Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kosovë)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është një grup i përbërë nga tre persona përfaqësues ndërkombëtarë dhe nëntë persona përfaqësues të emëruar nga partitë më të mëdha të Kosovës dhe nga bashkësitë (komunitetet) më të vogla, duke përfshirë serbët, romët, ashkalinjtë, turqët, boshnjakët dhe goranët. Ky komision bënë rregullimin e procesit zgjedhor nëpërmjet miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe mbikëqyrjes së të gjitha aspekteve të procesit të zgjedhjeve të lira.[1]
![]() | |
Shkurtesa | KQZ |
---|---|
Themeluar më | 18 prill 2000 |
Selia | Prishtinë |
Kryetar | Kreshnik Radoniqi |
Faqja në internet | kqz-ks |
Komisioni Qendror Zgjedhor është themeluar me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut 2000/21 të datës 18 prill 2000 dhe është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë.[2] Kryesues i KQZ është Zëvendësi i Përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) për Ndërtimin e Institucioneve, Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Wnendt.
Përfundimisht, dy nga komisionarët vendor nuk janë politik por përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, të afërta me fushën e të drejtave të njeriut dhe me njerëzit me paaftësi mentale dhe fizike.
Komisionarët në përgjithësi emërohen në baza të kualifikimeve të tyre profesionale pasi që puna e KQZ-së është teknike dhe karakterizohet me pavarësi dhe neutralitet. KQZ-ja merë vendime me konsensus. Nëse nuk mund të arrihet konsensusi, kryesuesi mund të merr vendimin përfundimtar dhe të obligueshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.
KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
Parregullsitë gjatë zgjedhjeve ndër vite
RedaktoMbikëqyrja e procesit nga KQZ është shoqëruar me kritika të shumta që nga paslufta, për disa arsye kryesore:[3]
- Manipulimi i listave të votuesve, ku janë regjistruar persona që nuk jetojnë më ose që janë jashtë vendit.
- Votimi i shumëfishtë, ku një person ka arritur të votojë më shumë se një herë, shpesh duke përdorur dokumente të falsifikuara ose identitete të tjera.
- Ndikimi mbi komisionerët zgjedhorë, përfshirë presionin ndaj tyre për të favorizuar një subjekt të caktuar politik.
- Mbushja e kutive të votimit, ku fletëvotime janë futur ilegalisht për të ndryshuar rezultatin zgjedhor.
- Ndërhyrja në numërimin e votave, me ndryshim ose falsifikim të rezultateve gjatë procesit të numërimit.
- Pengimi i vëzhguesve zgjedhorë, ku përfaqësues të pavarur apo të opozitës janë ndaluar të monitorojnë procesin.
- Përdorimi i institucioneve publike për fushatë, ku zyrtarët shtetërorë kanë përdorur burime publike për të ndihmuar një parti të caktuar.
- Presioni ndaj votuesve, sidomos në zonat rurale, ku qytetarët janë detyruar të votojnë për një subjekt të caktuar.
- Ndryshimi i vendvotimeve në mënyrë të paqartë, duke krijuar konfuzion dhe pengesa për votuesit.
Parregullsitë kanë ulur besimin te qytetarët, favorizuar partitë e mëdha, dëmtuar legjitimitetin institucional, dhe rritur apatinë zgjedhore pra përsëritja e problemeve ka bërë që një pjesë e qytetarëve të mos shohin kuptim në votim, duke ndikuar në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje. Vitet e fundit ka pasur një numër më të lartë të votuesve, ku votuan rreth 800 mijë persona, ose 40.59%.[4]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Organizimi dhe Funksionimi". KQZ (në al). Marrë më 2025-02-10.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "REGULATION NO. 2000/21 ON THE ESTABLISHMENT OF THE CENTRAL ELECTION COMMISSION". unmik.unmissions.org (në anglisht). 18 prill 2000. Marrë më 2023-02-24.
- ^ "Demokracia në Veprim flet mbi parregullsitë e deritanishme në zgjedhje". Lajmi.net - Lajme të Kosovës nga politika, zgjedhjet, ekonomia, sporti, showbiz, lifestyle, arti dhe teknologjia. (në anglishte amerikane). 2025-02-09. Marrë më 2025-02-10.
{{cite web}}
: Te parametri|title=
ndodhet simboli i padukshëm "zero width space character" - Pozicioni: 1 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!) - ^ "KQZ - Rezultatet Preliminare". rezultatet.kqz-ks.org. Marrë më 2025-02-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Stema e shtetit |
|