës C) e goditi ekuipazhin. E kaluan Mozambikun me palma që prodhonin arrëkokosi. Pavarësisht vështrirësive të udhëtimit të këtij niveli, ekuipazhi e ruajti kërshërinë dhe kurajon për të arritur sipërmarrjen dhe të shkonin mirë me personat që hasnin. Për të kapur ritmin, sulmuan anije në kërkim të pilotëve. Me robërit, kapiteni i përgjithshëm mund të negocionte ose ti vinte në punë. Dihet, falë filosofit humanist portugez Damião de Góis, se gjatë udhëtimit u vendosën pesë padrão (shtylla guri të kurorëzuar me një kryq, me një mbishkrim dhe stemën e Portugalisë): "São Rafael", në lumin Kuelimane; "São Jorge" në Mozambik; "Spirito Santo" në Malindi; "Santa Maria" në Ilhéus dhe "São Gabriel" në Kalikut. Këta monumente kishin synim të afirmonin sovranitetin portugez në këto vende në mënyrë që eksploruesit e tjerë të mbërritur të mos i merrnin për vete tokat si zbulime.

Udhëtimi

Redakto
 
Itinerari i ndjekur nga ekspedita (shënuar në të zezë). Mund të shihet gjithashtu, për krahasim, itinerari i ndjekur nga Pêro da Covilhã (në portokalli) i ndarë nga ai i Afonso de Paiva-s (blu) pas udhëtimit të gjatë bashkë (i gjelbër)

Kështu ekspedita nisi më 8 korrik 1497 nga Lisbona[17] për në Kepin e Gjelbër (Senegali i sotëm) e shoqëruar nga Bartolomeo Diaz. Linja e transportit të Lisbonës për në Kepin e Gjelbër ishte e zakonshmja dhe Oqeani Indian është përshkruar nga Álvaro Velho në këtë mënyrë: "Itinerari bregdetar deri në Malindi dhe kalimi i drejtpërdrejtë nga ky port për në Kalikut". Të mbërritur në Santiago (Kepi i Gjelbër) më 27 korrik, portugezët u riorganizuan: Diaz vijoi për në Elmina, ndërsa Gama hapi velat më 3 gusht drejt zemrës së Atlantikut për të kryer Portugalisht: volta do mar për herë të parë, që do ta çonte në Afrikën e Jugut. Gjatë kësaj ekspedite, siç pohohet nga João de Barros, gjerësitë gjeografike përcaktoheshin nga vëzhgimi diellor.

7 nëntor 1497 – pas nëntëdhjetë e gjashtë ditësh lundrimi në det të hapur,[18] Gama ankoron në Gjirin e Shën Helenës (Afrika e Jugut), ku qëndron për tu furnizuar me ujë. Riniset më 16 nëntor për në Kepin e Shpresës së Mirë që e kapërcen më 22 nëntor, duke e hedhur spirancën në Gjirin Mosel më 25 nëntor. Ngarkesa e anijes së furnizimeve, në këtë pikë, shpërndahet mes anijeve të tjera dhe ajo çmontohet se nuk është më në gjendje të lundroi.[13] Gjatë qëndrimit, admirali vendos një padrão që në fakt vendasit do ta shkatërronin pak më vonë, nën sytë e evropianëve të sapo kaluar (8 dhjetor).

25 dhjetor 1497 – pas shtatëmbëdhjetë ditësh lundrimi të pafavorshëm kundër erërave të forta me drejtim të kundërt, Gama shikon brigjet e rajonit Natal (në Afrikën e Jugut) të quajtura nga ai kështu për shkak të përkitjes së datës së gjetjes me ditën e Krishtlindjeve (Natal në portugalisht).

11 janar 1498Vasco da Gama mbërrin jugun e Mozambikut dhe kryen një qëndrim furnizimi me ujë pranë "Río do Cobre". Riniset më 16 janar dhe fillon të përshkoi Kanalin e Mozambikut. Mbërrin në Sofala, por nuk ndalon. Pranë Kuelimanes vendos padrão-n "São Rafael" dhe (25 janar) i lejon ekuipazhit, të sfilitur dhe të sëmurë nga skorbuti, një pushim pranë atij që admirali e konsideroi "Río dos Bons Sinais" ("lumi i shënjave të mira"), se pikërisht aty mori informacionet e para që ishte në rrugë të mbarë dhe se në vazhdim do të gjente pilotë që ta drejtonin. Riniset më 24 shkurt.

Raportet e ditarit të bordit (Portugalisht: Diários de Bordo) të anijeve vërejnë shumë përvoja unike. Gjithashtu u zbulua një florë dhe faunë e pasur. Afër Gjirit të Shën Helenës patën kontakte me tributë që hanin mish luanësh deti, balenash, gazelash dhe rrënjë bimore; ata ecnin të mbuluar me gëzofë dhe armët e tyre ishin shtiza të thjeshta druri zambujo dhe brirë kafshësh; ata panë tribu që u binin fuejve rustikë në një mënyrë të kordinuar, që ishte një pamje befasuese për europianët. Ekuipazhi u prek nga skorbuti (mungesa e vitaminës C). Ata kaluan në Mozambik me palma që prodhonin arrëkokosi.

2 mars 1498 - Vasco da Gama mbërrin në Ishullin e Mozambikut, sheiku i të cilit beson se portugezët janë myslimanë dhe kështu i pret në mënyrë të ngrohtë, duke vënë në dispozicion të tyre dy pilotë që ti drejtonin drejtë Indisë. Luzitanët, në Mozambik takojnë për herë të parë tregtarë arabë që menaxhojnë rrjetin tregtar të Oqeanit Indian: ishulli shërbente si stacion tregtar arab që nga fillimi i shekullit të X dhe në atë kohë ishte subjekt i autoritetit të Sulltanatit të Kilvës, një entitet heterogjen politik me frymëzim të fortë detar që kontrollonte të gjithë të ashtuquajturin "Bregu Zvahili", duke përfshirë edhe Sofalën dhe Kuelimanen. Duke patur frikë se popullsia ishte armiqësore ndaj të krishterëve, Vasco da Gama kërkoi ta ruante keqkuptimin, por pas një serie keqkuptimesh qe i shtrënguar të largohej (29 mars), duke e bombarduar qytetin. Erërat e kundërta e ngadalësuan lundrimin e tij.

Megjithë vështirësitë e një udhëtimi të kësaj shkalle, ekuipazhi e ruajti kërshërinë dhe kurajon e tij për të arritur formën dhe për të kaluar mirë me banorët që hasnin. Për përgatitur udhëtimin, ata sulmuan anije në kërkim të pilotëve. Me robërit, kapiteni i përgjithshëm mund të shkëmbente, ose i vinte ata në punë.

Njihet falë filozofit huamanist portugez Damião de Góis, që gjatë udhëtimit u vendosën pesë padrão në vend. São Rafael, në lumin Bons Sinais; São Jorge, Mozambik; Shpirti i Shenjtë në Malindi; Santa Maria, në Ilhéus dhe São Gabriel, në Kalikut. Këto monumente synonin të afirmonin sovranitetin portugez në këto vende, në mënyrë që eksploruesit e tjerë që do të mbërrinin më vonë nuk do ta merrnin vendin për vete si zbulime. I vetmi që mbijeton nga këta, në ditët e sotme është Shtylla e Vasco da Gamës në Malindi.[19]

7 prill 1498 - Vasco da Gama mbërrin në Mombasa, tjetër qytet vasal i sulltanit të Kilvës. Këtu tregtarët arabë përpiqen ta sabotojnë hapur ekspeditën luzitane. Vasco da Gama u vendos nxitimthi në Malindi (13 prill), sulltani i të cilit, edhe ai vasal i Kilvës, ishte në konkurencë të ashpër me atë të Mombasës dhe ndërkohë i priti armiqtë e armiqve të tij me krahë hapur, duke vënë në dispozicion të tyre një navigator të famshëm dhe ekspert. Shumica e raporteve përmendin jemenitin Ahmad bin Maxhid al-Naxhdi, që e ndihmoi Gamën të gjente mënyrën më të mirë të mbërritjes në shtetin e tanishëm indianKeralës.[Shpjegime 1] Por megjithëse Ibn Maxhidi u konsiderua për një kohë të gjatë se ndihmoi navigatorin portugez Vasco da Gama të kalonte nga AfrikaNënkontinentin Indian, kërkimet moderne kanë treguar se ai do të ketë qenë në të shtatëdhjetat e tij në kohën e udhëtimit të Gamës. Piloti i vërtetë që lundroi me Gamën ishte një guxharatas që mund të jetë kthyer në Portugali me Gamën.[20][21] Personi iu ofrua Gamës nga sunduesi i Malindit dhe u mor nga ai dhe njerëzit e tij si një i krishter. Ai e drejtoi anijen e Vasco da Gama-s për në Malin Eli në bregun indian pas një udhëtimi 23-ditor.[22]

Studiuesit gjithashtu kanë përdorur tre portolanët e Ibn Māxhidit, veçanërisht Portolanin e Sofalës, për ta hedhur poshtë në mënyrë të argumentuar të gjithë historinë e Ibn Māxhidit në lidhje me Vasco da Gamën. Dëshmitë e tyre, letrat e shkruara nga vetë da Gama dhe mosha e Ibn Māxhid-it (ai e konsiderohet shumë i vjetër për të lundruar në vitin 1498, kur da Gama mbërriti në Malindi—ai do të ishte 77 vjeç), të gjitha ofrojnë një mohim të fortë të të gjithë historisë dhe tani pranohet gjerësisht se nuk ka gjasa që Ibn Maxhidi të ketë takuar ndonjëherë Vasco da Gamën, le pastaj ti ketë dhënë atij udhëzime për në Indi.[23] Megjithatë, librat e tij të shtypur mendohet se kanë qenë një burim i vyer për portugezët, kur ata mbërritën në rajon.[24]

I kujtuar si “Luani i Detit”, trashëgimia e vërtetë e Ibn Maxhidit ishte korpusi thelbësor i literaturës mbi lundrimin të lënë mbrapa. Lundrimi arab ishte në kulm gjatë jetës së Ibn Maxhidit, kur si evropianët ashtu dhe osmanët kishin vetëm një njohuri të kufizuar mbi gjeografinë në Oqeanin Indian. Libri i tij Kitāb al-Favāʾid përdorej gjerësisht nga lundërtarët arabë, duke përfshirë lundrimin qiellor, modelet e motit dhe harta të zonave të rrezikshme në të cilat lundrohej. Ky korpus, përveç veprave të tij poetike, ishin trashëgimia e vërtetë e tij. Dy nga librat e famshëm të shkruar me dorë të Ibn Maxhidit tani janë të ekspozuar në Bibliothèque nationale de France.[25]

 
"Vasco da Gama përpara zamorinit të Kalikutit", pikturë e José Maria Veloso Salgado

Mbërritja në Indi

Redakto

Më 17 maj 1498, flota sheh Kapakadavun, afër Kalikutit dhe më 18 maj 1498 – pasi kaloi Oqeanin Indian, Armada e Vasco da Gamës mbërrin në Nëntontinentin Indian. Dy ditë më pas (20 maj), anijet hedhin spirancën në Kapakadavu, pranë Kozhikodes (Portugalisht: Calicut), në Kerala, duke krijuar kështu rrugën detare të erëzave nga EvropaIndi.[5]

 
"Anija e Vasco da Gamës", pikturë e Ernesto Casanova

Negociatat me guvernatorin vendor, Samutiri Manavikraman Raxha, zamorini[Shpjegime 2] i Kalikutit, qenë të vështira. Sforcot e da Gamas për të arritur kushte tregtare të favorshme u penguan nga kulturat e ndryshme dhe nga vlera e ulët e dhuratave të tyre: në Perëndim ishte zakon që mbretërit tu ofronin dhurata të dërguarve të huaj; në Lindje pritej që mbretërit të befasoheshin nga vlera e ofertave. Sendet e paraqitura nga portugezët ishin të papërshtatshme për të befasuar zamorinin, oborrtarët e të cilit i tallën të tilla dhurata, ndërsa tregtarët vendorë arabë i rezistonin mundësisë së një konkurrence të padëshiruar. Ky element i fundit ka të ngjarë të ketë qenë vendimtar: zamorinët kishin mbajtur gjithmonë marrëdhënie të fortë tregtare me marinarët myslimanë jugorë të Oqeanit Indian, duke e bërë qytetin e tyre një entrepôt të rëndësishëm të Indisë Jug-lindore[26] dhe fuqinë mbizotëruese detare të rajonit të Keralës.[27], një "Portë e mirëfilltë Hyrëse" në rajon për të gjithë tregtarët e huaj.[28]

Këmbëngulja e Vasco da Gamës bëri, megjithatë, që ai të niste negociatat me zamorinin që, të paktën, u kënaq me letrat e mbretit Manueli I. Admirali arriti kështu të merrte një letër ambigue lejimi që i njihte të drejtat tregtare në Kalikut dhe të shiste mallrat e tij. Portugezët në vazhdim qenë të aftë ti shisnin mallrat e tyre me një çmim të ulët në mënyrë që të fitonin sasi të vogla erëzash dhe xhevahiresh për ti çuar në atdhe. Megjithatë, flota u nis pa paralajmërim pasi zamorini dhe admirali i tij, Kunxhali Marakar, këmbëngulën që ti linin të gjitha aetet luzitane si garanci. Vasco da Gama i mbajti mallrat e tij, por la mbrapa disa bashkëatdhetarë të ngarkuar me hapjen e një stacioni tregtar (Portugalisht: feitoria) në vend.

 
Vasco da Gama i paraqet don Manuelit frutet e para të Indisë. Biblioteca Nazional de Portugal, rr. 1900

Udhëtimi i kthimit

Redakto

10 shtator 1498Vasco da Gama e lë nxitimthi Kalikutin dhe vendoset në Lakshadvip (15 shtator), ku vendos një padrão me bekimin e vendasve miqësorë.[29]

20 shtator 1498 - Vasco da Gama mbërrin në Ishullin e Anxhedivës dhe pushon për tu furnizuar me ujë. Në krye të pak ditëve, portugezët shohin anije vendase që u vijnë vërdallë dhe më 23 shtator zbulojnë nga disa vendas se bëhej fjalë për disa anije të Kalikutit me qëllime armiqësore.[30][Shpjegime 3] Në ditët pasuese, ndërsa portugezët popastronin kallumën e anijeve Berrio dhe São Gabriel, iu afruan anije të ndryshme vendase të armatosura (fusta sipas Roteiros[31] por me shumë të ngjarë lankaranë[32]) që da Gama i përzë me të shtëna topash duke i njohur si anije pirate. Vasco da Gama afrohet nga një burrë që përcaktohet si i krishter që shtiret mysliman për të hyrë në shërbim të Yusuf ʿAdil Shah (Portugalisht: Hidalcán), sulltani i fuqishëm i Bixhapurit. Dyshues kundrejt të sapo-ardhurit, Paulo da Gama e fshikullon derisa ai nuk konfenson se është një spiun, një hebre polak që ishte aventuruar në Lindje dhe i informon portugezët se të gjithë të fuqishmit të bregut kishin armatosur anije për ti kërkuar dhe përzënë ata, të bindur se luzitanët ishin të paaftë ta gjenin rrugën e kthimit në shtëpi.[33] Vasco da Gama pastaj e besoi këtë renegat dhe e mori nën mbrojtje, duke e ripagëzuar Gaspar da Gama.

5 tetor 1498Vasco da Gama niset për në Afrikë pa mbështetjen e musoneve. Flota vuan nëntëdhjetë ditë kalimi, me erëra të kundërta të alternuara me bonaca. Ushqimi është i pakët dhe ekuipazhi sëmuret nga skorbuti. Tridhjetë veta vdesin[34] dhe të mbijetuarit, të dobësuar, mezi arrijnë të manovrojnë. Kërkojnë ta bindin admiralin të kthehet në Indi, kur erërat më në fund të favorshme i bindin për të vazhduar. Më 2 janar 1499 shohin Afrikën.

7 janar 1499 – Portugezët e sfilitur ankorojnë në Malindi, ku sulltani mikpritës i pret me ujë, kafshë, vezë dhe portokalle.[35] Me një ekuipazh të pamjaftueshëm, da Gama zgjedh ta fundosi anijen São Rafael dhe ta vazhdonte udhëtimin vetëm me anijen São Gabriel dhe Bérrio. Portugezët nisen më 11 janar dhe ndalojnë pranë Zanzibarit dy ditë më vonë.

27 janar 1499 - Vasco da Gama riniset për në Mozambik,[36] ku do të pushonte deri më 2 shkurt në Isla de San Jorge për të vendosur aty padrãon e fundit të ekspeditës.

3 mars 1499 - Vasco da Gama e hedh spirancën në Gjirin e Moselit dhe qëndron deri në 12 mars, duke i rifurnizuar depot me mish luanësh deti dhe pinguini. Portugezët nisen për Kepin e Shpresës së Mirë, që e arrijnë në 20 të muajit. Në këtë pikë përfundojnë shënimet e ditarit të bordit të Velho.

15 prill – Vasco da Gama mbërrin në Río Grande, në Guinea-Bisaun e tanishëm. Gjatë lundrimit, një natë, anija Berrio shkëputet nga vargani dhe vijoi të lundronte vetëm. Në ishullin e Santiagos (Kepi i Gjelbër), admirali huazon një karavelë për të çuar vëllain e sëmurë në Ishujt Azore, duke shpresuar ta shpëtonte.

10 korrik 1499 – pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i ekspeditës, karavela Berrio hyn në lumin Tag, e komanduar nga Nicolau Coelho, me lajmin që tronditi Lisbonën: portugezët më në fund kishin arritur në Indi nëpërmjet detit. Vasco da Gama kishte mbetur mbrapa, në ishullin Terceira (Ishujt Azore), në krahë të të vëllait në agoni, duke i parambyllur kështu festimet dhe urimet për lajmin.

Nga anijet e përfshira, vetëm São Rafael nuk u kthye, por u dogj për paaftësinë e saj për të manovruar, për shkak të numrit të pakët të ekuipazhit, rreth gjysma e të cilit kishin vdekur si rrjedhojë e sëmundjeve si skorbuti, që u ndje fortësisht gjatë kalimit të Oqeanit Indian. Vetëm 55 nga 148 veta që ishin pjesë e armadës i mbijetuan udhëtimit.[37]

Pasojat

Redakto

Vasco da Gama u kthye në shtëpi më 31 gusht dhe u prit nga mbreti Manueli I me kënaqësi. Ai i dha atij titullin don bashkë me shpërblime të mëdha. Manueli I nxitoi tu jepte lajmin mbretërve të Spanjës, si një shfaqje krenarie ashtu dhe për të lajmëruar që të dyja rrugët do të shfrytëzoheshin nga Kurora Portugeze.[37]

Tregtarët italianë e përhapën lajmin nga Firencia. Me hapjen e rrugës detare për në Inditë Lindore nga portugezët, rënia e monopolit venecian në tregtinë e erëzave në Evropë ishte e paevitueshme dhe nënia pasuese e çmimit të erëzave kontribuoi në zhvillimin tregtar të kontinentit.[6]

Shih gjithashtu

Redakto

Shpjegime

Redakto
  1. ^ Sipas raporteve, thuhet se Vasco da Gama e dehu jemenitin për ti zbuluar rrugën më të mirë për në Indi - Gabriel Ferrand (1922). Instructions nautiques et routiers arabes et portugais des XVe et XVIe siècles (në frëngjisht). Vëll. 1. Librairie Orientaliste Paul Geuthner.
  2. ^ Nga gjuha malajalame samutiri që do të thotë sundues i detit, e cila rrjedh nga sanskritishtja samudra – "det"
  3. ^ Sipas kronistëve João de Barros; Diogo de Couto; Batista Lavanha (1777) [1552–1559]. Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto: Dos feitos, que os Portuguezes fizeram no descubrimento, e conquista, dos mares, e terras do Oriente (në portugalisht). Vëll. 1. Na Regia officina typografica.; volume 2; volume 3; volume 4}} dhe Damião de Goes (1749) [1566–1567]. Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel Manescal da Costa., ekuipazhi i anijes që paralajmëroi Vasco da Gamën për rrezikun duhet të ketë qenë ajo me kapiten piratin Timoji, fatet e të cilit, në vitet pasuese do të lidheshin ngushtësisht me ato të portugezëve.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Paulo Jorge Alves Guinote (1999). "Ascensão e Declínio da 'Carreira da Índia'". përmbledhur nga Teotónio Rosario de Souza; José Manuel Garcia; Maria Helena Mendes Pinto (red.). Vasco da Gama e a Índia: história social e económica (në portugalisht). Vëll. 2. Funcação Calouste Gulbenkian, Comissão Nacional para as Comemorações dos Descobrimentos Portugueses. fq. 7–39. ISBN 978-972-97141-1-5.
  2. ^ "Vasco da Gama reaches India". history.com (në anglisht).
  3. ^ Aniruddha Ray (2012). "The Portuguese". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2017.
  4. ^ Tapan Raychaudhuri; Irfan Habib; Dharma Kumar, red. (1982). The Cambridge Economic History of India: Volume 1, C.1200-c.1750 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 130. ISBN 978-0-521-22692-9.
  5. ^ a b "Da Gama Discovers a Sea Route to India". National Geographic (në anglisht). National Geographic Society. 29 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 4 mars 2018.
  6. ^ a b Jack Turner (2 nëntor 2015). "The Spice That Built Venice – The story of an import so prized, royals were literally rolling in it". Smithsoninan Journeys Travel Quarterly (në anglisht).
  7. ^ Armando Lodolini (1967). Le repubbliche del mare. Biblioteca di storia patria (në italisht). Roma: Ente per la diffusione e l’educazione storica.
  8. ^ "History of Portugal". www.historyworld.net (në anglisht). Marrë më 4 mars 2018.
  9. ^ Centro Cultural Banco do Brasil (2007). Marcello Dantas; Lopes Conceição (red.). Lusa: A Matriz Portuguesa (në portugalisht). Rio de Zhaneiro, Brazil. isbn1 978-856016903-0, isbn2 978-856016902-3.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  10. ^ a b Geoffrey Vaughn Scammell (1981). "5: Portugal". The World Encompassed: The First European Maritime Empires, C. 800-1650 (në anglisht). University of California Press. fq. 232. ISBN 978-0-520-04422-7.
  11. ^ Sérgio Luís de Carvalho; António Salvador (2017). A Children's History of Portugal (në anglisht). Tagus Press. fq. 28. ISBN 978-193322779-5.
  12. ^ João de Barros; Diogo de Couto; Batista Lavanha (1777) [1552–1559]. Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto: Dos feitos, que os Portuguezes fizeram no descubrimento, e conquista, dos mares, e terras do Oriente (në portugalisht). Vëll. 1. Na Regia officina typografica. fq. 270.
  13. ^ a b Glenn Joseph Ames (2008). "1: The Portuguese empire in Asia and Brazil, ca. 1500-1700". The Globe Encompassed: The Age of European Discovery, 1500–1700 (në anglisht). Pearson Prentice Hall. fq. 27. ISBN 978-0-13-193388-0.
  14. ^ Fernhão Lopes de Castanheda (1833) [1551–1560]. Historia do descobrimento e conquista da India pelos Portugueses (në portugalisht). Vëll. 1. Typographia Rollandiana.; volume 2; volume 3; volume 4-5; volume 6-7; volume 8
  15. ^ João de Barros; Diogo de Couto; Batista Lavanha (1777) [1552–1559]. Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto: Dos feitos, que os Portuguezes fizeram no descubrimento, e conquista, dos mares, e terras do Oriente (në portugalisht). Vëll. 1. Na Regia officina typografica. fq. 271, 279.
  16. ^ Damião de Goes (1749) [1566–1567]. Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel Manescal da Costa.
  17. ^ João de Barros; Diogo de Couto; Batista Lavanha (1777) [1552–1559]. Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto: Dos feitos, que os Portuguezes fizeram no descubrimento, e conquista, dos mares, e terras do Oriente (në portugalisht). Vëll. 1. Na Regia officina typografica. fq. 276.
  18. ^ Bailey Wallys Diffie; George Davison Winius (1977). Foundations of the Portuguese Empire, 1415–1580. Europe and the World in the Age of Expansion, volume I (në anglisht). Minneapolis: University of Minnesota Press. fq. 176–177. ISBN 978-0-8166-0782-2.
  19. ^ "Vasco da Gama Pillar". National Museums of Kenya (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2023.
  20. ^ Gerald Randall Tibbetts (1971). Arab navigation in the Indian Ocean before the coming of the Portuguese: being a translation of Kitāb al-Fawāʼid fī uṣūl al-baḥr waʼl-qawāʼid of Aḥmad b. Mājid al-Najdī; together with an introduction on the history of Arab navigation, notes on the navigational techniques and on the topography of the Indian Ocean and a glossary of navigational terms (në anglisht). Vëll. 42. The Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland. ISBN 978-0-718-90900-0. OCLC 9283280.
  21. ^ Felicity Campbell (5 tetor 2018). "Ruler of Sharjah revisits the Porto library that led him to an important discovery". The National (në anglisht). Marrë më 4 tetor 2020.
  22. ^ Nigel Cliff (2012). The Last Crusade: the epic voyages of Vasco da Gama (në anglisht). Atlantic. fq. 214. ISBN 978-1-84887-017-8. OCLC 784016799.
  23. ^ Sanjay Subrahmanyam (1997). The Career and Legend of Vasco da Gama (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-64629-1.
  24. ^ Mohamed Hameed Al-Salman (qershor 2012). "Arabian Gulf in the Era of Portuguese Dominance: A Study in Historical Sources". Liwa: Journal of the National Center for Documentation & Research (në anglisht). 4 (7): 13–36.
  25. ^ A. R. Momin (15 prill 2019). "Leaves from Islamic History and Culture: Vasco da Gama's Voyage to India and the Ibn Majid Connection". The IOS (Institute of Objective Studies) Minaret: An online Islamic magazine (në anglisht). Nju Delhi. 13 (15). Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2019. Marrë më 21 mars 2020.
  26. ^ M. G. S. Narayanan (2013). Perumals of Kerala: Brahmin Oligarchy and Ritual Monarchy – Political and Social Conditions of Kerala Under the Cera Perumals of Makotai (c. AD 800–AD 1124) (në anglisht). Xavier Press. fq. 512. ISBN 978-81-8876507-2.
  27. ^ Pius Malekandathil; T. Jamal Mohammed, red. (2001). The Portuguese, Indian Ocean and European Bridgeheads 1500–1800: Festschrift in Honour of Prof. K. S. Mathew (në anglisht). Fundacoa Oriente. Institute for Research in Social Sciences and Humanities of MESHAR. ISBN 978-819001665-0.
  28. ^ A. Sreedhara Menon (2014). Kerala Charitram (në malajalamisht). Kotajam: DC Books. ISBN 978-81-264-1588-5.
  29. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 80.
  30. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 82.
  31. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 83.
  32. ^ Pierre-Yves Manguin (2012). "8: Lancaran, Ghurab and Ghali: Mediterranean Impact on War Vessels in Early Modern Southeast Asia". përmbledhur nga Geoff Wade; Li Tana (red.). Anthony Reid and the Study of the Southeast Asian Past (në anglisht). Institute of Southeast Asian Studies. fq. 150–151. ISBN 978-981-4311-96-0.
  33. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 84–86.
  34. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 86.
  35. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 89.
  36. ^ João de Sá; Alvaro Velho (1898). Ernest Georg Ravenstein; Diogo Kopke; Antonio da Costa Paiva (red.). A journal of the first voyage of Vasco da Gama, 1497-1499 (në anglisht). Hakluyt Society. fq. 92.
  37. ^ a b "Vasco da Gama – Exploration". history.com (në anglisht). Marrë më 4 mars 2018.

Bibliografia

Redakto