Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Fallbackintoreality. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Nje gurehedhes i zoti

Redakto

E kuptoj e ke te deshire per te ndryshuar gjerat per tme treguar se nuk kam ndonje te drejte mbi artikullin. Por nga kjo nuk e shikon fare se si shnderrohet artikulli me ndryshimet e tua. Ndryshimi i wikitable per Henrik Lundrimtarin ne infobox eshte budallallek se une e shmanga infoboxin pikerisht se nuk eshte i menaxhueshem, psh. per rastin konkret nuk vendoset majtas, nga ana tjeter wikitable-i im ka madhesi me te vogel per ta ditur. Disa figura qe une i kam dashur me te vogla se default-i u kam cuar madhesi me te vogla, po ti i ke fshire madhesite duke i zmadhuar te madhesia default. Multiple image i ke bere sa madhesia e nje figure, kur jane dy bashke. Dhe tekstet caption-eve dhe foot-eve duke u ngushtuar zgjaten me shume duke prishur pamjen e nentitujve te meposhtem. Sigurisht qe e ke te drejten per te ndryshuar gjera te artikujve te mi, por jo ti demtosh, apo ti besh ndryshime te qe nuk e permiresojne. Sa per permbledhjen, dhe nderhyrjen qe bere te debati dua te te them se je i pandershem. E para njera nga ato linke qe solle ishte pikerisht nga Universiteti i Vlores bere sikur nuk e dallove qe ne Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore ndodhet Departamenti i Shkencave Nautike (qe ndonjehere ne menyre informale, quhet edhe departamenti i shkencave detare), ashtu si dhe te Universiteti i Durresit qe nuk e ke sjell ti. Mund te shohesh edhe rastin e "Fjalorthit te detarise se te folmes se Ulqinit" nga Hajro Ulqinakut i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtines ne 2003 i bazuar ne nje liberth i vitit 1941, ku jepet fjala nautik/ë, -a f. (gr., lat., it. nautica) detaria; mjeshtëria e lundrimit; shkenca mbi lundrimin dhe drejtimin e mjeteve lundruese; navigacion detar (theksimi im). Nga kjo mund te kuptosh se kjo nuk eshte nje fjale e perdorur ne menyre arbitrare nga as nga une as nga ndonje universitet i caktuar. Kjo meqe pretendon se une nuk sjell deshmi per argumentet. Nuk po vazhdoj me gjate edhe pse e shoh se je nje dashnor i debateve. Me respekt te pakesuar se tepermi — Flladi (diskutimet) 30 janar 2025 13:36 (CET)Reply

Nuk du inat me ty, dhe nuk du me e tejzgjatë debatin as unë për hatër të neve dyve, prandaj nuk do marr pjesë në këtë luftë redaktimesh më tutje dhe nuk do t'i rikthej redaktimet se u lodha prej kësaj. Vetëm po i arsyetoj veprimet e mia dhe po e lë.
Rreth ndryshimeve të mia, tabelën për Henrik Lundrimtarin e shndërrova në infobox sepse ashtu është zakoni për të gjitha biografitë e personave të gjallë e të vdekur. Nuk po e ndërroj veç hajt, sepse kanë shumë faqe që mbajnë tabela e jo infoboxa. Infoboxat janë përshtatur për mobil ku një pjesë e madhe e vizitorëve na shohin. Tabela jote zhduket në mobil. I njëjti arsyetim qëndron për fotografitë që po e zmadhojnë faqen përtej kufijve (hape këtë link në telefon dhe e sheh) dhe në përgjithësi madhësia po e prish pamjen e saj. Besoj që artikujt duhet të kenë një harmoni mes fotove dhe tekstit, dhe për qëllim e pata për t'a krijuar atë harmoni. Nuk e kam personale me ty, seriozisht. Nuk redaktohet Wikipedia për me e ilustru një argument se s'jam ashtu. E pata për hir të qasjes pa barriera të Wikipedisë në të gjitha pajisjet, gjë që i aplikohet çdo faqeje pa marrë parasysh fokusit.
Për sa i përket titullit, bazuar në burimet e tua, besoj që si kompromis mund ta vendosim një ridrejtim nga "Shkencat detare iberike, 1400-1600 drejt artikullit, dhe se titulli i artikullit mund të qëndrojë "Shkencat nautike iberike, 1400-1600" (me fjalët "nautike" dhe "iberike" me të vogël sepse s'është titull i librit por një artikull për histori të përgjithshme).
Nuk është fundi i botës nëse s'pajtohemi, por mendoj që duhet të kesh pak më shumë mirëkuptim për njerëzit (qofshin administratorë apo jo). Të lutem me qenë pak më mirëkuptues herave tjera, pa marrë parasysh çfarë rezultati del në fund, sepse jam i sigurt që ne të dytë duam më të mirën për Wikipedia. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 30 janar 2025 14:20 (CET)Reply

Nuk ka se si behet kompromis

Redakto

Ne qofte se e ke ndjekur diskutimin me vemendje e kam thene se pse nuk mund te perdoret detare. Ka dhene dy argumente qe besoj se jane te mjaftueshme. Nje se detare implikon nje fushe me te gjere dhe e dyte se detare e kam perdorur si ridrejtim. Kompromise te tipit mos na derrmo ka keq nuk ka se si behen, se nuk eshte ceshtje personale. Behet fjale per nje kontribut ne nje ceshtje diturie. Sa per ate se u shkruakan me te vogel, meso pak me mire se vertet termat vecmas perdoren me te vogel por si nje titull qe eshte nje ceshtje e pervecme qendrojne me te madhe. Nuk eshte per hir te kapakut te librit qe shkruhen me te madhe, por se jane ceshtje te vecanta, pikerisht per shkak te periudhes kohore ne fund te titullit. Vertet ka probleme me figurat ne cel. por ekziston edhe modusi desktop per ti pare. Se psh.: pamja e busulles se ererave ne fund nuk eshte nje mozaik i vogel, te themi nje meter, por eshte nje shesh i tere, ku po ta shikosh me vemendje (gje qe me madhesi te vogel as qe ke si e dallon) duke nje njeri dhe shtylla e flamurit qe perfshihen te sheshi me ate pamje monumentale. Duhet te mesosh edhe per madhesine default te figurave, dhe llojet e figurave, vertikale apo horizontale. Pastaj kur jane dy bashke aresyeja e do qe te jene te pakten sa madhesia default e dy figurave, apo jo? Te multiple image i fundit ka mjaft tekst shpjegues si footer apo caption te secili imazh qe po ti zvogelosh zgjaten tej mase dhe e prishin strukturen e shkrimit duke u futur te seksioni pasues. Disa imazhe qe une i kisha bere me te vogla se default-i ti ua hoqe madhesine tim duke i cuar te default-i, pra duke i bere me te medha. Njerit i kishe hequr pozicionimin majtas, duke i ngjeshur te gjithe djathtas dhe duke e prishur vendosjen dhe strukturen e shkrimit. Sigurisht qe nuk e pe fare se si dukej shkrimi me ato ndryshime qe i bere, por vetem per te kembengulur kot te mendja jote.

Sa per kompromis e hoqa fare ate titullin princ, qe zotrote e doje edhe me te madhe. Ne fund nga shiko gjithashtu bera kompromis duke e pranuar disi versionin tend shih edhe. E ktheva ne shiko edhe, pasi fjala shiko mu duk me e perdorur edhe pse kane te njejten vlere. Ketu mund te te sqaroi se e bera kete leshim se nuk me kujtohej mire nese ishte pjese e rekomandimeve qe ka bere Klein Muçi per standardizimin e ketyre seksioneve te artikujve, sic ka dhene per seksionin referime(t), megjithese ne fakt une kam pas paraqelqyer ate referenca(t). Per t'iu pershtatur bashkesise, per nje ceshtje qe nuk eshte se e demton permbajtjen, pranova versionin referime(t). Pastaj ajo presja te titulli cfare vlere ka, pervec se eshte perdorur ne anglisht. Shiko librat historike shqip apo kapitujt e tyre dhe do te veresh se pergjithesisht nuk perdoret ashtu. Sigurisht qe eshte nje ceshtje shijesh, po nese une e bera i pari ashtu, pse ju nuk e pranokeni dot ashtu? Vet debatuesi me te cilin diskutova pranoi se kisha te drejte per titullin. Nje gje qe e pranon i zoti, tellalli duhet ta pranoje gjithashtu. Duke i ruajtur pikepamjet e mia — Flladi (diskutimet) 31 janar 2025 16:04 (CET)Reply

Nese nuk ke një Temë të veqantë mos u inkuadro në biseda të të tjerëve i paftuar te muri im.

Redakto

kam filluar te mendoj se je femer (edhepse nuk ke nevoje ta thuash nese je ose jo)

hej kjo nuk është hiq mirë?? çka je t'u dashtë me thanë me këtë? Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 3 shkurt 2025 19:08 (CET)Reply
@Përdoruesi:Fallbackintoreality, po ti, çfarë do të thuash tani, se kam diçka kundër gjinisë së kundërt? Leutrim.P (diskutimet) 3 shkurt 2025 21:06 (CET)Reply
Nuk është sjellje e mirë me e përdorë të qenit femër si sharje. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 3 shkurt 2025 21:10 (CET)Reply
@Përdoruesi:Fallbackintoreality, nuk ishte sharje, prandaj të thashë të mos përfshihesh, sepse nuk po i kuptoni ngjyrimet (kontekstet) e atyre që them ndonjëherë, si rasti i 'hedhjes së gurit', është më e veshtirë të shprehet me shkrim njeriu. Leutrim.P (diskutimet) 3 shkurt 2025 21:17 (CET)Reply

Probleme me referimet te artikulli Tate McRae

Redakto

Përshëndetje, Fallbackintoreality!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Tate McRae ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Mungon parametri i gjuhës - Referimet shfaqin këtë gabim kur mungon parametri i gjuhës. Për ta zgjidhur këtë gabim mjafton të shtoni parametrin e gjuhës në to.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 5 shkurt 2025 17:51 (CET)Reply

Probleme me referimet te artikulli 1 Lek (1996)

Redakto

Përshëndetje, Fallbackintoreality!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin 1 Lek (1996) ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Mungon parametri i gjuhës - Referimet shfaqin këtë gabim kur mungon parametri i gjuhës. Për ta zgjidhur këtë gabim mjafton të shtoni parametrin e gjuhës në to.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 6 shkurt 2025 03:24 (CET)Reply

Probleme me referimet te artikulli 2016–17 UEFA Liga e Kampioneve

Redakto

Përshëndetje, Fallbackintoreality!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin 2016–17 UEFA Liga e Kampioneve ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 6 shkurt 2025 04:03 (CET)Reply

Kontrolli

Redakto

Arrita të zbres numrin e redaktime për kontroll nën 2500. Një mënyrë e mirë për të zbritur numrin relativisht shpejt në këtë pikë që kemi arritur është të gjesh një redaktim që është në dukje pa ndryshime të mëdha, si për shembull, ndryshimi i një fotografie apo vendosja e një lidhjeje të brendshme për një fjalë, (WP:GNOME) dhe të marrësh të shohësh tërë kontributet e përdoruesit që e ka bërë diçka të tillë. Gjasat janë që ka bërë dhe ndryshime të tjera të ngjashme që pas një shikimi të shpejtë mund të pranohen të gjitha në masë. Kështu sapo kreva mbi 150 kontrolle për të vajtur në 2473. Kuptohet që synimi i radhës është arritja e 2000-shit (ku do të shënohej dhe 2/3 e punës origjinale si e kryer) por synimi i madh është shifra 1000 që, siç kam thënë më parë, mund të përshpejtojë goxha ritmet e zbrasjes më tutje për arsye psikologjike.

Lista gjendet te Special:PendingChanges nëse ke vështirësi për ta gjetur tani që është hequr afishja përkohësisht gjatë fushatës së re.

@Leutrim.P, po të etiketoj si të interesuar. - Klein Muçi (diskutimet) 6 shkurt 2025 12:02 (CET)Reply

2370 aktualisht pasi kontrollova tërë redaktimet e përdoruesit Edukatori. Gjithashtu zbulova këtë përdorues që ka bërë goxha redaktime konstruktive: Speciale:Kontributet/89.159.105.79.
Nëse ka dikush mundësi të bëjë kontrollin e tyre është i mirëpritur. - Klein Muçi (diskutimet) 6 shkurt 2025 17:58 (CET)Reply
Për hir të transparencës, kam arsye të besoj që këto redaktime janë të gjeneruara me tekst prej inteligjence artificiale si ChatGPT. Një gjë të tillë e hetova edhe tek Zbulimi, dhe po ndodh me hov edhe më të madh sesa që mund ta kontrolloj. Po më mbetet për detyrë ta "wikifikoj" tekstin, por po krijohen më shumë artikuj për tema që ndoshta s'janë të shquara por po e marrin kohën deri sa i shqyrtojmë. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 6 shkurt 2025 20:29 (CET)Reply
Si arrite në këtë përfundim? Në përgjithësi nuk besoj se ka ndonjë problem aq të madh në vetvete përdorimi i IA-së në shkrim për sa kohë informacioni është i saktë dhe ka burime të mira por jam kurioz çfarë hollësish të shtynë në atë përfundim. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 00:57 (CET)Reply
Me muaj po e vërej këtë, dhe munda t'i hetoj disa motive të vazhdueshme. Marrim për shembull artikullin Festivali Folklorik i Selenicës (lidhja permanente tek redaktimet e paprekura).
  • Titulli si i librit - Artikulli nis me vet titullin, por në vend të fjalisë që e përshkruan, ia jep një "epitet". Në shembullin tonë, "Festivali Folklorik i Selenicës: Një sofër e madhe e trashëgimisë kulturore shqiptare", në vend se të ishte diçka si "Festivali Folklorik i Selenicës është një ngjarje vjetore ku ndodhin këto dhe ato..."
  • Referime t'ngulura kudo, por me rëndësi t'ngulura - Referimet gjithmonë vendosen të thata (jo të formatizuara me stampa CS1), dhe fusnotat vendosen në vende të çuditshme si në mes të fjalive, ose para pikës e presjes e jo në fund të fjalisë.
  • Fokusohet tek ndjenjat e jo tek faktet - pasazhet në vijim e ilustrojnë. "Festivali u gjykua nga një juri me përvojë dhe autoritet të lartë në fushën e folklorit shqiptar" dhe "Këto çmime nuk ishin thjesht një njohje e punës dhe përkushtimit të artistëve, por edhe një nxitje për ruajtjen e kësaj trashëgimie të vyer që përfaqëson shpirtin e vërtetë të kulturës shqiptare." nuk janë deklarata faktike. Ato janë lavdata dhe fjali që do të paraqiteshin në ese.
  • Ka seksione por s'janë të formatizuara - shpesh ChatGPT dhe LLM-at e tjerë i japin nëntituj pjesëve të ndryshme të tekstit të pështyrë, por personat që e sjellin në Wikipedia gati kurrë nuk i thojnë "shndërroje në sintaksë wikitext". Poashtu, prezenca e seksioneve si "Përfundim" tek artikulli i Koncertit i krijuar nga i njëjti person.
  • URL-ja e referimit mund ta mbajë mbeturina nga vizita e ChatGPT-së - për këtë po e marr si shembull artikullin nga Zbulimi, atë për Xhevahire Izmakun ku shtoi redaktime. Vëreje tek referimet ku është prapashtuar /?utm_source=chatgpt.com/? Nëse asgjë tjetër s'ta thotë, kjo ta thotë shkurt e shqip kush e mori citimin. LLM-at poashtu nuk kanë ndonjë kujdes për rregullat e Wikipedisë, prandaj nuk i qëndrojnë konform politikave të burimeve të besueshme.
Jam i bindur këtu se ky përdorues, dhe Zbulimi po i gjenerojnë në masë artikujt me LLM, gjë që po na e bën neve punën më problematike sepse po na e lë neve detyrën e shqyrtimit të tekstit, dhe po krijon artikuj në masë të shumtë për persona që kanë jo rrallë shquarësi të dyshimtë. Jam 100% i sigurt se kjo është puna me të gjitha artikujt që Zbulimi po i plotëson për librat, ku po prodhohen artikujt e librave në një situatë kur po na duhet me i shqyrtu sa më me kujdes, pasi kemi një tepricë të artikujve që veç verbërisht po i mbajmë. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 01:25 (CET)Reply
Kuptoj. Faleminderit shumë për hollësitë e dhëna. Burimet fiktive me përmendjen e ChatGPT janë provë e fortë në këtë drejtim. Ky është rasti i parë që përballemi me këtë fenomen në komunitetin tonë dhe aktualisht nuk ekziston asnjë filtër redaktimi apo masë tjetër ndaj tij. Do të na duhet gradualisht të përshtatemi për të krijuar një lloj barriere të lehtë ndaj teksteve të tilla të pakontrolluara. Shpeshherë përdoruesit as nuk e dinë që teksti i tyre ka gabime dhe nisen nga qëllimi mirë për të ndihmuar shpejt me punën. Disa filtra që i kapin gabime të tilla mund t'i njoftojnë përdoruesit përpara publikimit për ekzistencën e tyre në mënyrë që t'i rregullojnë. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:36 (CET)Reply
Kontrolloja regjistrin e abuzimit tek përdoruesi me IP. I paska rrokë bajagi do filtra edhe pa intervenimin tonë, e prapë ka kalu teksti. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 01:40 (CET)Reply
Për cilin rast po flasim ekzaktësisht tani? - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:02 (CET)Reply
https://sq.wiki.x.io/w/index.php?title=Speciale:AbuseLog&wpSearchUser=89.159.105.79 Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 02:11 (CET)Reply
Ato janë rastet kur artikulli nuk ka kaluar dot. Më pas janë kryer ndryshime që artikulli të mos shkaktonte më aktivizimin e filtrit pa ka kaluar. Nuk kam shumë informacion për filtrin global të antivandalizmit ama. Ai nuk vjen nga ne, vjen nga Meta. Nuk i sigurt me çfarë kriteresh funksionon e sa i rreptë është. Mbase thjesht të pyet nëse je i sigurt për publikimin apo jo, nuk të ndalon mirëfilltazi, si shumica e filtrave tonë aktivë. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:16 (CET)Reply
Në rregull pra, mendova se ishte diçka më e rreptë sesa m'u duk. M'fal për keqkuptimin. T'u i qëndru temës: definitivisht duhet masa në vend që të parandalojmë krijimin e artikujve. Një filtër ndaj referimeve me adresën chatgpt.com në fund është ndoshta fillim i mirë. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 02:23 (CET)Reply
Po, mund të bëhet. Thjesht kam njëfarë përshtypjeje që OpenAI do ta rregullojë vetë së shpejti këtë gjë te ChatGPT: Ta aftësojë që të shkruajë artikuj më të pastër pa këto gabimet. Se te EnWiki muaj që ka filluar të shfrytëzohet në këtë mënyrë. Mendova të fillojmë të mbledhim disa të dhëna njëherë (si kjo që sapo përmendëm) e më pas të veprojmë për të gjitha në një filtër të vetëm po qe se vazhdojnë të jenë të pranishme. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:28 (CET)Reply
Një tjetër përdorues që rastisa që mund t'i kontrollohen redaktimet në masë: Speciale:Kontributet/Ideal_Hoti. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:37 (CET)Reply
Mirë, po ia shqyrtoj redaktimet, po duken të besueshme. :D Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 03:26 (CET)Reply

Probleme me referimet te artikulli Tonina Torrielli

Redakto

Përshëndetje, Fallbackintoreality!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Tonina Torrielli ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Mungon parametri i gjuhës - Referimet shfaqin këtë gabim kur mungon parametri i gjuhës. Për ta zgjidhur këtë gabim mjafton të shtoni parametrin e gjuhës në to.
  • Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:25 (CET)Reply