Festivali i Anijeve të Zeza
Festivali Kurofune është një festival tre-ditor i zhvilluar në qytetin e Shimodës, prefektura Shizuoka nga e premtja e tretë e majit deri të dielën. Zhvillohet me qëllim celebrimin e arritjeve të mëdha të njerëzve të ditur vendas dhe të huaj, që kontribuan hapjen e Portit të Shimodës si dhe në paqen e përbotshme dhe vullnetin e mirë ndërkombëtar.
![](http://up.wiki.x.io/wikipedia/commons/thumb/6/6b/US_Navy_090516-N-8418M-365_Musician_1st_Class_Jason_Gromacki_leads_the_marching_band_of_the_U.S._7th_Fleet_Band_during_a_parade_at_the_70th_Shimoda_Black_Ship_Festival.jpg/379px-thumbnail.jpg)
Ai nderon figurat e komodor Perry-t dhe konsullit të përgjithshëm Harris. Karakteristika kryesore e eventit është vullneti i mirë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku çdo vit, marrin pjesë ambasadori amerikan në Japoni, Marina Amerikane dhe Forcat e Vetë-Mbrojtjes, muzikantë, dhe karaktere të maskuar si personazhet historikë të Hapjes së Japonisë.
Eventi organizohet nga komiteti ekzekutiv i “Festivalit Kurofune”. Ai konsiston në shtatë anëtarë kryesorë: kryetari i Bashkisë së Shimodës, kryetari i Këshillit Bahkiak të Shimodës, drejtori i byrosë rojonale kamo të Prefekturës së Shizuokës, kryetari i “Shoqatës Turistike të Qytetit të Shimodës”, presidenti i “Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shimodës”, shefi i “Stacionit Policor të Shimodës” dhe drejtori i “Rojës Bregdetare të Shimodës”, ku kryebashkiaku i Shimodës shërben si kryetar. Është përgjegjës për planifikimin, projektimin dhe ekzekutiin e festivaleve dhe eventeve, konsultimin dhe koordinimin me organizatat e lidhura, ngritjen e fondeve dhe sigurinë dhe mbrojtjen gjatë festivalit. Sekretariati gjendet Divizionin e Shkëmbimit Turistik të Qytetit të Shimodës.
Eventet dhe ceremonitë krysore
RedaktoFestivali i Varrit të Ushtarëve Kurofune: Gjatë ditës së parë të Festivalit Kurofune, një ceremoni zhvillohet përballë varreve të pesë anëtarëve të ekuipazhit të flotës së Perry-t, që janë varrosur në terrenin e tempullit nën patronazhin e Marinës së Shteteve të Bashkuara në Tempullin Gjokusenxhi në Kakizaki, kur gjendej konsullata e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara në vijim të hapjes së Portit të Shimodës.
- Parada zyrtare: Në qendër të qytetit zhvillohet një paradë me një linjë të bandave të Ushtrisë Amerikanë dhe Forcave të Vetë-Mbrojtjes, skuadrat e shkollës amerikane të stërvitjeve, bandat e tunxhit dhe banda amatore nga shkollat e mesme të qytetit, si dhe makinat e hapura që bartin ambasadorët amerikanë, guvernatorët prefekturalë, kryebashkiakët dhe të tjerë.
- Ceremonia përkujtimore: Në Monumentin e Zbarkimit të Perry-t afër grykëderdhjes së lumit Inaozava dhe Monumentit të Hapjes së Japonisë në Parkun e Shimodës vendosen kurora.
- Festivali Detar i Fishekzjarreve: Gjatë ditës së parë të festivalit, në portin e Shimodës hidhen fishekzjarre.
- Riluajtja e skenës së "Nënshkrimit të Traktatit të Shimodës": Bazuar në faktet historike të nënshkrimit të Traktatit të Shimodës në Tempullin Rjosenxhi në qytet, një teatër që paraqet në mënyrë komike të gjithë historinë e nënshtkrimit të traktatit.
- Koncerti i perëndimit: Nga mbrëmja e ditës së dytë, zhvillohet një koncert nga muzikantët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcat e Vetë-Mbrojtjes në Qendrën Kulturore Qytetetare të Shimodës. Hyrja është e lirë, por në vitin 2022 (reiva 4), nga këndvështrimi i parandalimit të përhapjes së koronavirusit të 2019-ës, aplikimet për hyrjen pranoheshin mbi bazën “kush vjen i pari shërbehet i pari”.
- Qyteti Kaikoku: I organizuar nga komiteti ekzekutiv i qytetit të Hapjes së Distriktit të Shopingut, që është i përbërë kryesisht nga njerëz të përfshirë në tregtinë dhe industrinë e qytetit, është eventi më i madh nga eventet jo zyrtare dhe për më tepër performancat e rrugës të vendosura në shëtitore dhe sheshe, karakteret juru nga i gjithë vendi marrin pjesë dhe zhvillohen proçesione personazhesh të veshur me kostume si samurai, vajza qyteti dhe ushtarë. Në vitin 2020 (reiva 2), komiteti ekzekutiv vendosi ta bojkotonte festivalin për shkak të mosbesimit në rritje të kryebashkiakut të asaj kohe, por vetë Festivali Kurofune u anullua për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.
Për më tepër, evente të madhësive të ndryshme të zhvilluar gjatë dhe rreth periudhës, si hapja publike e anijeve shoqëruese të Forcës Detare të Vetë-Mbrojtjes dhe anijeve patrulluese të Rojës Bregdetare Japoneze, turet e anijeve të Marinës së Sh.B.A.-së në det, një kënd provimi kimonoje, një përvojë ngarjeje në det të kajakëve, një turne sportiv i miqësisë Japoni-Sh.B.A. në të cilin meshkuj dhe femra përcaktohen nëpërmjet softbollit dhe tërheqjes me litar, kompeticione të ndryshme sportive si sërfimi, volejboll plazhi, harkëtaria dhe golfi, turne gou dhe shogi, si dhe ekspozita arti.[1]
Historia
RedaktoPrejhistoria
RedaktoQë nga Periudha Meixhi, ka pasur rregjistrime të ndryshme të mjaft nderimeve dhe përkujtimeve të arritjeve të mëdha të njerëzve të ditur që kontribuan në hapjen e vendit.
- 1908 (Meixhi 41): Në 31 tetor për të përkujtuar 50-vjetorin e hapjes së portit, një shërbim përkujtimor i zhvilluar për pesë anëtarët e ekuipazhit të flotës së Perry-t dhe tre anëtarët e luftanijes ruse Diana, që janë varrosur në mjedisin rrethues të Tempullit Gjokusenxhi.
- 1925 (Taisho 14): Në 16 prill përkujtohet 70-vjetori i hapjes së portit, ambasadori amerikan në Japoni i kohës, Edgar Bancroft, vizitoi Shimodën për të vizituar vendet e lidhura me Harrisin. Gjatë ditës së eventit, ai mer një mirëseardhje të zjarrtë nga banorët e qytetit ditën dhe natën. Ai u befasua nga varrosja bujare e pesë anëtarëve të ekuipazhit të flotës së Perry-t në Tempullin Gjokusenxhi. Vizita dëshmohet se u bë e mundur nëpërmjet ndërmjetësimit të gazetarit amerikan Percy Noel. Noel u magjps me Ojoshin pas një artikulli studimor mbi Karaxhin Ojoshin, kontribuar nga Harusui Muramatsu për revistën "Kurofune" dhe shkroi një tregim rreth Ojoshit vetë. Duke e përdorur atë si libret, Kosuke Yamada kompozoi operën "Kurofune".
- 1927 (Shova 2): Në 1 tetor, ceremonia e zbulimit të Monumentit të Zbarkimit të Harrisit u zhvillua në Tempullin Gjokusenxhi. Ky monument u propozua nga sipërmarrësi amerikan Henry Wolff, që e vizitoi Tempullin Gjokusenxhi në vitin 1925, dhe që i kërkoi Eiichi Shibusaëa-s të bashkëpunonte nëpërmjet të sipërpërmendurit Edgar Bancroft. Shibusaëa e pranoi ofertën dhe punoi fort për të dizenjuar monumentin dhe ngritjen e fondeve.
I zhvilluar si Festivali Kurofune
Redakto1934 (Shova 9): Në këtë vit u mbajt eventi i parë, që ishte 80-vjetori i hapjes së portit të Shimodës nga Traktati i Miqësisë Japoni-ShBA. Në atë kohë, qyteti i Shimodës vendosi të përqëndrohej në industrinë e peshkimit dhe turizmit si një mas për promovimin e qytetit dhe kooperativa peshkatarisë ishte në pararojë të promovimit të tij, bashkia dhe "Shimoda Hoshokai" (tani “Shoqata Turistike e Qytetit të Shimodës) ishin në pararojë të promovimit të turizmit. Të frymëzuar nga popullariteti i “Tokjo Ondo” në atë kohë dhe me "Festivalin Minato" të zhvilluar në Kobe vitin e mëparshëm në mendje, u hodh idea me mendimin se "Nëse mund të bëjmë një gjë nxitimthi, do të ishte e padobishme". Ndërsa mbledhja energjike e fondeve ishte e sukseshme, duke mbledhur shuma të mëdha donacionesh nga fusha të ndryshme si Tokyo Bay Kisen (tani Tokai Kisen), Tokai Motors dhe Kawazugawa Hydroelectric (një nga pararendësit “Tokyo Electric Poëer Company” të tanishme), gradualisht niveli u zgjerua, pasi u zhvillua koncepti, dhe vetëm bashkia nuk mund ta menaxhonte dot. Nëpërmjet Prefekturës Shizuoka, ajo i kërkoi guvernatorit të prefekturës të përfshihej me festivalin, si guvernator. Për më tepër, nëpërmjet dashamirësisë së Tokyo Bay Kisen, u mor me qira një kënd i ndërtesës së selisë në Tokio duke krijuar një zyrë të përkohshme, që u përdor si bazë për bisedime me qeverinë qëndrore dhe nëpërmjet Shoqërisë Japoneze-Amerikane si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, u kërkua ftimi i ambasadorit amerikan dhe departamentit të marinës amerikane nëpërmjet shërbimit, duke kërkuar vendosjen e anijeve të marinës me qëllim bartjen e ambasadorëve amerikanë dhe të ftuarëve të tjerë. U arrit bashkëpunimi me organizata, kompani dhe agjensi qeveritare të ndryshme. Në mënyrë që festivali të bëhej më domethënës, në qendër të eventit u vendos shërbimi përkujtimor, duke u zhvilluar gjatë një periudhe të gjatë prej dy javësh në periudhën 20 prill ~ 3 maj.
- Drejtues: Guvernatori (kotaro tanaka) i Prefekturës Shizuoka; krytari tanaka: krybashkiaku i Shimodës Toranosuke Suzuki.
- Të ftuar: Z. dhe Znj. ambasador Joseph Grew, admirali Kichisaburo Nomura dhe të tjerë. Ata mbërritën në Shimoda nëpërmjet destrojerit "Shimakaze".
- Mjedisi i ceremonisë: Shkolla Fillore e Shimodës.
- Eventet: Dita e përkujtimit të Hapjes së Portit, Ekspozita e Dhuratave Përkujtimore të Hapjes së Portit, pavijoni Karaxhin Ojoshi, pavijoni arkeologjik – artifaktet e zbuluara, pavijoni i Zambakut Kane – Ekspozitë Fotografike, Hedhje Fishekzjarresh çdo ditë, Prezantimi Kurofune Ondo, Panoramë Anijesh të përshtatura sipas një “Anijeje të Zezë” – brendësia e limanit, Xhinkomoto, Drejtimi Ishirozaki, Observatori Takejama, Dita Ojoshi, Mbrëmja e Artit Vendor.
Në këtë kohë, shkrimtari Fumiko Hayashi vizitoi Shimodën për të parë “Festivalin e Anijeve të Zeza” (Kurofune) dhe një libri udhëtimesh që përshkruan situatën vendore që ishte e jashtëzakonshme kur festivali u publikua në numrin e qershorit të revistës "Bungei" (të publikuar nga Kaisha) nën titullin "Drejt Portit të Shimodës".
1939 (Shova 14): I 6-ti. Më shumë se 80 anëtarë të ekuipazhit të kryqëzorit të rëndë amerikan Astoria morën pjesë në ceremoninë e varreve në Tempullin Gjokusenxhi. Astoria kishte ardhur në Japoni për të sjellë mbetjet fundore të Hiroshi Saitos, ambasadori i mëparshëm në ShBA, që vdiq si i ftuar në Shtetet e Bashkuara në shkurt të po atij viti.
1941 (Shova 16) - 1947 (Shova 21): I pezulluar si rrjedhojë e ndikimit të Luftës së Paqësorit.
1947 (Shova 22): Ripërtërihet si i 8-ti në tërësi. I 11-ti në vitin 1950 (Shova 25) dhe i 12-ti në vitin 1951 (Shova 26) zhvillohen në qytetin e Jokosukës.
1953 (Shova 28): I 14-ti. Në këtë vit, që shënonte 100-vjetorin e hapjes së vendit, u zbulua "Monumenti i Hapjes së Japonisë" i ndërtuar në Parkun e Shimodës.
1958 (Shova 33): I 19-ti. Në një ceremoni të mbajtur në 17 maj, Shimoda shpalli binjakëzimin (ose motërzimin) e bashkisë së Shimodës dhe Njuportit, Rod Ajlënd, ShBA, atdheu i Perry-t. Që nga viti 1975, qyteti i Njuportit e ka caktuar 17 majin si ditën e Shimodës.
1962 (Shova 37): I 23-ti. Një delegacion nga qyteti i Njuportit mori pjesë për herë të parë.
1967 (Shova 42): I 28-ti. Në këtë vit, filloi të vihet në skenë pjesa teatrore e "Nënshkrimi i Traktatit të Shimodës".
1974 (Shova 49): U programua të zhvillohej si i 35-ti nga 16 ~ 18 maji, por u anullua për shkak të ndikimit të tërmetit të Gadishullit Izu, që ndodhi më datën 9 të atij muaji.
1975 (Shova 50): I 36-ti. Për herë të parë kryebashkiaku i Njuportit, Humphrey J. Donnelly, dhe gruaja e tij marrin pjesë në ceremoni, që ishte gjithashtu vizita e parë e kryebashkiakut të Njuportit në Shimoda.
1980 (Shova 55): I 41-ti. U mbajt për një javë nga data 12 deri në 18 maj. Për më tepër, gjatë ceremonisë, në Parkun e Shimodës u ngrit një përmendore për të përkujtuar vizitën e presidentit të ShBA-së Jimmy Carter në Shimoda më 27 qershor të vitit të paraardhës.
1984 (Shova 59): Nga ky vit, një event i quajtur anglisht: Black Ship Festival filloi të zhvillohet në qytetin e Njuportit. Një mision miqësie u dërgua nga qyteti i Shimodës.
1989: U celebruar përvjetori i 50-të dhe u publikua një revistë përkujtuese.
1995 (Heisei 7): I 56-ti. Më 17 maj, në Festivalin Kurofune u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Shkëmbimit në Okavabata, afër derdhjes së Lumit Inaozava, U rregistrua publikisht nga programi i TV Tokyo-s "Good Luck Anything Appraisal Team!". Ky event u transmetua në të njëjtin program të transmetuar më 4 korrik.
2005 (Heisei 17): I 66-ti. Për herë të parë marrin pjesë pasardhësit e Perry-t. Radha e pjesëmarrësve është një tërësi prej 24 pasardhësish të drejtpërdrejtë të brezit të 6-të dhe të 7-të dhe familjet e tyre[1].
2006 (Heisei 18): I 67-ti. Në ceremoninë përkujtimore të 150-vjetorit të hapjes së konsullatës të zhvilluar në mjedisin rrethues të Tempullit Gjokusenxhi, yjet dhe vijat e kohës u ngritën nga ambasadori i Sh.B.A.-së dhe kryebashkiaku i Shimodës.
2011 (Heisei 23): Edicioni i 72-të i programuar për këtë vit, përveç efekteve të tërmetit të madh të Japonisë Lindore që ndodhi në mars të atij viti, Marina e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat Vetë-Mbrojtëse, që merrnin pjesë në festivalin e përvitshëm të “Anijeve të Zeza” dhe bashkëpunimi u anullua për shkak se ishin përqëndruar në veprimtaritë shpëtuese pas tërmetit. Në vend të kësaj, u zhvillua një event bamirës i quajtur "Shimoda Genki Matsuri për Mbështetjen e Rindërtimit të Tërmetit të Madh të Japonisë Lindore" më 21 dhe 22 maj të atij viti nga qytetarët vullnetarë.
2012 (Heisei 24): I 73-ti. Me synimin për të mbështetur viktimat e Tërmetit të Madh të Japonisë Lindore dhe ripërtëritjen e turizmit të Izusë, eventi u bashkë-zhvillua me Prefekturën Shizuoka dhe mbështetjen e Agjensisë Japoneze të Turizmit. U ftuan një tërësi prej 130 banorësh të qytezës së Jamadës dhe Otsuçit në Prefekturën Ivate. Në ceremoninë përkujtimore, u shpall "Deklarata Shimoda Tomodachi 2012" dhe u ngrit një monument në parkun e Shimodës.
2015 (Heisei 27): I 76-ti. U zbulua maskota e promovimit të qytetit të Shimodës, personazhi "Perurin".
2017 (Heisei 29): I 78-ti. Pasardhësit e Perry-t marrin pjesë për herë të parë në 12 vjet, që nga edicioni i 66-të.
2018 (Heisei 30): Një punonjës i divizionit të Shkëmbimit Turistik të Qytetit të Shimodës, ku ndodhet sekretariati i komitetit ekzekutiv të Festivalit Kurofune, mori 150,000 jen të ardhura nga viti i mëparshëm nga depozita dhe i përdori për qëllime personale, duke u ndëshkuar dhe larguar. Për më tepër, mbikëqyrësi i punonjësit u kritikua dhe kryetari i bashkisë dhe zëvendës kryetari i saj i kohës dorëzuan 10% të rrogës së tyre të muajit.
2019 (viti i parë i Reivas): I 80-ti. U publikua revista e 80-të përkujtuese, duke trashëguar revistën e përvejtorit të 50-të të publikuar në vitin e parë të Periudhës Heisei, duke e shtuar përmbajtjen e 50-të vjetorit dhe eventeve pasuese.
2020 (Reiva 2): Eventi i 81-të i programuar më datën 15~17 maj të atij viti u anullua për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri në 2019.
2021 (Reiva 3): Eventi i 82-të i programuar për atë vit u planifikua të mbahej në një shkallë të reduktuar në mënyrë domethënëse, si p.sh.: shkurtimi i eventit 3-ditor në 2 ditë (15~16 maj) dhe anullimi i eventeve si paradat dhe koncertet, por në përgjigje të përhapjes së infektimeve në prefekturë, Prefektura Shizuoka e rriti nivelin e saj në nivelin e gjashtë të alarmit. "Niveli 5 (alarm i veçant)", i dyti më i ashpër dhe shpalli një anullim tërësor në 14 maj, ditën para eventit.
2022 (Reiva 4): Zhvillohet për herë të parë pas tre vjetëve, si i 83-ti. Eventi ishte shkurtuar nga tre ditë në dy ditë (21-22 maj) dhe më i reduktuar.
2023 (Reiva 5): I 84-ti. Për herë të parë pas katër vjetësh, eventi u zhvillua në tre ditë.
Ngatërresat e festivalit të 81-të
RedaktoSiç përmendet më sipër, ai u anullua për shkak të përhapjes së Covid-19ës, por gjatë asaj kohe, eventet pasuese u zhvilluan pavarësisht programimit të eventeve. Më 27 gusht 2019 (viti i parë i Reivas), Izu Shimbun publikoi një artikull që pohonte se Yusuke Fukui, kryetari i bashkisë së Shimodës në atë kohë, raportoi në takimin e përgjithshëm të këshillit bashkiak të Shimodës të zhvilluar në datën 26 të ditës së mëparshme se "programimi i Festivalit Kurofune të vitit tjetër është planifikuar për datën 20-22 nëntor". Në mesin e majit, ka shumë evente botërore dhe ndikimi i tërheqjes së vizitorëve është i dobët, temperatura është ngritur për shkak të ngrohjes globale dhe numri i pjesëmarrësve, që sëmuren gjatë ceremonive dhe paradave është bërë i tepër i madh, në këtë mënyrë festat e mëdha — Festivali Kurofune — Festivali Hajdrangea (qershor) janë të njëpasnjëshëm.
Pas kësaj, te Izu Shimbun u publikua një artikull me datë 16 nëntor të atij viti se eventi do të zhvillohej në mesin e majit (15-17 maj) siç është tani. Megjithëse ambasada dhe konsullatat e ShBA-së në Japoni, Forcat e Vetë-Mbrojtjes, Roja Bregdetare e Japonisë dhe shumica e organizatave të tjera të rëndësishme të përfshira dhe bashkëpunuese me Festivalin e përvitshëm të Anijeve të Zeza e kishin pranuar këtë, arsyeja e përmendur ishte se ato nuk mund të koordinonin dërgimin e anijeve të Marinës Amerikane. Nga ana tjetër, pati edhe një deklarim se njerëzit e përfshirë në tregti dhe industri, si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shimodës dhe shoqatat e dyqaneve të qytetit, kishin thënë se ishte shumë herët për ta ndryshuar planin.
Më 1 shkurt 2020 (Reiva 2), te Izu Shimbun u raportua se komiteti ekzekutiv Shopingut në Qytet të Hapur vendosën ta bojkotonin Festivalin e 81-të Kurofune. Sipas artikullit, kur ai kishte pasur një takim me kryebashkiakun Yusuke Shimoda më 12 nëntor të vitit të mëparshëm rreth planifikimit të kohës së eventit, ai tha se "'Festivali Kurofune është një event zyrtar i sponsorizuar nga qyteti dhe organizator i tij nuk është sektori privat'". Në një datë të mëvonshme, u informua se buxheti do të ishte 2.3 milionë jenë, që ishte e njëjta shumë si vitin e mëparshëm, dhe se buxheti ndryshoi në një periudhë të shkurtër kohore. Si rrjedhojë, krahu i komitetit ekzekutiv u bë mosbesues me kryetarin e bashkisë. Për këtë u mbajt një takim më 30 janar dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord ta bojkotonin atë.[2]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferimet
Redakto- ^ "子孫の来訪にペリーも笑顔/黒船祭の静岡・下田". Shikoku Shimbun (në japonisht). 20 maj 2005. Marrë më 1 maj 2023.
- ^ "下田市議会 令和2年3月定例会会議録 第3日(3月2日)会議録本文" (PDF). city.shimoda.shizuoka.jp (në japonisht). fq. 183–191. Marrë më 25 prill 2024.